• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

New York Times’: SHBA dëbon në mënyrë të fshehtë diplomatët kinezë

21:00 : 15/12/2019
në BOTA

Shtetet e Bashkuara dëbuan fshehurazi dy diplomatë të Kinës që kërkuan të hynin në një bazë ushtarake në shtetin Virxhinia në shtator, raporton gazeta “New York Times”.

Autoritetet amerikane dyshojnë se të paktën njëri prej tyre është një agjent i inteligjencës kineze, shkruan gazeta, duke cituar zyrtarë amerikanë që nuk deshën të emërohen.

Gazeta thotë se këto janë dëbimet e para të diplomatëve të Kinës për spiunazh në më shumë se 30 vjet, transmeton KosovaPress.

Incidenti ndodhi në shtator në një “strukturë të ndjeshme” afër Norfolk, Virxhinia, ku janë vendosur forcat speciale.

Dy zyrtarë të Ambasadës së Kinës në Uashington, të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, arritën në pikën e kontrollit në hyrje të bazës dhe, pasi nuk kishin leje, roja u tha se ata mund të futen brenda vetëm sa për t’u kthyer, por në vend që të linte bazën automjeti vazhdoi rrugëtimin drejt pjesës së brendshme të bazës derisa u bllokua nga kamionët.

Lexo edhe:

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

Gjykata Supreme e SHBA nis shqyrtimin për ligjshmërinë e tarifave të Trump

Motivi i inkursionit nuk është sqaruar, por zyrtarët amerikanë mendojnë se diplomatët kinezë donin të kontrollonin masat e sigurisë në bazë. Diplomatët thanë se ishte një gabim, pasi nuk e flasin mirë gjuhën angleze dhe nuk i kuptuan udhëzimet e rojeve, të cilat nuk i bindën homologët e tyre amerikanë.

Dëbimi i tyre, i cili ndodhi në vjeshtë, nuk është njoftuar nga SHBA dhe Kina, dhe Pekini zyrtar ende nuk është hakmarrë duke dëbuar diplomatët amerikanë.

SHBA dhe Kina sapo arritën një marrëveshje paraprake tregtare këtë javë pas muajve të tensioneve mbi tarifat shtesë. Por ndryshimet midis dy vendeve ekzistojnë në një numër frontesh, duke filluar nga spiunazhi industrial, deri në epërsi ushtarake, përmes abuzimeve të të drejtave të njeriut nga pakica myslimane Ujgure, deri te situata në Hong Kong.

Sipas AFP-së, është e panjohur nëse ka ndonjë lidhje me incidentin në Virxhinia, por qeveria amerikane në tetor urdhëroi diplomatët e Kinës në SHBA që të njoftonin Departamentin e Shtetit para çdo kontakti zyrtar me një gamë të bashkëbiseduesve amerikanë, dhe Kina në fillim të dhjetorit paralajmëroi masa të ngjashme reciproke.

Etiketa: SHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025
BOTA

Gjykata Supreme e SHBA nis shqyrtimin për ligjshmërinë e tarifave të Trump

18:25 : 05/11/2025
BOTA

Gjigantët e teknologjisë në SHBA rrisin me shpejtësi shpenzimet për inteligjencën artificiale

22:33 : 04/11/2025
BOTA

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025
BOTA

Qeveria amerikane bëhet aksionere në një kompani për procesim të mineraleve të rralla

18:14 : 04/11/2025
BOTA

SHBA: Do të testojmë armë bërthamore, por nuk do të ketë shpërthime

20:55 : 03/11/2025
Para

Paketa antishpifje, ironia therëse e Vasilit: Ec Edi "heroi" i antifjalës së lirë!

TË GJITHA

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com