• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Investigim/ “Korçë-Hagë e rikthim”, një kërcënim nga burgu që zbulon hijet e Ministrisë së Drejtësisë

15:36 : 14/12/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një konflikt i ashpër institucional mes një gjyqtari të Korçës dhe zyrtarëve të Burgut të Drenovës, ekspozoi një problematikë mbi mënyrën si trajtohen “lejet e posaçme” për të dënuarit në Shqipëri, si edhe e vendosi legjislacionin shqiptar në kundërshtim me Konventën Europian të të Drejtave të Njeriut.

Çështja, e cila nisi si një proces rutinor gjyqësor në fillim të vitit 2019, mori përmasa që tejkaluan jo vetëm autoritetet lokale të Korçës, por edhe përtej kufijve të Shqipërisë, deri në Hollandë, ku po shqyrtohej një tjetër rast, ai i ekstradimit të Arben Frrokut, i dënuar me burim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.

Nga Korça në Hagë e rikthim
Në Shkurt 2019, gjyqtari i Korçës, Markeljan Kuqo, vendosi lirimin e parakohshëm të një të dënuari me burgim të përjetshëm, G.Gj. Në vendimin e tij, gjyqtari argumenton se i dënuari ka plotësuar kriteret ligjore për të përfituar lirinë, pasi kishte kryer 25 vjet burgim dhe kishte pasur sjellje shembullore gjatë qëndrimit në burg, fillimisht në Itali e më pas në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, gjykata e Apelit e Hagës po shqyrtonte kërkesën për ekstradim të Arben Frrokut, i arratisur nga Shqipëria para se Gjykata e Apelit për Krime të Rënda të vendoste dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Lexo edhe:

Dita e Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, mesazhet e Kox dhe Gjonajt

Etilda Gjonaj zgjidhet në postin e rëndësishëm në Asamblenë Parlamentare të KiE

Frroku u arrestua nga Policia holandeze, në zbatim të një urdhër kërkimi ndërkombëtar të shpallur nga autoritetet shqiptare. Mbrojtja e tij parashtroi para gjykatës kërkesën për refuzimin e ekstradimit pasi, ai “(i) tashmë është keqtrajtuar nga policia në Shqipëri një herë dhe kjo kërcënon të ndodhë përsëri me ekstradim, (ii) kushtet e paraburgimit në Shqipëri janë standarde, (iii) si një dënim të përjetshëm, ai ka një perspektivë të pamjaftueshme për lirim në Shqipëri”.

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Hagës për ekstradimin e Arben Frrokut

Në kundërpërgjigje të këtyre pretendimeve, Ministria e Drejtësisë, nëpërmjet përfaqësuesve të saj, deklaroi para autoriteteve gjyqësore të Hagës se Shqipëria ka kuadrin e nevojshëm ligjor për të respektuar të drejtat e të dënuarve me burgim të përjetshëm, në zbatim të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Për të mbështetur këtë qëndrim, Ministria e Drejtësisë përdori pikërisht vendimin e gjyqtarit Kuqo, për rastin e të dënuarit G.GJ.

Por, garancitë e dhëna nga autoritetet shqiptare janë konsideruar të pamjaftueshme për gjykatën hollandeze, e cila refuzoi ekstradimin e Arben Frrokut.

Ato (garancitë) shkonin në të kundërt të qëndrimit publik dhe zyrtar të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila urdhëroi marrjen e masave disiplinore për zyrtarët e burgut të Drenovës, si edhe inicioni hetimin penal për gjyqtarin Kuqo.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në konferencën për media, ku prezantoi masat administrative në burgun e Drenovës

Pas këtij “presioni publik dhe politik” të ministres së Drejtësisë, Gjykata e Apelit të Korçës rrëzoi vendimin e shkallës së parë, duke vendosur rikthimin në burg të G.GJ.

Qëndrimet e ministres Gjonaj i kanë shërbyer mbrojtjes së Arben Frrokut për të bindur Gjykatën e Apelit të Hagës se autoritetet shqiptare nuk i trajtojnë seriozisht respektimin e të drejtave për të burgosurit me burgim të përjetshëm.

Dështimi i Ministrisë së Drejtësisë
Deri në vitin 2017, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë parashikonte që të burgosurit me burgim të përjetshëm, vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe kur kishin kryer 25 vite burgim, mund të përfitonin lirinë me kushte.

Ky parashikim ligjor përfshinte të gjithë kategoritë e të dënuarve për krime të kryera para 30 Marsit 2017. Më pas, Parlamenti bëri një amendim në Kodin Penal, në të cilin parashikohej se të dënuarit me burgim të përjetshëm mund të fitonin lirinë vetëm pasi të kishin kryer 35 vjet burgim. Ky parashikim binte ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, por gjithësesi është ende në fuqi.

Ky ndryshim ligjor ka sjellë paqartësi në zbatimin në praktikë. Dy prej tyre janë edhe rastet e cituara në këtë shkrim-për të dënuarin e liruar në Korçë dhe për të dënuarin që kërkohej ekstradimi nga Hollanda.

Avokatja italiane, Giulia Borgna, e zyrës “Saccuci & Partners”, e specializuar për çështjet e respektimit të të drejtave të njeriut, ka analizuar procesin ndaj Arben Frrokut në Gjykatën e Apelit të Hagës.

Artikulli i avokates Giulia Borgna në portalin “extrandando.com”, publikuar më 19 Shtator 2019

Në një artikull, me titull “Më kap nëse mundesh”, e publikuar në portalin “extradando.com”, avokatja Borgna shprehet ndër të tjera, se: “…Qeveria shqiptare kishte dhënë garanci diplomatike që personi i kërkuar (Arben Frroku, shën.red) do të gëzonte përfitimin e zbatimit të më të butë te regjimit para 2017. Megjithatë, këto garanci në fund të fundit janë konsideruar të pamjaftueshme nga Gjykata e Hagës e Apelit”.

Sipas avokates, “…Në korrik 2019, Gjykata e Apelit Korçë ka mohuar lirimin e parakohshëm të një të burgosuri te përjetshëm (G.GJ, i dënuar para vitit 2017, , shënim i redaksisë), pikërisht si rezultat i zbatimit retrospektiv të Neni 65 § 22 KP. Dhe kjo, pavarësisht nga fakti se kërkuesi, në kohën kur legjislacioni u ndryshua in peius në vitin 2017, kishte përmbushur tashmë kërkesën e mëparshme te përkohshme për lirim të parakohshëm për shkak se kanë vuajtur më shumë se 25 vjet burgim”.

Trupa e Gjykatës së Apelit e Hagës, e përbërë nga 3 gjyqtarë, në vendimin e saj për rastin “Frroku”, shprehet se “…ekzistojnë të paktën tre pika kur legjislacioni dhe rregulloret shqiptare në lidhje me lirimin (të mundshëm) të personave të dënuar me burgim të përjetshëm nuk plotësojnë kërkesat e Artit. 3 KEDNJ. Secila prej këtyre pikave është e mjaftueshme për të ndaluar ekstradimin”.

Në përfundim, Gjykata e Apelit të Hagës e shpalli kërkesën e autoriteteve shqiptare “të pasuksesshme”.

Dispozitivi i vendimit të Gjykatës së Apelit të Hagës për refuzimin e ekstradimit të Arben Frrokut

Shkeljet në Burgun e Drenovës
Këto ngjarje të Shkurtit 2019, u rikthyen sërish në vëmendjen publike, kur, në Tetor të këtij viti, gjyqtari Markelian Kuqo kërcënohet me vendosjen e një sasie lënde eksplozive në mjetin e tij.

Pas veprimeve paraprake, rezultoi se në mjetin e gjyqtarit nuk ishte vendosur lëndë plasëse, ndërkohë që personi që lëshoi kërcënimin në Sallën Operative të Policisë së Korçës u identifikua si Naim Behari, një i dënuar në burgun e Drenovës, i cili ka probleme të shëndetit mendor.

Megjithatë, gjyqtari Kuqo, në një prononcim të mëparshëm për “Boldnews.al” deklaroi se “Naim Behari nuk ka asnjë arsye për kërcënim” dhe se ai kishte dyshime të forta se “telefonuesi është nxitur nga zyrtarët e burgut, për shkak të vendimmarrjeje që lidhen me mos-pranimin e lejeve shpërblyese për të burgosurit”. Ai nuk pranoi të japë detaje për ata që i konsideron si “kërcënuesit e vërtetë”, duke u shprehur se ka informuar institucionet hetimore.

Foto e artikullit të publikuar në Boldnews.al, datë 20 Tetor 2019

Rasti po ndiqet aktualisht nga Prokuroria e Pogradecit. Burime zyrtare nga ky institucion deklaruan për “Boldnews.al” se rasti “është ende nën hetim dhe nuk mund të jepen detaje të tjera, për shkak të sekretit të veprimeve proceduriale”.

Prej shkurtit 2019, burgu i Drenovës drejtohet nga Genci Fejzollari, i cili u komandua pas shkarkimit të Nevruz Hoxha, në vijim të masave penalizuese të marra me urdhër të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në një përgjigje zyrtare për “Boldnews.al”, Ministria e Drejtësisë konfirmoi se z. Fejzollari vijon të jetë ende si i komanduar në detyrën e drejtuesit të burgut të Drenovës.

Kërkesa zyrtare e “Boldnews.al”, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, datë 24 Tetor 2019

Sipas Ministrisë, “Në muajt Gusht-Tetor 2019 është zhvilluar konkursi për emërimin e Drejtorëve të IEVP-ve për ato pozicione që kanë qënë vakante ose të komanduar. Nga aplikimi ka rezultuar se për pozicionin e Drejtorit të IEVP Korçë nuk ka pasur asnjë person që të shprehë interes për pozicionin e Drejtorit të IEVP Korçë”.

Përgjigjja zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë për “Boldnews.al” (pa ekstremitetet formale, datë, numër, hartues, nënshkrues) e përcjellë në adresën e redaksisë në datë 12 Dhjetor 2019

Burime për “Boldnews.al” deklaruan se konkursi për IEVP-Korçë është zhvilluar dhe është shpallur fitues D.T. Por, sipas të njëjtave burime, për arsye të paqarta, ai ka vendosur të mos pranojë emërimin. Gjithësesi, këto të dhëna nuk konfirmohen zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë.

Në vijim të këtij hulumtimi, “Boldnews.al” identifikoi të paktën 3 vendime, në periudhën Shkurt-Shtator 2019, në të cilën gjykata e Korçës kishte konstatuar një seri shkeljesh të rënda administrative e proceduriale nga ana e zyrtarëve të burgut të Drenovës, gjatë plotësimit të dosjeve të të burgosurve që kërkonin leje shpërblyerse.

Për këto raste, me një kërkesë të datës 24 Tetor 2019, Ministria e Drejtësisë u pyet nëse ishin marrë masat administrative e disiplinore për personat përgjegjës.

Në një përgjigje, të përcjellë rreth dy muaj me vonesë dhe vetëm pas investimit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, Ministria e Drejtësisë zgjodhi t’i shmanget sqarimeve specifike.

Ministria e Drejtësisë vlerësoi të informojë për disa masa të marra prej saj dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, të cilat lidhen me “ngritjen e punës për verifikimin e dokumentacionit për rastet e lirimit të të dënuarve, si edhe disa akte të tjera për standartizimin dhe përmirësimin e procedurave dhe praktikave për raportet vlerësuese të të burgosurve e për përfaqësimin në çështje gjyqësore”.

Praktikisht, Ministria e Drejtësisë nuk dha asnjë përgjigje nëse janë shqyrtuar dhe, më tej, nëse janë marrë masa penalizuese për rastet konkrete, të evidentuara në Gjykatën e Korçës nga “Boldnews.al”.

Burime zyrtare nga Gjykata e Korçës deklaruan se, në fund të muajit Tetor dhe në fillim të muajit Nëntor 2019, një grup inspektimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ka tërhequr nga arkiva e gjykatës vendimet e identifikuara nga redaksia e “Boldnews.al”, si edhe disa të tjera të ngjashme.

Deri në kohën e publikimit të këtij raportimi, nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi rezultatet e këtij inspektimi, të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Etiketa: burgi i drenovesEtilda Gjonaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dita e Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, mesazhet e Kox dhe Gjonajt

15:09 : 25/11/2023
AKTUALITET

Etilda Gjonaj zgjidhet në postin e rëndësishëm në Asamblenë Parlamentare të KiE

13:50 : 18/10/2023
AKTUALITET

Kërkesa për arrestimin e Ahmetaj, Gjonaj: Ndihem keq, por është çështje e drejtësisë

10:32 : 13/07/2023
AKTUALITET

Berisha nxjerr emra, zbulon ish-ministren që Rama dërgoi te McGonigal në Vjenë

14:21 : 22/02/2023
AKTUALITET

U zëvendësua nga Ulsi Manja, reagon Etilda Gjonaj

12:13 : 02/09/2021
AKTUALITET

Hetim të shkarkuave nga Vetingu? Etilda Gjonaj “i falet” kallëzimit të avokatit të dënuar, Fran Dashi

12:38 : 24/09/2020
Para

Drama e qytetit, PD Durrës: Prokuroria merret me cironkat, Dako është pranë Ramës

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com