E lenë të plagosur te dera e spitalit, humb jetën i riu shqiptar

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në spitalin e Valencias në Spanjë. I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte lënë i plagosur tek dera e spitalit nga persona të panjohur.

Mjekët e kanë marrë dhe e kanë kuruar, por shqiptari nuk ia ka dalë dot duke ndërruar jetë, raporton abcnews.al.

LEXO EDHE  E etiketoi si "Ministria e Qejfit"/ Blendi Klosi revoltohet keq: Ta dija që do me thoje këtë s'te vija në emision!

Policia është duke kërkuar se cilët ishin personat që e lanë shqiptarin e plagosur tek dera e spitalit, gjë e cila do t’i çojë në zbulimin e ngjarjes.