Paketa ‘antishpifje’ e hartuar nga qeveria për të censuruar mediat, ka hasur në kundërshti të forta të gazetarëve, analistëve dhe opinionit publik.
Lidhur me këtë temë të nxehtë ka reaguar edhe komediani i njohur në Shqipëri, Julian Deda.
Sipas Dedës nëse ka media në Shqipëri që shpif çdo ditë ajo është ‘ERTV’ e kryeministrit Edi Rama, e cila ka 6 vite e gjysmë që u shet shqiptarëve sapunin për djathë.
Ja postimi i Dedës:
Meqe jemi ne kuader te “paketes anti-shpifje”, duhet theksuar se ERTV eshte shpifsja me e madhe, qe mund te kete pasur Shqiperia. Ka gjithe keto vite, qe ja shet shqiptareve sapunin per djath, drogen per mireqenie, shpopullimin per turizem dhe propaganden per shtet.