• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KED e cunguar shpall garën finale për Kryeinspektorin e Drejtësisë

09:06 : 11/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, tashmë i mbetur me 6 anëtarë pas shkarkimit të Fatri Islamajt nga Komisioni i Vetingut, mblidhet paraditen e së Mërkurës për të shpallur fillimin e procedurës për vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Në përfundim të verifikimeve paraprake, KED ka kualifikuar për vijimin e garës 5 kandidatë, aq sa është numri i kërkuar nga Kushtetuta. Në procedurë për postin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë janë: Artur Metani, Eris Hysi, Joana Asimi Sorraj, Lindita Troja dhe Sokol Stojani.

Në një njoftim zyrtar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi informon se institucioni do të zhvillojë mbledhjen e radhës, në datë 11.12.2019, me rend dite:

1. Shpallja dhe fillimi i procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Lexo edhe:

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve

2. Miratimi i kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim në vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

3. Miratimi i ekspertëve të gjuhëve të huaja në funksion të realizimit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim.

4. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidaturave dhe zhvillimi i intervistave, sipas ligjit, me kandidatët e lejuar në vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i vitit 2019 është në përfundim të mandatit një-vjeçar. KED ka funksionuar, që në fillim të tij, me 7 anëtarë nga 9 që duhet të ishin. Kjo, për faktin se, nga Prokuroria e Apelit, të cilës i takojnë dy anëtarë, kishte vetëm një zyrtar që plotësonte kriteret ligjore.

Po ashtu, një anëtar tjetër, Bashkim Dedja, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, u shkarkua nga procesi i Vetingut.

Ndërkohë, pak ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkoi një tjetër anëtar të KED-së, njëkohësisht gjyqtar në Apelin e Tiranës, Fatri Islamaj.

Në pikëpyetje është pjesëmarrja në mbledhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të anëtares tjetër, ish-kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, e cila nuk gëzon statusin e prokurores në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi Olsian Çelën në krye të institucionit të Akuzës javën e kaluar.

Gjithësesi, procedurat për renditjen e kandidatëve për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, si edhe për plotësimin e vakancave të tjera në Gjykatën Kushtetuese, pritet të zhvillohen nga KED-2020, e shortuar pak ditë më parë në Presidencën e Republikës.

Në shortin e zhvilluar nga administrata e Presidencës, në 5 Dhjetor 2019, u përzgjodhën si anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2010, magjistratët:

– Ardian Dvorani njëkohësisht edhe kryetar i KED-së, u caktua pa short, për shkak se është i vetmi gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

– Nga Gjykata Kushtetuese u përzgjodhën Vitore Tusha dhe gjyqtarja e sapo-emëruar, Fiona Papajorgji. Gjyqtarja Marsida Xhaferllari u përzgjodh si “anëtare zëvendësuese”

– Nga Prokuroria e Përgjithshme, shorti përzgjodhi Arta Markun. Për momentin, është e paqartë pjesëmarrja në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të Arta Markut, për shkak se ajo nuk gëzon statusin e prokurores së Prokurorisë së Përgjithshme, pas largimit nga zyra, mes-javën e kaluar. Shorti përzgjodhi edhe prokurorin Bilbil Mete si “anëtar zëvendësues”

– Nga Gjykatat e Apelit u përzgjodhën Miranda Andoni dhe Saida Dollani. Ndërsa, si “anëtar zëvendësues”, shorti zgjodhi Nazmi Trokën.

– Nga prokuroritë e Apelit, shorti i zhvilluar në Presidencë përzgjodhi Fatjona Memçajn, një ndër kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm dhe gjithashtu anëtare e KED-së që po përfundon mandatin. Së bashku me Memçajn, shorti përzgjodhi si anëtar të KED-2010 edhe Ludovik Dodaj, ndërsa Nezir Gjoka është “anëtar zëvendësues”.

– Së fundi, nga Gjykatat Administrative, shorti përzgjodhi emrin e gjyqtarit Arjan Qafa, ndërsa si zëvendësues është Marjana Velçani (Idrizi), e cila po përballet këto ditë me procesin e Vetingut.

Nga 9 anëtarët e përzgjedhur me short, kanë kaluar procesin e Vetingut 6 prej tyre (Ardian Dvorani, Vitore Tusha, Fiona Papajorgji, Arta Marku, Saida Dollani dhe Fatjona Memçaj). Ndërkohë që pritet të dalin para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), 3 anëtarët e tjerë të shortuar; Miranda Andoni, Ludovik Dodaj dhe Arjan Qafa.

Ndërsa, nga 5 anëtarët zëvendësues, përveç Marjana Velçani (Idrizi), e cila përballet me KPK-në këtë të Mërkurë dhe Marsida Xhaferllarit, të cilës ia realizoi “vetingun” Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, 3 të tjerët ende nuk janë përballur me rezultatet e rivlerësimit kalimtar.

Nga anëtarët zëvendësues të shortuar për në KED, presin të dalin para Këshillit të Emërimeve në Drejtësi; Bilbil Mete, Nazmi Troka dhe Nezir Gjoka.

Përfundon shorti, kush janë anëtarët e rinj të KED (VIDEO)

Etiketa: DrejtesiinspektoriKED

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve

13:40 : 12/06/2025
AKTUALITET

Fundi i rafinerisë së naftës në Ballsh/ Rama e ktheu në park fotovoltaik, punëtorët ende pa drejtësi

12:04 : 12/06/2025
AKTUALITET

Manovrat Sadushi-ILDKP/ “Problemet teknike” përdoren për bllokimin e garës për Kushtetuese

11:54 : 09/06/2025
AKTUALITET

Përplasja për emërimet në Kushtetuese, KED pezullon vakancën për vendin e Elsa Toskës

15:10 : 29/05/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Sjellja e avokatit nga SHBA për Veliajn, tregon se nuk mund të bëhet drejtësi

21:24 : 10/03/2025
Para

Befason Tirana, ja cili do ta drejtojë ekipin bardheblu në ndeshjen ndaj Partizanit

TË GJITHA

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025

Maqedonia e Veriut do vendosë taksë beqarëve? Mickoski: Më shumë vdekje se sa lindje

21:30 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com