• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokuroria kërkon 9 vjet burg për “nderin” e trafikantit Agron (Geron) Xhafaj

19:12 : 10/12/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
Dy prokurorët Kolë Hysenaj (djathtas) e Genc Qana (majtas) dhe Geron Xhafaj (në mes)

Dy prokurorët Kolë Hysenaj (djathtas) e Genc Qana (majtas) dhe Geron Xhafaj (në mes)

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin e 4 personave, të konsideruar përgjegjës për cënimin e nderit të trafikantit të narkotikëve, Agron (Geron) Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, nëpërmjet “kallëzimit të rremë”.

Dy prokurorët e çështjes, Kolë Hysenaj dhe Genc Qana, ndanin të njëjtin qëndrim për dënimin e tre prej të akuzuarve; 3.6 vjet dënim për shtetasin Albert Veliu; 3 vjet për “dëshmitarin e rremë”, Fredi Alizoti; dhe 1.6 vjet burgim, të konvertuar në 200 orë punë publike për gazetarin Jetmir Olldashi.

Prokurorët u paraqitën me qëndrime të ndryshme para gjykatës për formën e dënimit të ish-deputetit Ervin Salianji. Prokurori Hysenaj kërkoi që Salianji të vuante 1.6 vite burgim, ndërsa Qana mbështeti kërkesën që dënimi i ish-deputetit demokrat të konvertohej në shërbim prove.

Prokurorët Qana dhe Hysenaj deklaruan para gjykatës se të akuzuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë krijuar rrethana, me anën e të cilave do të cënonim nderin e Agron (Geron) Xhafaj e, në këtë mënyrë, do të godisnin politikisht vëllain e tij, Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm në momentin e publikimit të audio-regjistrimit Albert Veliu-Agron (Geron) Xhafaj.

Lexo edhe:

Salianji pas daljes nga burgu: U dënova për të më larguar nga zgjedhjet

Tek Fevziu/ Fatmir Xhafaj, 15 gënjeshtra për të mbrojtur imazhin e tij dhe Geron trafikantit

Pretenca e prokurorëve Kolë Hysenaj e Genc Qana ishte konkluzioni i një hetimi të turpshëm, skandaloz, dhe, madje, edhe me natyrë kriminale, për shkak të fabrikimit të provave, fillimisht nga ish-prokurori i Krimeve të Rënda, i shkarkuar tashmë, Gentian Osmani, e vijuar më tej nga kolegët e tij në Prokurorinë e Tiranës.

“Boldnews.al” ka raportuar edhe më parë për manovrat e kryera nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila e mori e para dosjen nën hetim.

Nga të dhënat e dosjes hetimore, rezulton se, fillimisht prokurorët Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri të Krimeve të Rënda, kanë shmangur nga hetimi tërësisht vëllain e Fatmir Xhafaj, duke hetuar që në krye të herës personat që i dhanë zë publikisht denoncimit të Albert Veliut.

Ky i fundit deklaroi se kishte regjistruar një bisedë me Agron (Geron) Xhafaj, ku diskutonin për trafikimin e një sasie narkotikësh drejt Italisë. Por, aktet hetimore, treguan se hetimi për dyshimet mbi Geronin ishte devijuar në veprime proceduriale kundër Albert Veliut.

Krahas Veliut, hetimi përfshiu edhe gazetarin Jetmir Olldashi, i cili i kishte siguruar pajisjen regjistruese, në kuadër të një emisioni investigativ, si edhe ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, i cili publikoi audio-regjistrimin.

Dosja hetimore, kryesisht e Krimeve të Rënda, mbi të cilën u mbështetën edhe prokurorët e Tiranës, kishte fakte të mjaftueshme për “manipulim” të provave nga Prokuroria, si edhe veprime jo-proceduriale për realizimin e ekspertizës audio, të cilat shkonin në favor të Agron (Geron) Xhafaj dhe, natyrisht, edhe vëllait të tij, Fatmir Xhafaj.

Gjithashtu, Prokuroria shmangu nga hetimi edhe disa zyrtarë policorë, në Fier e në Tiranë, të cilët rezultonin në përgjimet proceduriale duke trajtuar “dëshmitarin e rremë”, Fredi Alizoti, me para të thata, me pagesa për fjetje në hotele e transport me automjete, madje edhe private të funksionarëve të lartë të uniformave blu.

Hetimi, i nisur nga Osmani-Kulluri tek Krimet e Rënda e i vijuar tek Hysenaj-Qana tek prokuroria e Tirënës, duket se kishte vetëm një qëllim final-të ruante nderin e trafikantit Agron (Geron) Xhafaj, i cili, siç thuhet, po vuan dënimin në Itali për “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Por, qëllimi kryesor i grupit të prokurorëve që kanë kaluar në duar rastin “Geron” duket se ka qenë “shërbimi” ndaj Fatmir Xhafaj, me shpresën se ky i fundit, i ashtuquajturi “babai i Reformës në Drejtësi”, do t’i ndihmojë në procesin e Vetingut.

Aktualisht, dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri janë shkarkuar nga Vetingu, pavarësisht se mund të kenë mbajtur shpresat tek “fjala e mirë” e Fatmir Xhafajt.

Ndërkohë, prokurorët Kolë Hysenaj dhe Genc Qana janë në pritje të rezultateve të Vetingut.

Etiketa: Genc Qanageron xhafajKolë Hysenaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Salianji pas daljes nga burgu: U dënova për të më larguar nga zgjedhjet

15:43 : 08/07/2025
AKTUALITET

Tek Fevziu/ Fatmir Xhafaj, 15 gënjeshtra për të mbrojtur imazhin e tij dhe Geron trafikantit

14:11 : 10/10/2024
AKTUALITET

Refuzimet/ Komisioni “Xhafaj 2” dhe shprehja e Ajnshtajnit për “budallallëkun”

13:25 : 04/10/2024
AKTUALITET

Edhe Prokuroria e Përgjithshme thotë JO, drejtësia refuzon komisionin e vëllait të Geron Xhafajt

12:14 : 04/10/2024
AKTUALITET

SPAK refuzon komisionin e vëllait të Geron Xhafajt

11:57 : 03/10/2024
AKTUALITET

Demokratët ia venë zjarrin para Kuvendit manekinave me fytyrën e Geron Xhafajt dhe Olsi Ramës

10:28 : 03/10/2024
Para

E shkuara e errët e babait shqiptar që vrau vajzën 20-vjeçare se doli me shoqet

TË GJITHA

Analiza: A po e forcon Donald Trump Europën?

12:50 : 20/07/2025

Vijon radha në pikën kufitare të Qafë-Botës, pala greke redukton sportelet

12:44 : 20/07/2025

Sherr mes të rinjve në Tropojë, plagoset me thikë një 18-vjeçar

12:38 : 20/07/2025

Zyrtare/ Aventurë e re për Redon Danajn, sulmuesi lë Kukësin për pretendentët

12:32 : 20/07/2025

Kërcënohet drejtori i IKMT-së në Shkodër, kurora me lule në derën e prindërve të tij

12:24 : 20/07/2025

Transferonin paratë e pista përmes sistemit “Hawala” nga Zvicra në Shqipëri, goditet grupi kriminal

12:09 : 20/07/2025

Boks/ “Unifikoi” 4 titujt në peshën e rëndë, Usyk: Jam 38 vjeç, por skam mbaruar ende!

12:04 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com