• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja pas ngacmimit të gruas, ekstradohet nga Milano një nga autorët

09:25 : 07/12/2019
në AKTUALITET, KRONIKE
Viktima Vasil Dervishaj

Viktima Vasil Dervishaj

Ergest Avdiu, i pandehur nga prokuroria e Vlorës për vrasjen me armë zjarrit të Vasil Dervishit në qershor 2018, është ekstraduar nga Milano, pas arrestimit në Itali për llogari të autoriteteve shqiptare.

32-vjeçari, lindur në Memaliaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

HETIMET

Vrasja e Vasil Dervishaj, pronarit të një lokali të quajtur “Kafe Gimoka” në Vlorë, e ka zanafillën në prishjen e pazareve për një biznes shit-blerje makinash në Fier, konflikt i cili më pas ka agravuar deri në ngacmimin e femrave, duke sjellë me pas dhe vrasjen e Vasil Dervishit. Dervishaj ishte vënë në dijeni nga gruaja e tij, Anisa, se ishte ngacmuar dhe kishte debatuar në rrugë me Ergest Avdiun. I nxehur nga kjo situatë, Vasil Dervishaj ka dalë nga shtëpia dhe është larguar me shpejtësi, ku dhe është konfliktuar me disa persona, që deri në ato momente për të nuk kanë qenë të njohur dhe as kishte komunikuar ndonjëherë me ta, qoftë dhe në telefon. Por pa kaluar shumë nga ky sherr të dyja palët si Ergest Avdiu dhe Vasil Dervishaj, përgatiten për një sulm me armë kundër njëri-tjetrit.

Ngjarja e rëndë është shënuar në 4 qershor 2018, ku rreth orës 22:35 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë është raportuar se kishte të shtëna me armë dhe një person kishte mbetur i vrarë në vend. Pas shkuarjes së policisë në vendngjarje është konstatuar se personi i vrarë ishte Vasil Dervishaj.

Lexo edhe:

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

Izraeli përgatitet të fusë në burg Greta Thunberg, e akuzojnë si terro*iste

Ndërkohë nga analizimi i disa provave ka rezultuar se një person ka qëlluar mbi të dhe ai është Ergest Avdiu. Ky i fundit pas ngjarjes i ndihmuar edhe nga persona të tjerë,ka mundur të largohet, duke mos u arrestuar ende dhe sot nga policia e Vlorës.

Ergest Avdiu, tashmë në cilësinë e të pandehurit në mungesë akuzohet për “Vrasje me dashje” në dëm të viktimës Vasil Dervishaj dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.I pandehur është marë dhe shoku i tij Amarildo Grëmbi (Mukaj) për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, Andi Çaushi për “Moskallëzim krimi”, Nekid Arapi për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”, Donel Shkurti për akuzën e Moskallëzimit të Krimit. Këta persona megjithëse kanë qenë në makinë me autorin e krimit janë larguar me shpejtësi duke mos njoftuar policinë se çfarë kishte ndodhur.

Për zbardhjen e dinamikës së këtij krimi të rëndë, prokuroria e Vlorës ka marë në pyetje disa persona mes të cilëve gruan e viktimës, Anisa Dervishaj dhe personat që ndodheshin breda në makinën e autorit të krimit. Anisa Dervishaj, ka treguar para prokurorëve se prej kohësh ka qënë nën ngacmimin e dy të pandehurve Ergest Avdia dhe Amarildo Grembi, të cilët e ndiqnin me automjetin tip Audi AA 830 RA, duke e ngacmuar me fjalë dhe gjeste të tjera. Këto veprime ngacmuese, ajo ka treguar se këta dy persona ia kanë bërë edhe në prani të bashkëshortit të saj Vasil Dervishaj, ku mbi këto ngacmime ka rënë në dijeni dhe Vasili. Si shkak për këto ngacmime të vazhdueshme, Anisa ka shpjeguar konfliktin që ekzistonte midis shtetasit Ergest Avdiu dhe një kushëriri të saj në Fier i quajtur Klaudio Agalliu, me të cilin kanë qënë marrëdhënie biznesi në shit-blerjen e makinave. Konflikti midis Agalliut dhe Ergest Avdiut konfirmohet edhe nga dëshmia e Eriselda Agalliut,e cila është motra e shtetasit Klaudio Agalliu,duke shtuar faktin se vëllai i saj është rrahur nga Ergest Avdia dhe Amarildo Grembi, ngjarje kjo që sipas saj ka ndodhur në korrik të vitit 2017 si dhe të shkatërrimit të dy automjeteve në qytetin e Patosit me zjarr dhe eksploziv, ngjarje të cilat ajo dyshon se janë kryer pikërisht nga Ergest Avdia dhe Amarildo Grembi. Sipas saj, ka qenë pikërisht Vasil Dervishaj, ai që e ka ndihmuar vëllain e saj Klaudio Agalliu, duke transportuar në spital dhe më pas në shtëpi, ditën kur ai është rrahur nga dy të pandehurit.

Nga ana tjetër, në dëshminë e dhënë nga Anisa Dervishaj tregohet se ditën e ngjarjes është ndjekur dhe ngacmuar me fjalë nga shtetasi Ergest Avdiu me automjetin tip Audi me targë AA830 RA me ngjyrë gri të hapur, ku në vendin e parë të makinës ka qënë një shtetas që dhe ky ka përdorur fjalë fyese dhe sharje në drejtim të saj. Sipas saj ky debat me fjalë kishte ndodhur rreth orës 22:00 në vendin e quajtur “Piceri Vëllezërit Zeneli”, debat të cilin e ka parë dhe dëgjuar edhe viktima, i cili kishte shkuar për ta takuar këto momente. Vasil Dervishaj i është afruar dhe e ka pyetur bashkëshorten nëse ata persona po debatonin me të, dhe më pas ai ka shoqëruar gruan në shtëpi dhe më tej,ka dalë sërish nga banesa i mërzitur, duke i pohuar se nuk do të vonohej. Ndërkohë nga marrja në pyetje e njërit prej të pandehurve Donel Shkurti, ky i fundit ka treguar se para se të ndodhte krimi, në drejtimin e automjetit “Audi A5” ka qënë Ergest Avdia. Sipas rrëfimit të tij Avdia ka qenë personi që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Vasil Dervishaj. Ndërkohë gjithmonë sipas rrëfimit të tij në vendin e pasagjerit ka qenë Andi Çaushi, ndërsa vetë Shkurti ka qenë i pozicionuar në sediljen e pasme.

Etiketa: vasil dervishajvrasj ne vlorevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

22:25 : 01/09/2025
BOTA

Izraeli përgatitet të fusë në burg Greta Thunberg, e akuzojnë si terro*iste

17:04 : 01/09/2025
AKTUALITET

V*asja e Fatos Cenajt/ Prokuroria italiane: Ish-oficeri shqiptar u ekzekutua për hakmarrje

12:03 : 31/08/2025
AKTUALITET

Ekzekutoi një grua me fëmijë në krahë, v*asësi shqiptar futet dy herë ilegalisht në Britani

22:40 : 30/08/2025
BOTA

Vr*tet ish-kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Parubiy

14:06 : 30/08/2025
AKTUALITET

Vetëdorëzohet në polici autori i vrasjes së 61-vjeçarit në Shkodër

09:10 : 29/08/2025
Para
????????????????????????????????????

Hipokrizia e Arta Markut: “E lumtur që po i liroj zyrën shokut të klasës”...që degdisi në Berat

TË GJITHA

EMRAT/ Shkaktoi akasidentin me dy viktima në Vlorë, arrestohet 28-vjeçarja italiane

10:41 : 02/09/2025

Vdes tragjikisht 28-vjeçari në Sarandë! Ja çfarë dyshohet

10:29 : 02/09/2025

EMRI/ I vuri zjarrin mbetjeve në landfillin privat, arrestohet pronari i “Buna Recycling”

10:14 : 02/09/2025

U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, procedohet i riu në Shkodër

10:14 : 02/09/2025

Ukraina i bën thirrje Kinës të ushtrojë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës

10:01 : 02/09/2025

Filmi që tronditi Venecian, Jude Law portretizon “Magjistarin e Kremlinit”

09:57 : 02/09/2025

Zgjedhjet/ Alimehmeti: U krijuan pakënaqësi nga primaret në PD dhe përfaqësimet që u dhamë aleatëve

09:45 : 02/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com