‘Show, asgjë tjetër’/ Paloka: Rama përdori inxhinieren Bozo sot, por për të ekspertët nuk kanë asnjë vlerë

‘Show dhe asgjë më shumë’, kështu e cilëson nënkryetari  PD, Edi Paloka, takimin e kryeministrit Edi Rama me inxhinieren Luljeta Bozo.

Me anë të një postimi në facebook, Paloka shkruan se ajo që bëri Rama ishte thjeshtë një tërheqje vëmendjeje, pasi po përdor inxhiniere Luljeta Bozon, vetëm pasi kjo e fundit reagoi për tërmetin dhe u pëlqye shumë në publik.

Sipas Palokës në Shqipëri përveç Luljeta Bozos ka dhe shumë inxhinierë të tjerë të shkëlqyer, por Rama i përbuz, pasi në rilindjen e tij ka vend vetëm për kriminelë dhe ordinerë.

LEXO EDHE  Paniku nga virusi vdekjeprurës, flet mjeku shqiptar: Ja situata e bashkëkombasve tanë në Kinë…

Ja postimi i Palokës:

Prape shoë e asgje tjeter…Vetem se vuri re qe ing . Luljeta Bozo u be figure e pelqyeshme ne media, “e rrembeu” per ta bere pjese te shfaqjes se tij boshe . Ka me qindra inxhiniere e profesioniste e Luljeta eshte vetem njera prej tyre qe jo vetem nuk jane vleresuar, por dhe jane perbuzur e poshteruar, nga nje njeri qe spaletat ja ka vene krimineleve dhe ordinereve .