• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Intervista/ Meta apel të fortë Prokurorisë: Hetoni deri në fund zyrtarët dhe ndërtuesit për pallatet e shembura

21:00 : 03/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta, i ftuar sot në emisionin “Përballë” në RTSH, ka zbardhur të tjera detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Sigurisë Kombëtar për tërmetit. Kreu i Shtetit i ka drejtuar një mesazh të qartë edhe organit të akuzës, duke i kërkuar vënien para përgjegjësisë penale të të gjithë zyrtarëve shtetërorë e ndërtuesve, për shembjen e pallateve.

“E rëndësishme është që prokuroria t’i shkojë deri në fund këtyre hetimeve për të evidentuar përgjegjësitë penale të të gjithë personave, përfaqësues të institucioneve vendore, qendrore apo biznesit privatë, për gjithë këtë fatkeqësi, apo më saktë për ato objekte që nuk i kanë rezistuar këtij tërmeti dhe për të cilat ka pasur edhe shqetësime apo paralajmërime më parë për t’u verifikuar. Pasi dihet që ky tërmet është paraprirë nga një tjetër mjaft serioz si ai i 21 shtatorit 2019”, tha Presidenti.

Pjesë nga intervista e kreut të shtetit:

Albana Agolli (Gazetarja): Zoti Meta, do të doja ta nisja me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dje. U duk sikur i vetmi lajm ishte nxitja e Prokurorisë për të nisur hetimet. A pati çështje të tjera përveç kësaj, që diskutuat?

Presidenti Meta: Padyshim që në mbledhje u diskutuan edhe shumë çështje të tjera, që kishin të bënin me një bashkëveprim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve shtetërore për të përballuar emergjencën aktuale mjaft të mprehtë për sistemin e mijëra familjeve që nuk mund të kthehen për momentin në banesat e tyre.

Lexo edhe:

Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët

“Kam zgjedhur mënyrë të re komunikimi”/ Meta: Nesër i dërgoj letër publike Arben Ahmetajt

Diskutuam për evidentimin e të gjithë këtyre dëmeve, që duken se janë mjaft të konsiderueshme dhe do të kërkojnë kohën e duhur, dhe njëkohësisht edhe për një plan për rivendosjen e normalitetit të plotë për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore, por edhe për të gjithë shoqërinë dhe shtetin, pasi kuptohet që ky është një plan që do të kërkojë mobilizimin e burimeve të brendshme, edhe financiare, do të kërkojë rishikim të buxhetit, por do ta ketë të domosdoshme që edhe të sigurojë burime ndërkombëtare të financimit dhe të mbështetjes.
Të gjitha këto masa kërkojnë një bashkëveprim të shpejtë, me prioritete sa më të qarta.

Gazetarja: Zoti Meta, a keni vënë re ndonjë hezitim apo vonesë të Prokurorisë përsa i përket nisjes së hetimeve, sidomos të asaj pjese që lidhet me mbledhjen e provave në terren që zakonisht në ngjarje të tilla duhet të fillojë menjëherë?

Presidenti Meta: E rëndësishme është që prokuroria t’i shkojë deri në fund këtyre hetimeve për të evidentuar përgjegjësitë penale të të gjithë personave, përfaqësues të institucioneve vendore, qendrore apo biznesit privatë, për gjithë këtë fatkeqësi, apo më saktë për ato objekte që nuk i kanë rezistuar këtij tërmeti dhe për të cilat ka pasur edhe shqetësime apo paralajmërime më parë për t’u verifikuar. Pasi dihet që ky tërmet është paraprirë nga një tjetër mjaft serioz si ai i 21 shtatorit 2019.

Gazetarja: Mendoni se mund të ishte bërë diçka më tepër nga 21 shtatori deri në këtë moment që ndodhi tërmeti i dytë?

Presidenti Meta: Gjithmonë mund të bëhej më tepër dhe mund të bëhej më mirë, por tani e rëndësishme nuk është thjesht për të bërë një analizë, sepse jemi ende në kushtet e një krize mjaft të mprehtë humanitare. Shkollat janë të mbyllura në shumë rajone të vendit dhe fëmijët duhet t’i rikthehen procesit mësimor. Njerëzit ende janë të pasigurt për shumë pallate apo banesa nëse ato do të jenë të mundshme për të garantuar sigurinë e tyre në të ardhmen.

Duhen bërë verifikime të qarta nëse ato janë dëmtuar në strukturë apo kanë dëmtime të riparueshme, që mund të garantojnë jetën e qytetarit. Njerëzit kanë nevoja edhe më jetike. Kërkojnë edhe një çadër dimërore, sidomos në zonat rurale.

Ata nuk mund të largohen, pavarësisht se shteti apo qeveria mund të ofrojnë mundësi të tjera për arsye se kanë tokën, punën e mjetet me të cilat punojnë në bujqësi apo fëmijët kanë shkollën atje. Pra jemi në një situatë ende mjaft emergjente.

Gazetarja: Kuptohet që në gjendje të jashtëzakonshme, menaxhimi i situatës është ai që merr vëmendje prioritare. Megjithatë në të shkuarën e afërt, mazhoranca vuri në lëvizje mekanizmat për shkarkimin tuaj. Në mbledhjen e djeshme të KSK-së si ishte komunikimi me anëtarët të qeverisë apo të mazhorancës?

Presidenti Meta: Unë në përmbushjen e detyrave të mia kushtetuese dhe shtetërore, nuk nisem nga sjelljet që bëjnë aktorë të caktuar. Është përgjegjësi e tyre. Nisem nga detyrimet kushtetuese dhe ligjore, dhe këto i kam përmbushur dhe i përmbush në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm publike, por edhe zyrtare, edhe shkresore, ligjore. Për mua është e rëndësishme që të plotësoj të gjitha detyrimet e mia, pavarësisht nga reagimet që mund të prodhoj nga njëra apo tjetra palë sipas interesave politike të momentit.

Gazetarja: Po pala, tjetër, mazhoranca, a mendoni se po i përmbush detyrimet e veta?

Presidenti Meta: Nuk është momenti këtu për të folur për vlerësime apo gjykime.

Gazetarja: E kam fjalën për…?

Presidenti Meta: Qëllimi i mbledhjes dje ishte pikërisht për të bashkërenduar edhe më mirë në plotësimin e detyrimeve të përbashkëta, që kemi të gjithë si përfaqësues të shtetit dhe të institucioneve në këtë sipërmarrje të jashtëzakonshme. Është një krizë e përmasave mjaft të jashtëzakonshme. Shqipëria ka përballuar në të kaluarën kriza humanitare, siç ishte kriza humanitare të Kosovës, e cila ishte e përmasave gjigante, por kjo është diçka krejt tjetër. Është një përvojë e tmerrshme, nga e cila duhet të mësojmë çdo orë e çdo minutë se si të përmirësojmë mekanizmin ballafaques.

Gazetarja: Çfarë keni kërkuar dje në mënyrë specifike në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?

Presidenti Meta: Në mënyrë më specifike është kërkuar që të kemi sa më shpejt, jo vetëm një sistemim sa më të përshtatshëm të qytetarëve apo të banorëve, në varësi me kushtet apo rrethanat e tyre, sepse është tjetër të banosh në qytet, është tjetër të banosh në zonë rurale dhe kërkon shpesh edhe zgjidhje më praktike. Por së dyti kemi kërkuar edhe që sa më shpejt të kemi një verifikim të të gjitha banesave, nëse ato do të jenë të sigurta në të ardhmen për jetën e qytetarëve, nëse do të duhet të rikonstruktohen apo të shemben për të mos rrezikuar më jetën e tyre në çdo rast të ngjashëm.

Është gjithashtu mjaft e rëndësishme që sa më shpejt të kemi dokumentacion të besueshëm për institucionet ndërkombëtare, për të mbështetur financiarisht këtë proces rehabilitimi të pasojave afatgjata të këtij tërmeti.

Gazetarja: Patëm këto ditë një dorëheqje të kryetares së Bashkisë së Durrësit për shkak të një lapsusi. A mendoni se duhet të kishim pasur dorëheqje të tjera duke iu referuar ndoshta shkaktarëve, përgjegjësve?

Presidenti Meta: Tani për mua është e rëndësishme që të përballohet situata, t’iu përgjigjemi qytetarëve, sepse ka përpjekje, ka mobilizim, por siç e kemi vënë re ka edhe konfuzion. Prandaj, duhet të jemi sa më pranë tyre që t’i qetësojmë, sepse janë njerëz që iu janë shkatërruar pronat, u janë plagosur të afërmit. Nuk po flasim për ato familje të cilat kanë humbur të afërmit dhe për të cilat nuk ka fjalë për ngushëllim, por bëhet fjalë për një komunitet shumë të gjerë, të dëmtuar mjaft seriozisht në fillim të dimrit.

Gazetarja: Pra, zoti President nuk ka ardhur ende koha që të kalojmë nga trajtimi i pasojave te të prekurit, te përgjegjësit dhe shkaktarët? Të ndajmë cila është pasojë e natyrës?

Presidenti Meta: Përsa u takon përgjegjësive penale, Prokuroria ka nisur proceset dhe ajo duhet të vazhdojë në këtë drejtim dhe atë askush nuk e pengon të bëjë punën e saj. Përkundrazi, ka të gjithë mbështetjen për të evidentuar të gjitha përgjegjësitë në mënyrë që askush të mos guxojë në të ardhmen të projektojë në një mënyrë të papërgjegjshme, të ndërtojë në një mënyrë të papërgjegjshme apo të marrë një objekt në dorëzim në mënyrë të papërgjegjshme, sepse kjo padyshim që nuk i kursen jetët e qytetarëve, siç dhe për fat të keq ndodhi.

Etiketa: hetimeIlir Metaprokurori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët

16:04 : 03/07/2025
AKTUALITET

“Kam zgjedhur mënyrë të re komunikimi”/ Meta: Nesër i dërgoj letër publike Arben Ahmetajt

21:04 : 02/07/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025
AKTUALITET

Meta: Zbulimi i kartës së Monikës, ngjarja më shokuese e jetës! Çfarë më tha Braimllari në Jalë

18:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Pati përplasje me prokurorin”, Lala tregon çfarë ndodhi në seancën për Ilir Metën

22:09 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Ilir Meta s’ka përdorur kartat e biznesmenit Shatku”, avokati: Nuk mban përgjegjësi për veprimet e Monikës

14:48 : 26/06/2025
Para

Tërmeti u'a ktheu banesat në të pabanueshme, ja bonusi që përfitojnë 1082 familje

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com