• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inspektori i Drejtësisë/ Emrat e 5 kandidatëve. Xhaferllari largohet nga gara, pasi u zgodh në Kushtetuese

07:00 : 03/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Pas emërimit në Gjykatën Kushtetuese, Marsida Xhaferllari është tërhequr nga gara për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Gjithashtu, nga kandidimi për Kryeinspektor të Drejtësisë është tërhequr edhe juristi Klodian Rado, ndërkohë që ish-gjyqtarit të Apelit Administrativ, Artur Malaj, i është ndaluar kandidimi, pasi ai u shkarkua pak javë më parë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të procesit të Vetingut.

Këto të dhëna bëhen publike zyrtarisht nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim të mbledhjes së zhvilluar mesditën e së Hënës, datë 2 Dhjetor 2019.

Sipas njoftimit zyrtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ky institucion ka zhvilluar këtë fillim-jave mbledhjen për “Shqyrtimin e rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë”, si më poshtë:

Lexo edhe:

Pas Vorpsit, edhe Xhaferllari paraqitet në Gjykatën Kushtetuese/ Kush do të jetë anëtarja e re…

Betohet edhe Marsida Xhaferllari, Meta: Kjo është vakanca e dytë e Presidentit

1. Artur Malaj
2. Joana Asimi Sorraj
3. Klodian Rado
4. Lindita Troja
5. Marsida Xhaferllari
6. Sokol Stojani

Në përfundim të diskutimit të çështjeve të rendit të ditës, Këshilli vendosi:

1. Ndalimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës së z. Artur Malaj për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019;

Shfuqizimin e vendimit nr. 69, dt. 24.07.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për lejimin e kandidimit të kandidatit Artur Malaj, në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë”, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019;

Ndalimin e kandidimit të kandidatit Artur Malaj në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019.

2. Lejimin e kandidimit të kandidates Joana Asimi Qorraj, në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019 dhe rishpallur në dt. 09.09.2019;

3. Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës së z. Klodian Rado, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019 dhe rishpallur në dt. 09.09.2019;

4. Lejimin e kandidimit të kandidates Lindita Troja, në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019 dhe rishpallur në dt. 09.09.2019;

5. Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës së z. Marsida Xhaferllari, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019;

6. Lejimin e kandidimit të kandidatit Sokol Stojani, në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019 dhe rishpallur në dt. 09.09.2019.

Pas vendimeve të së Hënës, kandidatët e lejuar së fundmi do i bashkohen listës së kandidatëve të miratuar më parë. Në përfundim të procesit të zhvilluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidatët e lejuar për të vijuar garën për Inspektor të Lartë të Drejtësisë janë:

1. Artur Metani
2. Eris Hysi
3. Joana Asimi Qorraj
4. Lindita Troja
5. Sokol Stojani

Në këtë mënyrë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi arriti të sigurojë numrin e nevojshëm kushtetues prej 5 kandidatësh, të cilët garojnë për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Në vijim, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet të vendosë për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve në garë.

Më pas, lista së bashku me pikët përkatëse i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë, i cili duhet të zgjedhë Kryeinspektorin e Drejtësisë me shumicë të cilësuar prej 84 votash. Në rast se Kuvendi nuk e siguron numrin e nevojshëm të votave, atëherë zgjidhet automatikisht kandidati që është renditur i pari në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është një institucion i ri, i parashikuar në Reformën në Drejtësi dhe që është përgjegjës për inspektimin periodik të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Etiketa: Xhaferllari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas Vorpsit, edhe Xhaferllari paraqitet në Gjykatën Kushtetuese/ Kush do të jetë anëtarja e re…

08:24 : 15/11/2019
AKTUALITET

Betohet edhe Marsida Xhaferllari, Meta: Kjo është vakanca e dytë e Presidentit

19:55 : 14/11/2019
AKTUALITET

Anëtaret e reja të Kushtetueses/ Meta bën lëvizjen surprizë: Fton për betim Toskën, Papajorgjin dhe Xhaferllarin

14:47 : 14/11/2019
AKTUALITET

Meta dekretoi Xhaferllarin si anëtare të Kushtetueses, PS mbledhje urgjente të Kuvendit/ Ja çfarë pritet

12:36 : 14/11/2019
Para

Tërmeti/ Rama: Sot do shkoj në Samitin e NATO-s në Londër, ja çfarë do kërkoj

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 3 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 02/07/2025

U vra nga vjerri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali

22:55 : 02/07/2025

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ja çfarë thonë ekspertët

22:52 : 02/07/2025

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Djegin plehrat, kryebashkiaku karagjoz thotë se u ndez nga vapa

22:41 : 02/07/2025

Atalanta blen sulmues në Premier League, prezantohet 23-vjeçari ganez

22:41 : 02/07/2025

Takimi me Osmanin për konstituimin e Parlamentit, Kurti: Ka pak shpresë

22:26 : 02/07/2025

Si favorizoi Ligji për Investimet Strategjike një dorë biznesmenësh vendas

22:26 : 02/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com