• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëmtohen 9 pallate dhe mbi 600 banesa/ Qytetarët në Fush-Krujë e kalojnë natën jashtë…

09:50 : 29/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Lëkundjet sizmike nuk kanë shkaktuar pasoja serioze vetëm në ndërtesat në Durrës. Kruja dhe Fushë-Kruja numërojnë me dhjetëra pallate dhe qindra shtëpi private të kthyera në të pabanueshme.

Nga verifikimet e para, të paktën 9 pallate kanë pasur dëmtime në strukturë. Për këtë arsye, banorët kanë braktisur apartamentet duke u strehuar në hotele. Ndërkohë, sa i takon numrit të shtëpive private, shifra i kalon 600 banesa. Për akomodimin e banorëve, bashkia në bashkëpunim me ushtrinë ka përshtatur palestrat e shkollave. Deri tani, në këto ambiente janë strehuar gati 100 persona.

Ndërkohë, 70 çadra janë ngritur nga efektivët e Ushtrisë për strehimin e banorëve në vështirësi. Kampingu është ngritur nga Forcat e Armatosura në Fushë-Krujë në stadium. Dëmtimeve të shkaktuara nga lëkundjet nuk i ka shpëtuar as Kulla e Sahatit, e cila është në rrezik shembjeje. Për të shmangur ndonjë tragjedi nga rrëzimi, Policia ka vendosur një perimetër sigurie që pengon lëvizjen e njerëzve dhe të automjeteve. Ndërkohë, një nga fshatrat që ka pësuar më shumë dëme në Fushë-Krujë është Bubqi.

Bëhet fjalë për të paktën mbi 230 shtëpi të dëmtuara rëndë dhe që janë të banueshme. Familjet kanë mbetur në qiell të hapur, duke u detyruar që të kalojnë natën nëpër makina dhe duke u strehuar te të afërmit e tyre.

Mësohet se shumica e shtëpive të dëmtuara rëndë janë ndërtime të vjetra, por mes banesave të rrënuara gjenden edhe ndërtime të viteve të fundit. Familja Bardhi është një nga ato që ka humbur banesën nga lëkundjet e forta. Çifti i të moshuarve tregon se kanë shpëtuar pasi vendosën të flinin në makinë pas tërmetit të fortë. E zonja e shtëpisë deklaron se deri tani nuk u ka ardhur askush në ndihmë.

Lexo edhe:

Kanosi me kallash familjarët, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës, shpallet në kërkim 36-vjeçari nga Fushë-Kruja

“Jemi shumë keq, më keq nuk ka. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1993. Dhe ne të vdekur jemi, banesën nuk e kemi. Kemi fjetur në makinë. Nuk ka nga shteti qoftë edhe një çadër. Kemi ndihmuar njëri-tjetrin se nuk kishte kush të na ndihmonte. Kemi bërë kërkesa të herëpashershme, por nuk ka rezultate. Nuk ka as drita, sepse çdo gjë është rrënuar. Kemi ndezur zjarr që të jemi ngrohur dhe të gatuajmë ndonjë gjë”, deklaroi zonja e shtëpisë.

Për t’u ardhur në ndihmë, Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 26 çadra për të strehuar më shumë se 1000 persona, por ende nuk janë ngritur nga Forcat e Armatosura, pasi nuk është përcaktuar ende zona ku do vendosen.

Deri tani këto janë vetëm shifrat provizore të dëmeve, pasi nga verifikimi i plotë në terren nga ana e ekspertëve, numri i pallateve dhe shtëpive të dëmtuara dhe të kthyera në të pabanuara mund të arrijë një shifër disa herë më të lartë. /PANORAMA/

Etiketa: DemtimeFushe Krujetermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kanosi me kallash familjarët, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

12:48 : 06/08/2025
AKTUALITET

Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës, shpallet në kërkim 36-vjeçari nga Fushë-Kruja

08:54 : 05/08/2025
AKTUALITET

Dhunuan 3 persona në aksin Fushë Krujë-Vorë, ndalohet 26-vjeçari, bashkëpunëtori në arrati

12:21 : 04/08/2025
BOTA

Toka u drodh, deti heshti! Misteri i tërmetit në Rusi që nuk solli cunamin “e pritur”

21:13 : 30/07/2025
BOTA

VIDEO/ Tërmeti në Rusi, mjekët vijojnë operacionin në sallë gjatë lëkundjeve të forta

10:27 : 30/07/2025
SPORT

Probleme te Vllaznia, dy sulmues rrezikojnë ndeshjen e kthimit në Europë

14:58 : 26/07/2025
Para

Skandal/ Nxirren në shitje ndihmat e dërguara për të prekurit nga tërmeti (Foto)

TË GJITHA

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

19:46 : 08/08/2025

Protagonist i titullit kampion me Tiranën, Kristijan Toshevski kthehet në futbollin shqiptar

19:44 : 08/08/2025

Analiza: Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

19:34 : 08/08/2025

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

19:21 : 08/08/2025

Zyrtare/ Sherif Kallaku rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë

19:21 : 08/08/2025

VIDEO/ Hajdutët shkatërrojnë gjithçka për të vjedhur kukullat “Labubu”

18:59 : 08/08/2025

Vetëm 16 vjeç, mesfushori shqiptar bën debutimin e tij në SHBA

18:49 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com