Mashtrimet mbaruan, FIFA i zbulon hilet kombëtareve afrikane me moshën

Në Kontinentin e zi (Afrika) çdo futbollist ka një moshë të dyfishtë: një zyrtare, e vlefshme për pasaportën, dhe tjetra biologjike, e njohur nga vetëm familjarët dhe një rreth i ngushtë miqësor. Heqin ose reduktojnë vitet, por jo për qejf: e bëjnë që të bien në sy më shumë te drejtuesit e klubeve europiane, për të mund të luajtur në turne “juniores” dhe për të hyrë në Akademitë e të rinjve, me mashtrim.

Nigeria 1996 (skuadra U-23)

Nuk është një rastësi që në gjashtë edicionet e fundit të Lojërave Olimpike (ku marrin pjesë U-23), Afrika ka fituar dy medalje ari (Nigeria në Atlanta 1996 dhe Kamerun në Sidnei 2000). Një medalje argjendi me Nigerinë në vitin 2008 në Pekin dhe një bronzi me Nigerinë në Rio de Zhaneiro 2016.

Dhe sikur të mos mjaftonte është e nevojshme që të shtohet edhe suksesi i Ganës në Botërorin U-20 në vitin 2009 dhe shumë triumfet e kombëtareve afrikane në Botërorin U-17 (plot gjashtë në 15 edicione, plus edhe 13 podiume). Rezultate kurrë të arritura te kategoria e kombëtareve “seniores” pra të mëdhatë. Fitorja dhe medalje pas të cilave fshihen histori surreale.

LEXO EDHE  Egbo: Nuk kam eksperiencën të drejtoj një ekip si Tirana, në kohën time...

Si ajo e ganezit Nii Lamptey, i cilësuar në vitin 1991 nga Pele si pasardhësi i tij, një fëmijë mrekulli me tetë vite më shumë nga ato që realisht ishin të shënuar në kartën e identitetit. Ishte turneu U-17 që u zhvillua në Brazil ai që shënoi një ndryshim drastik: nga katër skuadrat afrikane (Angola, Nigeri, Senegal dhe Kamerun) asnjë nuk kaloi në fazën e 1/8-ve. Madje, Kameruni u rendit në vend të fundit në grup, duke u çmontuar edhe nga modesti Taxhikistan.

Futbolli afrikan është drejt perëndimit? Absolutisht jo! Ndryshuan rregullat, por sidomos është futur në mënyrë integrale (jo vetëm me spot), testi i rezonancës magnetike për të verifikuar moshën e futbollistëgve. Ka një saktësi 99% për  djemtë deri në moshën 17 vjeç.

Çdo kockë e krahëve, këmbëve, ka një pllakë që rritet gradualisht dhe kjo pllakë plotëson rritjen, deri në moshën 17-18 vjeç, për të mos u dukur më.

Kështu, mashtrimet nuk mundën të bëhen më si dikur dhe pas testit të rezonancës nga FIFA, kombëtaret afrikane u stopuan për të mos bërë hile! Guinea u skualifikua dhe i la vendin Senegalit, pasi u gjetën shumë futbollistë mbi 17 vjeç.