• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD mbështet Metën/ Kallzimi penal ndaj Dvoranit akti i duhur, veprimi i Prokurorisë do të tregojë…

16:07 : 19/11/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike, përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, mbështet kallzimin penal të Presidentit Ilir Meta, ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani. Bardhi në një reagim thotë se ky veprim i Presidentit është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

“Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese”, thekson Bardhi.

Në vijim, ai thekson se Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia.

“Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit”, tha Bardhi.

Reagimi i PD-së ka ardhur pak momente pasi Presidenti Meta dërgoi në 3 prokurori, atë të Përgjithshme, të Tiranës dhe Krimet e Rënda kallzimin penal në ngarkim të Ardian Dvoranit.

Lexo edhe:

A do të kandidojë Alimehmeti për Bashkinë e Tiranës? Ja se si përgjigjet Berisha

Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD: Berisha gaboi rëndë

Meta e akuzon Dvoranin për veprat penale: “Kallëzimi i veprave penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Kallëzimi

Në konkluzionet e kallëzimit thuhet se: Dërgimi njëkohësisht i dy listave nga i akuzuari Ardian Dvorani për kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese pranë Institucionit të Presidentit të Republikës në datë 8 tetor 2019 dhe dërgimi njëkohësisht i dy listave për kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese pranë Kuvendit të Shqipërisë në datë 14 tetor 2019, në shkelje të hapur të radhës që dikton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe në kundërshtim me parashikimet e ligjit nr. 8577 date 10.02.2000, dhe të ligjit nr. 115/2016, janë veprime të ndërgjegjshme kriminale dhe përmbajnë në mënyrë kumulative elementët e krimit të shpërdorimit të detyrës, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjithashtu edhe mos botimi i përmbledhjes së procesverbaleve të mbledhjes së KED-së dhe mos marrja e masave për përmbushjen e kësaj detyre që i ngarkohet Kryetarit të KED-së, përveç se ka cënuar punën dhe kompetencat e Avokatit të Popullit, përbën shkelje të hapur të dispozitave të ligjit nr. 115/2016 dhe akteve nënligjore të KED-së (Rregullores së Funksionimit të Këshillit) veprime kriminale këto që përmbajnë në mënyrë kumulative elementët e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Dërgimi i Vendimeve nr. 132, datë 21.09.2019 nga i akuzuari Ardian Dvorani për botim në Fletoren Zyrtare me qëllim krijimin e idesë së rreme në publik se znj. Arta Vorpsi ishte emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese për shkak të mekanizimit zhbllokues, në tejkalim të kompetencave të parashikuara në nenin 226 e vijues te ligjit 115/2016, janë kriminale, të rrezikshme për rendin kushtetues, dhe përmbajnë në mënyrë kumulative elementët e krimit të përvetësimit të kompetencave të Presidentit të Republikës, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal dhe të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Presidenti i Republikës vlerëson ekzistencën e një rreziku real që i akuzuari Ardian Dvorani të kryejë sërish veprime kriminale dhe mafioze në shkelje të ngjashme të Kushtetutës dhe ligjit, që do të ndikonin drejtpërdrejt në mirëfunksionimin e organeve te reja kushtetuese.

Në këto kushte i njohur me këto fakte, Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, referuar fakteve dhe grupfakteve të mësipërme dhe atyre që qartësohen edhe në dy dekretet e tij, paraqet këtë kallëzim penal pranë organit të akuzës me qëllim vënien nën hetim penal të Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Etiketa: dvoraniMetaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A do të kandidojë Alimehmeti për Bashkinë e Tiranës? Ja se si përgjigjet Berisha

16:22 : 11/09/2025
AKTUALITET

Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD: Berisha gaboi rëndë

14:52 : 11/09/2025
AKTUALITET

Manastirliu kandidate e PS për Tiranën, Berisha: Korbë e korrupsionit

14:36 : 11/09/2025
AKTUALITET

Berisha zgjedh nënkryetarët dhe kryetarin e ri të Grupit të PD. Gjekmarkaj nënkryetar Kuvendi

14:33 : 11/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Parlamenti është kthyer në kartel droge, kryesohet nga njeriu që ka porositur vrasje

13:51 : 11/09/2025
AKTUALITET

Boçi: Largimi nga Kuvendi nuk sjell të mira për opozitën, humb besueshmërinë e ndërkombëtarëve

18:44 : 10/09/2025
Para

Marshimi i 28 Nëntorit, 16 kauzat/ Nga bashkimi i tregut Kosovë-Shqipëri, te heqja e taksës në Rrugën e Kombit

TË GJITHA

Rritet rreziku i kërpudhave rezistente ndaj ilaçeve në spitalet evropiane

20:45 : 11/09/2025

Alumini kanadez përmbyt Europën për shkak të tarifave amerikane

20:41 : 11/09/2025

Reuters: Përgatitje për luftë? Gjermanisë i duhen 100 mijë ushtarë aktivë

20:21 : 11/09/2025

Maduro kritikon, federata i bindet. Shkarkohet trajneri pasi nuk theu dot “mallkimin” e Botërorit

20:21 : 11/09/2025

“Djali lindi me kancer”/ Rrëfimi rrëqethës i aktores shqiptare: Vajza i dhuroi palcën dhe jetën

20:03 : 11/09/2025

Akuzohet për ryshfet/ Gruaja e ish-senatorit amerikan dënohet me mbi katër vite burg

19:55 : 11/09/2025

Trafikuan 6 ton kokainë, Apeli i GJKKO lë në burg vëllezërit Hoxhosmani, Ermir Ndreajn dhe Dervishajn

19:50 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com