DOKUMENTI/ Zbardhet kallëzimi penal për Dvoranin në 3 Prokurori, Meta: Po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi

PËRDITËSUAR/ Zbardhet kallëzimi penal i Presidentit Ilir Meta, ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani lidhur me vakancat për Gjykatën Kushtetuese.

Dovaraini akuzohet për veprat penale: “Kallëzimi i veprave penale të “Shpërdorimit të Detyrës”  dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Kallëzimi

Në konkluzionet e kallëzimit thuhet se: Dërgimi njëkohësisht i dy listave nga i akuzuari Ardian Dvorani për kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese pranë Institucionit të Presidentit të Republikës në datë 8 tetor 2019 dhe dërgimi njëkohësisht i dy listave për kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese pranë Kuvendit të Shqipërisë në datë 14 tetor 2019, në shkelje të hapur të radhës që dikton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe në kundërshtim me parashikimet e ligjit nr. 8577 date 10.02.2000, dhe të ligjit nr. 115/2016, janë veprime të ndërgjegjshme kriminale dhe përmbajnë në mënyrë kumulative elementët e krimit të shpërdorimit të detyrës, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjithashtu edhe mos botimi i përmbledhjes së procesverbaleve të mbledhjes së KED-së dhe mos marrja e masave për përmbushjen e kësaj detyre që i ngarkohet Kryetarit të KED-së, përveç se ka cënuar punën dhe kompetencat e Avokatit të Popullit, përbën shkelje të hapur të dispozitave të ligjit nr. 115/2016 dhe akteve nënligjore të KED-së (Rregullores së Funksionimit të Këshillit) veprime kriminale këto që përmbajnë në mënyrë kumulative elementët e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Dërgimi i Vendimeve nr. 132, datë 21.09.2019 nga i akuzuari Ardian Dvorani për botim në Fletoren Zyrtare me qëllim krijimin e idesë së rreme në publik se znj. Arta Vorpsi ishte emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese për shkak të mekanizimit zhbllokues, në tejkalim të kompetencave të parashikuara në nenin 226 e vijues te ligjit 115/2016, janë kriminale, të rrezikshme për rendin kushtetues, dhe përmbajnë në mënyrë kumulative elementët e krimit të përvetësimit të kompetencave të Presidentit të Republikës, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal dhe të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Presidenti i Republikës vlerëson ekzistencën e një rreziku real që i akuzuari Ardian Dvorani të kryejë sërish veprime kriminale dhe mafioze në shkelje të ngjashme të Kushtetutës dhe ligjit, që do të ndikonin drejtpërdrejt në mirëfunksionimin e organeve te reja kushtetuese.

Në këto kushte i njohur me këto fakte, Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, referuar fakteve dhe grupfakteve të mësipërme dhe atyre që qartësohen edhe në dy dekretet e tij, paraqet këtë kallëzim penal pranë organit të akuzës me qëllim vënien nën hetim penal të Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Rekomandimet për Prokurorinë

Presidenti i Republikës, i rekomandon organit të akuzës, të sekuestrojë menjëherë kopje të regjistrimeve nga sistemi i regjistrimit audio për të gjitha mbledhjet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, prej të cilave do të zbulohen edhe fakte e të dhëna shtesë përtej atyre të parashtruara në këtë kallzim.

“Me prioritet në punën tuaj është sekuestrimi i procesverbaleve audio të datave 21 shtator 2019 dhe 9 nëntor 2018 për evituar dëmtimin apo manipulimin e tyre të qëllimshëm. Presidenti i Republikës, vlerëson se organi i akuzës duhet të përfshijë në listat e personave që mund të japin të dhëna të vlefshme për hetimin, kandidatët që kanë marrë pjesë në garë për këto 4 (katër) vakanca, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshilltarët dhe Sekretarinë pranë Gjykatës së Lartë që kanë shërbyer si ndihmësa dhe sekretar për çdo relator dhe KED-në, si dhe të gjithë të pranishmit në mbledhje në mënyrë që të zbardhet më mirë e gjithë  veprimtaria kriminale e shtetasit Ardian Dvorani, apo të dhëna shtesë që mund të evidentojnë vepra të tjera penale që mund të jenë kryer nga ky shtetas”, thuhet më tej në kallzim.

***

LEXO EDHE  Trafik droge nga Spanja në Rumani, nën hetim edhe një 'avokat' shqiptar/ Emri

Kushtetuesja/ Kallëzimi penal për Dvoranin në 3 Prokurori, Meta: Po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi

Presidenti Ilir Meta ka firmosur kallëzimin penal ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Në një postim në FB, kreu i shtetit ka publikuar edhe fotot nga momenti i firmosjes së kallëzimit që e kishte lajmëruar një javë më parë. Meta thotë se me këtë veprim, “si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj”.

***

Kushtetuesja/ Kallëzimi penal i Metës për Dvoranin në 3 Prokurori

Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës Ilir Meta për Kryetarin e KED, Ardian Dvorani do depozitohet sot në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles së Pare për Krimet e Renda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Lajmin e konfirmojnë burime zyrtare nga Presidenca. Paditë do nisen me postë për tre Prokuroritë, shtuan të njëjtat burime.

Kallëzimi nga Meta u njoftua të premten e 15 Nëntorit,. Kallëzimi lidhet me procedurën e vakancave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Sipas Metës, Dvorani ka shkelur ligjin.

“Dëshiroj t’iu bëj të ditur vendimin tim si President i Republikës dhe kryetar i shtetit për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal si President kundër zotit Ardian Dvorani me detyrë kryetar i KED. Unë si President i Republikës dhe kryetar i shtetit e akuzoj për këto vepra penale: Shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”, tha Meta në një deklaratë për mediat nga Presidenca.

Për veprën penale të përvetësimit të titulli apo detyrës dënohet me gjobë ose deri në dy vite burg. Kryerja e veprimeve apo mos veprimeve që ushtron funksionale publike dhe kanë dëmtuar interesat e shtetit dënohet me burgim deri në 7 vite. Kemi parasysh shpërdorimi i detyrës, kryerja apo mos kryerja me dashje e veprimeve apo veprimeve në kundërshtim me kushtetutën është e rëndë. Në këto kushte i njohur me këto fakte. Dorëzimin do ta bëjmë ditën e hënë për të shqyrtuar për prova të tjera apo persona të tjerë që mund ta meritojnë të merren në përgjegjësi penale. Prokuroria të tregojë integritet, pasi një ditë do të bëhet i pashmangshëm. Ai vendim që ishte botuar në 22 shtator që ishte thjeshtë për njoftimin për pikëzimin dhe që është ribotuar sërish. Prokuroria të hetojë dhe dokumentacionin mes KED-së dhe Kuvendit që të shmangë zonja Vorpsi si e vetëshpallur dhe të zgjidheshin dy zonjat e tjera”, shtoi.