• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si i shpëtoi atentatit anëtari i “Gaxhait”/ Larja e hesapeve, nga plagosja e “Çipurit” te …

15:52 : 17/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Larja e hesapeve dyshohet se është motivi i atentatit ndaj Inez Hajrullës. Menaxheri i një klubi nate dhe një agjencie udhëtimesh dyshohet se fshihet pas organizimit të këtij atentati, ku shënjestra shpëtoi i palënduar nga breshëria e plumbave.

Prokuroria e Vlorës ka zbardhur pas gati 7 muajsh autorët e plagosjes së 27- vjeçarit. Dy prej të arrestuarve kanë dalë dje para Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë. Bëhet fjalë për Daut Elmazin, 25 vjeç, dhe Albano Goxhajn, 30 vjeç.

Gjatë seancës së mbajtur me dyer të mbyllura, gjyqtari Hektor Sinanaj ka vendosur në fund të pranojë kërkesën e prokurorit të çështjes, Alfred Saliu. Dy të rinjtë, bashkë me Dejvison Serjanin, 28 vjeç, dhe Ardjan Ahmetin, 26 vjeç, dyshohet se janë atentatorët e 27-vjeçarit Hajrulla. Ngjarja ka ndodhur më 10 maj në zonën e Lungomares, në qytetin bregdetar të Vlorës. Ky është atentati i dytë që Hajrulla i mbijeton, pasi në nëntor 2017 mbeti i plagosur rëndë nga një shpërthim me eksploziv, duke mbetur përgjithmonë invalid. I riu është një emër i njohur i botës së krimit, pasi dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje të rënda.

ATENTATI

Prokuroria e Vlorës nuk jep detaje lidhur me provat se si ka arritur të zbardhë atentatorët, por burime bëjnë të ditur se kjo ka ardhur pas analizimit të pamjeve filmike dhe të analizës së ADN-së së kryer të sendeve, që u gjetën në vendin ku autorët dogjën makinën në fshatin Babicë të Vlorës.

Lexo edhe:

Aksident në Vlorë, tre automjete përplasen në rrugën Transballkanike

“Mashtruesa, hapni derën”, qytetari futet dhunshëm në sallën e Këshillit Bashkiak në Vlorë

Gjithashtu, dyshimet janë konfirmuar dhe nga përgjimet telefonike. Një nga të arrestuarit është nipi i Armando Sulejmanit, i njohur ndryshe me nofkën “Çipuri”. Bëhet fjalë për Elmaz Dautin, i cili dyshohet se është një nga organizatorët kryesorë të këtij atentati, bashkë me tre shokë të fëmijërisë, të lindur dhe rritur në lagjen “1 Maji”. Atentati dyshohet se është zinxhir i disa ngjarjeve kriminale, ku veçohet atentati ndaj “Çipurit”, gjatë të cilit Sulejmani mbeti i plagosur, ndërsa humbën jetën shoku i tij dhe kunati, me të cilët ndodhej në makinë në momentin e breshërisë së plumbave.

Ngjarja ndodhi më 17 shkurt, në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në mesditë, ku në fund vetë Sulejmani përfundoi në pranga, pasi iu kundërpërgjigj autorëve me zjarr dhe vijon të qëndrojë ende në burg. Dauti, në vitin 2017 është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 80 orë punë të detyruar në komunitet, për akuzën e “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërsa një prej tre të rinjve të tjerë është Dejvison Serjani, rezulton menaxher i një klubi nate në kryeqytet dhe i një agjencie udhëtimesh.

Atentati ndaj Inez Hajrullës erdhi rreth katër muaj pas atentatit ndaj Armando Sulejmanit. “Çipuri”, i njohur si anëtar i bandës së “Gaxhait” në Vlorë, dyshohet se ka marrë pjesë direkt ose indirekt në vrasjen e Edison Harizajt, i njohur ndryshe si Edison Faqedjeguri. Harizaj u ekzekutua në një atentat bashkë me mikun e tij, Genti Çaçi, ngjarje e ndodhur në Durrës në nëntor të vitit 2018.

TE ARRESTUARIT PER ATENTATIN:

Albano Goxhaj
Daut Elmazi
Dejvison Serjani
Ardjan Ahmeti

Hakmarrja për Harizajn, si i shpëtoi atentatit anëtari i “Gaxhait”

Armando Sulejmani (Çipuri), i cili mbeti i plagosur në një ngjarje të rëndë të ndodhur në Vlorë në shkurt të 2019-ës, ka dyshime se është përfshirë në vrasjen e një prej “të fortëve” të Vlorës, Edison Harizajt. 43-vjeçari Sulejmani ishte në makinë bashkë me kunatin Orest Rexho dhe shokun Arjan Hasani, të cilët mbetën të vdekur. Sulejmani, i thirrur ndryshe me pseudonimin “Çipuri”, njihet si anëtar i grupit “Gaxhai”, i drejtuar nga Gazmir Brakaj. 42-vjeçari është akuzuar për shumë vrasje, bashkë me disa anëtarë të tjerë të grupit. Gjatë trazirave të vitit 1997, grupi i “Gaxhait” ushtronte aktivitet kriminal në qytetin bregdetar të Vlorës bashkë me dy grupe të tjera, grupin e “Xhelitajve” në lagjen “Çentrale” dhe grupin e Zani Çaushit në lagjen “Çole”.

Pas ekstradimit nga Italia, Sulejmani vuajti dënim me disa vite burg, për të rifituar lirinë në 2016, ku vetëm pak kohë pas daljes nga burgu u synua eliminimi i tij fizik. Nuk dihet se ku ka nisur përplasja mes Sulejmanit dhe Edison Harizajt, por ka dyshime se “Çipuri” është përfshirë në vrasjen e “Il Padrinos”, i cilësuar si një nga njerëzit më të fortë të Vlorës.

Për vrasjen e tij të ndodhur në Durrës në nëntor 2018, dyshohet se autorët kanë qenë me pagesë, por Sulejmani mund të ketë luajtur rol indirekt, pasi Harizaj ishte një nga personat më të ruajtur, për shkak të konflikteve të shumta që kishte nga trafiku i drogës, vrasjet dhe gjobëvëniet.

Gjithashtu, emri i 39-vjeçarit Harizaj doli edhe në vrasjen mafioze të gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe njihej gjithashtu si mik i Emiljano Shullazit. Harizaj, bashkë me shokun e tij, Genti Çaçi, u qëlluan me mbi 50 plumba, ndërsa po udhëtonin në drejtim të Kavajës me një makinë “Audi A8”. /Panorama/

Etiketa: krimeperplasjevlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Vlorë, tre automjete përplasen në rrugën Transballkanike

20:17 : 29/09/2025
AKTUALITET

“Mashtruesa, hapni derën”, qytetari futet dhunshëm në sallën e Këshillit Bashkiak në Vlorë

12:31 : 29/09/2025
AKTUALITET

Policia blindon Vlorën, detajet e para

22:38 : 26/09/2025
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Vlorë

10:21 : 26/09/2025
AKTUALITET

Rama gjen zgjidhje për të shpëtuar nga afera e Tigrave, llamarinat e ndryshkura do konvertohen me gaz

22:53 : 24/09/2025
AKTUALITET

Zjarr në Mifol të Vlorës, digjet parcelë me ullinj

18:41 : 23/09/2025
Para

Dylgjeri ironizon Arta Markun/ Me vrap te noteri, regjistro sondazhin...

TË GJITHA

“Më verbove”/ Dinamika, si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e italianit nga Kamber Sulçaj

20:49 : 29/09/2025

Takimi Trump-Netanyahu, Shtëpia e Bardhë publikon planin e paqes për Gazën

20:39 : 29/09/2025

Korçë/ Gruaja plagos burrin, e godet me hekur në kokë

20:26 : 29/09/2025

Prodhimi në krizë të pandalshme, qeveria e gjen rritjen ekonomike tek vetja

20:23 : 29/09/2025

Aksident në Vlorë, tre automjete përplasen në rrugën Transballkanike

20:17 : 29/09/2025

“Nuk e dini kush jam unë”, eksperti rrëfen detaje nga vrasja e biznesmenit italian

20:05 : 29/09/2025
Foto: Një sasi parash në cash

4.8 mld euro “nën dyshek”/ Rritet sasia e parave jashtë bankave, njerëzit po mbajnë më shumë “cash”

20:03 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com