• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A do të ketë sanksione amerikane kundër Serbisë për shkak të armëve ruse?

18:51 : 08/11/2019
në BOTA

Uashingtoni zyrtar ka dënuar sjelljen e Serbisë, përkundër deklaratës së presidentit Aleksandar Vuçiq, se Serbia nuk ka para për të blerë sistemet raketore ruse S-400. Ky sistem është transportuar së fundi në Serbi, gjatë një stërvitjeje ushtarake serbo-ruse, ashtu si edhe sistemi me rreze të mesme “Pancir“, të cilin Serbia do ta blejë.

Mediat serbe thonë, se të premten (08.11) në Beograd do të viejëpër vizitë nëpunësi amerikan i Departamentit të Amerikan të Shtetit  (DASH) Thomas Zarzecki, i cili drejton grupin 231, të ngarkuar me zbatimin e sanksioneve kundër vendeve dhe kompanive që bashkëpunojnë me Rusinë në sektorin e sigurisë ushtarake.

Vuçiqi ka deklaruar se “disa” po flasin në Serbi për mundësinë e sanksioneve amerikane, me shpresë se do të shkaktojnë një dozë pasigurie. Sipas tij, “Serbia po bën një politikë të përgjegjshme”, me qëllim “që t’i shmanget çdo lloj problemi“.

Në pyetjen e Deutsche Welles, nëse Serbia do të përballet me sanksione, për shkak të armëve ruse, zëdhënësi i DASH i bëri thirrje të gjithë partnerëve që të heqin dorë nga transaksionet të tilla me Rusinë.

„Mosrespektimi i paralajmërimeve tona sjell me vete rrezikun e aplikimit të sanksioneve, në përputhje me ‘aktin për kundërshtimin e armiqve amerikanë’“, u tha në Ministrinë e Jashtme.

Lexo edhe:

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

Trump forcon praninë ushtarake në Venezuelë: Anije, bombardues dhe CIA

Këtu bëhet fjalë për një dokument federal të nënshkruar nga presidenti Donald Trump, në korrik të vitit 2017, dhe të miratuar urgjentisht nga Senati. Ligji është votuar për të vendosur sanksione më të ashpra ndaj Iranit, Koresë së Veriut dhe Rusisë. Por ky ligj ka të bëjë edhe me vendet e tjera. “Shumë herë u kemi shprehur shqetësimin tonë autoriteteve të larta qeveritare në Serbi, për shkak të pajisjes me armë ruse, që nënkupton edhe blerjen e sistemit ‘Pancir’”, thekojnë në DASH.

Larg nga sanksionet?

Dimitar Beçev, një nga ekspertët kryesorë për Ballkanin Perëndimor në Këshillin Atlantik, një organizatë në Uashington që merret me Evropën Juglindore, dyshon që Serbia do ta blejë sistemin raketor S-400. Interesat ekonomike janë një, ndërsa miqësia sllave diçka tjetër, thotë ai. „Ky do të isthe një investim tepër i madh për Serbinë”, thotë Beçev për DW. “SHBA do të mund t’i vendosnin sanksionet kundër Serbisë nëse kjo ndodh, por ajo ende nuk e ka blerë këtë sistem.“

Beçev shpjegon se ka një lloj precedenti edhe në rastin e Turqisë, e cila ka blerë sistemin S400, por ende nuk janë aplikuar sansionet kundër saj. I pyetur nëse SHBA vërtet mund të përdorin sanksionet me qëllim që Serbia të mos e blejë këtë sistem raketor, Beçev thotë se situata është pak më ndryshe, në krahasim me vendet e tjera të rajonit. „SHBA nuk ka ndonjë influencë të madhe në Serbi, sepse nuk kërkohet që ajo të bëhet anëtare e NATO-s. Sanksionet dhe dënimet janë fuqia më e madhe që ajo ka në dorë kundrejt Serbisë. Por nuk mendoj se kjo do të ndodhë shpejt“.

Ofensiva diplomatike

Prej fillimit të ofensivës së re diplomatike amerikane, për gjetjen e një zgjidhjeje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë, sërish është intesifikuar edhe retorika e njohur amerikane e kërcënimeve dhe sugjerimeve. Qëndrimet e Uashingtonit janë të rëndësishme, sepse nga marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës varet edhe gjendja në Bosnjë-Hercegovinë, por edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.

Pas vizitës së fundit të përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Methew Palmer në Beograd dhe takimit me presidentin Vuçiq, diplomati amerikan nuk ka kërcënuar qartë me sanksione. „Mua vërtet më duket e paqartë politika amerikane ndaj armatimeve nga Rusia dhe Kina“, thotë për DW, Daniel Server. Server thotë se Beogradi dhe Kroacia, e cila është anëtare e NATO-s, kanë nisur një lloj gare për armatime.

OKB e përmbajtur

„SHBA dhe Rusia kanë mendime të ndryshme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor”, thonë në Ministrinë e Jashtme amerikane. “Moska kundërshton integrimet e këtij rajoni në strukturat perëndimore dhe pengon zgjidhjen e tensioneve ndëretnike atje. Ajo do të margjinalizojë influencën amerikane dhe evropiane, me qëllim që këto vende të mos mund të ndërtojnë një politikë të pavarur.” Ndërsa SHBA mbështet këtë rrugë të integrimevetë rajonit dhe të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Moska po vepron si “shkatërruese”, ndërsa “përvoja na thotë se Rusia ka një influencë të kufizuar“, mendon Beçev. „Rusia nuk mund të influencojë procesin e zgjerimit të BE. Këtë mund ta bëjnë Franca, Gjermania dhe vendet e tjera, të cilat vendosin për këtë çështje“.

OKB është e përmbajtur në komentimet e veprimeve të shteteve sovrane, thotë Farhan Hak, zëdhënës i sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guteres, duke shtuar se në plan të parë duhet të jetë bashkëpunimi ekonomik dhe social në Ballkan. OKB preferon “angazhimin diplomatik për zgjidhjen e problemeve“.

“Prioriteti ynë është angazhimi i vendeve që sigurinë e tyre ta garantojnë përmes bashkëpunimit me vendet fqinje, përmes diplomacisë dhe bisedimeve“, thotë Hak. Zëdhënësi i  Guteresit nuk deshi t’i përgjigjet pyetjes nëse sekretari i Përgjithshëm i OKB është i shqetësuar nga gara e armatimeve në Ballkan.

Etiketa: SerbiSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025
BOTA

Trump forcon praninë ushtarake në Venezuelë: Anije, bombardues dhe CIA

17:10 : 25/10/2025
BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
BOTA

“Nuk kam mbaruar ende”, Kamala Harris: Mund të kandidoj sërish për presidente

16:22 : 25/10/2025
BOTA

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin Trump-Xi Jinping, i pari që nga 2019

19:55 : 24/10/2025
Para

"Mjerë ata që do guxojnë të prekin votën"/ Basha- Rexhep Rrajës: Do e shohësh ti e gjithë sorollopi yt

TË GJITHA

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

20:54 : 25/10/2025

Pakistani paralajmëron Afganistanin: “Luftë e hapur” nëse bisedimet dështojnë

20:37 : 25/10/2025

Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit

20:18 : 25/10/2025

Përplasen tre makina në Gjadër, pesë të plagosur mes tyre një vajzë e vogël

20:00 : 25/10/2025

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

19:46 : 25/10/2025

Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

19:21 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com