• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Daniela Shirka përballet me vetingun/ Ja dy problemet e evidentuara

20:24 : 07/11/2019
në AKTUALITET, VETTING

Mungesa e burimeve të ligjshme e një prej huadhënësve për një apartament dhe një vendim i dhënë prej saj dhe dy gjyqtarëve të tjerë në Gjykatën e Elbasanit, u theksuan si dy probleme të gjyqtares së Gjykatës së Krimeve të Rënda, Daniela Shirka gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Trupa gjyqësore që po kryen rivlerësimin e Shirkas përbëhet nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Roland Ilia relator dhe Genta Tafa (Bungo) anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm John Leonardo. Komisioni bëri me dije se e kishte përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Shirka në të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimin.

Daniela Shirka e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2003 gjatë kohës që ishte në Shkollën e Magjistraturës. Ajo është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit në vitin 2004 ku ka shërbyer deri në vitin 2015 kur u dekretua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Pasuria

Relatori i çështjes Roland Ilia renditi në fillim të seancës pasuritë e pasqyruara nga gjyqtarja Shirka në deklaratën veting, nga të cilat u evidentua mungesë e burimeve të ligjshme financiare në vlerën -1.7 milionë lekë për blerjen e një apartamenti në vitin 2012. Ilia tha se për këtë apartament me sipërfaqe 92 m2 të blerë në Tiranë, subjekti ka deklaruar si burim krijimi 3 milionë lekë nga pagat dhe kursimet ndër vite si edhe vlerën 3.5 milionë lekë të marrë hua nga persona të ndryshëm.

Lexo edhe:

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Ardiana Bera

ILD kërkon “Vërejtje Publike” për gjyqtaren Antonela Prendi për shkelje disiplinore

Sipas Komisionit, Shirka ka deklaruar se bashkëshorti i saj ka marrë një hua 2 milionë lekë në vitin 2012 nga shtetasi B.L dhe se e ka shlyer dy vite më pas. Si burim financiar që ka shërbyer për shlyerjen e kredisë, Shirka ka deklaruar pagat e saj e të bashkëshortit dhe të ardhura të përfituara nga shpronësimi i një sipërfaqeje toke. Ilia pohoi se nuk arrihej të provohej mundësia financiare e huadhënësit B.L për t’i dhënë bashkëshortit të gjyqtares vlerën 2 milionë lekë në vitin 2011.

“Komisioni konstaton pamundësinë financiare në vlerën -1.7 milionë lekë për blerjen e apartamentit”, pohoi relatori Ilia. Ai shtoi se pas kalimit të povës, gjyqtarja Shirka kishte depozituar shpjegime e prova që do të vlerësohen gjatë marrjes së vendimit përfundimtar.

Në fjalën e saj, gjyqtarja Shirka tha se huadhënësi ka qenë i regjistruar si biznes i vogël dhe se ka patur fitim të thjeshtuar. Ajo pretendoi se kjo gjë ishte e provueshme dhe për pasojë huadhënësi nuk ka patur detyrim të deklarojë situacionet. “Ai e ka të pamundur të provojë me shkresa të ardhurat”, theksoi gjyqtarja Shirka e cila shtoi se hudhanësi ka pasur xhiro të mjaftueshme që tregon se ka pasur burime financiare. Ndërsa për tre huatë e tjera nga 500 mijë lekë, nuk u identifikuan pamundësi financiare të huadhënësve.

Ndërkohë, u identifikua fakti se bashkëshorti i gjyqtares Shirka, si punonjës i Albtelekom ka blerë bono të kësaj shoqërie në vlerën 50 mijë lekë dhe se zotëron 0.0003% të aksioneve të saj. Blerjen e këtyre bonove e ka kryer para lidhjes së martesës me gjyqtaren Shirka. Ilia tha se gjatë kësaj periudhe, Albtelekom ka marrë pjesë në 245 procedura prokurimi. Ai theksoi se personat e lidhur të gjyqtarëve apo prokurorëve e kanë të ndaluar të marrin pjesë në tendera publikë. Sipas selatorit të çështjes, gjyqtarja Shirka ka depozituar shpjegime e prova të cilat do të vlerësohen.

Komisioni nuk identifikoi probleme për një apartament 49.6 m2 në Tiranë, ku Shirka rezulton bashkëpronare me prindërit. Të saktë janë gjetur edhe deklarimi i blerjes së një autoveture në vitin 2009 për shumën 430 mijë lekë dhe përdorimi i një apartamnti në Tiranë për periudhën 2009-2012.

Relatori Ilia tha se gjyqtarja Shirka ka kryer deklarim të saktë edhe për likujditetet, si për depozitat apo llogaritë bankare, ashtu edhe për gjendjen cash.

Profesionalizimi

Raporti i Këshillit të Lartë Gjyqësor lidhur me profesionalizimin e gjyqtares Shirka ishte pozitiv. Relatori Ilia tha se edhe dy denoncimet e kryera nga publiku kanë rezultuar pa indicie për të çelur ndonjë hetim.

Ndërkohë, u identifikua një çështje gjyqësore e vitit 2007 lidhur me subjektin e atëhershëm nën hetim Xh.I. të akuzuar nga prokuroria për vrasje në rrethana të tjera cilësuese të tre personave, e mbetur në tentativë. Relatori Roland Ilia tha se trupa gjykuese ku bënte pjesë në cilësinë anëtares edhe gjyqtarja Daniela Shirka, e ka ndryshuar akuzën e prokurorisë duke e klasifikuar si plagosje e më pas e ka pushuar hetimin në ngarkim të Xh.I për shkak të amnistisë së kësaj vepre penale. Trupa gjykuese ka vendosur t’i heqë të pandehurit Xh.I edhe masën e sigurisë arrest në burg dhe e ka liruar.

Por ky vendim i Gjykatës së Elbasanit është ndryshuar nga Apeli Durrës që e ka shpallur fajtor Xh.I për veprën penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese të tre perosnave, e mbetur në tentativë dhe e ka dënuar me 8 vjet heqje lirie. Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e kryer nga Xh.I duke lënë në fuqi vendimin e Apelit Durrës. Ilia tha se, lidhur me keto konstatime subjekti ka dhënë shpjegime që do të merren parasysh gjatë vlerësimit përfundimtar.

Në fjalën e saj, gjyqtarja Daniela Shirka pohoi se Apeli Durrës nuk kishte konstatuar shkelje, por se ndryshimi i vendimit kishte të bënte me vlerësimin e provave. “Nuk ka të bëjë me shkelje disiplinore”, tha ajo.

“Konkluzioni ka ardhur si rezultat i vlerësimit të provave dhe aktit të ekspertimit mjeko-ligjor. Edhe vetë prokuroria nuk ka kërkuar masë maksimale të dënimit”, tha ndër të tjera gjyqtarja Shirka.

“Fakti që në folenë armës ishte edhe vetëm një fishek dhe se autori kishte qenë afër me personin tjetër, tregon se ai nuk ka pasur qëllim të vrasë njeri. Besoj se në vendimarrje kam zbatuar vetëm ligjin”, shpjegoi Shirka para trupës së KPK-së.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka dorëzuar pranë Komisionit një raport pozitiv për pastërtinë e figurës së gjyqtares Daniela Shirka. Edhe Komisioni ka konkluduar përshtatshmërinë e subjektit për të vazhduar detyrën lidhur me këtë kriter.

Në fund të seancës dëgjimore ajo e cilësoi procesin e rivlerësimit si mjaft transparent dhe tha se kishte punuar gjatë gjithë kohës me ndershmëri e integritet. Shirka i kërkoi Komisionit konfirmimin e saj në detyrë. KPK do të shpallë vendimin më datë 8 nëntor, ora 09:45.(BIRN)

Etiketa: gjyqtareshirkavetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Ardiana Bera

08:30 : 21/05/2025
AKTUALITET

ILD kërkon “Vërejtje Publike” për gjyqtaren Antonela Prendi për shkelje disiplinore

14:05 : 19/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

20:08 : 06/05/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtares Ardiana Bera

09:55 : 06/05/2025
RAJONI

Pejë – Gjyqtarja dhe të pranishmit në seancë kërcënohen me kallash, arratiset i dyshuari

22:21 : 30/04/2025
Para

Shqiptari tentoi të grabiste bankën, policia i vihet në ndjekje, kapet në kohë rekord

TË GJITHA

Kultivoi parcelë me 223 fidanë kanabis, vihet në pranga 24-vjeçari në Fier

09:50 : 06/06/2025

Vlorë – I moshuari harron sobën ndezur, përfshihet nga flakët banesa

09:42 : 06/06/2025

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

09:27 : 06/06/2025

Moska godet Kievin, raketat bien mbi Ukrainë, katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

09:25 : 06/06/2025

Tre shqiptarë grabisin një farmaci por përplasen me automjetin e një polici gjatë arratisjes, 4 të vdekur

09:17 : 06/06/2025

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com