• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërhyrjet e huaja në zgjedhje, PS paraqet pr/rezolutën në Kuvend/ Ja çfarë kërkohet

11:36 : 29/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend Projekt-Rezolutën për “ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”.

Në draftin e paraqitur nga Taulant Balla thuhet se ndërhyrja elektorale e huaj është një sfidë e madhe pasi paraqet rreziqe serioze për shoqërinë dhe institucionet demokratike shqiptare, të drejtat dhe liritë themelore, sundimin e ligjit, sigurinë, mirëqenien ekonomike dhe, në fund të fundit, përbën një sfidë për sovranitetin e Shqipërisë.

“Tentativa nga aktorë të huaj publikë dhe jo publikë për të ndikuar në vendim-marrjen në Shqipëri apo për të ushtruar presion mbi vlerat demokratike, të shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut, solidaritetit dhe barazisë me mjete të ndërhyrjes keqdashëse janë pjesë e një trendi mbarë botëror”, thuhet në draftin e paraqitur.

Rezoluta e plotë e propozuar nga PS

Lexo edhe:

Kreu i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë: Rama dhe Berisha e kanë kapur Shqipërinë prej fyti

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

PROJEKT-REZOLUTË
PËR NDËRHYRJET E HUAJA NË PROCESET ELEKTORALE DHE DEZINFORMIMIN NË PROCESET DEMOKRATIKE KOMBËTARE

Kuvendi i Shqipërisë

– Duke vlerësuar se ndërhyrjet e huaja në mënyrë të parregullt në proceset elektorale, dezinformimi dhe lajmet e rreme në proceset demokratike polarizojnë opinionin publik, nxisin akte të dhunshme dhe gjuhën e urrejtjes duke minuar demokracinë dhe zbehur bësimin publik në proceset demokratike;

– Duke pasur parasysh se ndërhyrja elektorale e huaj përbën një sfidë të madhe pasi paraqet rreziqe serioze për shoqërinë dhe institucionet demokratike shqiptare, të drejtat dhe liritë themelore, sundimin e ligjit, sigurinë, mirëqenien ekonomike dhe, në fund të fundit, përbën një sfidë për sovranitetin e Shqipërisë;

– Duke pasur parasysh që ndërlidhja globale e njerëzve dhe ekonomive me instrumenta dixhitale dhe teknologji të reja është përdorur dhe keqpërdorur nga shtete të caktuara që merren me ndërhyrje të huaj; ku mediat, veçanërisht platformat sociale, lehtësisht mund të shfrytëzohen për të përhapur dezinformimin

– Referuar:

• Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave Civile dhe Politike të 16 Dhjetorit 1966, dhe konkretisht neneve 2, 17, 19, 20 dhe 25;
• Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, veçanërisht Neneve 8, 9, 10, 11, 13, 16 dhe 17 të saj, dhe Protokollit të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, veçanërisht nenit 3 të saj;Traktatit për Bashkimin Evropian (TBE), Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFBE), Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian, veçanërisht nenet 7, 8, 11, 12, 39, 40, 47 dhe 52 të saj, duke marrë shkas nga Rezoluta e Parlamentit Evropian e datës 10 Tetor 2019 mbi ndërhyrjen e huaj elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare dhe Evropiane, (2019/2810(RSP) dhe Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës nr. 2255 të 2019 mbi “Shërbimin publik të mediave në kontekstin e dezinformimit dhe propagandës”
Në kushtet ku:

a) tentativa nga aktorë të huaj publikë dhe jo publikë për të ndikuar në vendim-marrjen në Shqipëri apo për të ushtruar presion mbi vlerat demokratike, të shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut, solidaritetit dhe barazisë me mjete të ndërhyrjes keqdashëse janë pjesë e një trendi mbarë botëror;

b) ndërhyrja e huaj mund të marrë forma të ndryshme përfshirë fushatat e dezinformimit në mediat sociale për të formësuar opinionin publik, sulmet kibernetike që synojnë infrastrukturën kritike në lidhje me zgjedhjet, mbështetjen e drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë financiare të aktorëve politikë;

c) duhet të rritet ndërgjegjësimi për fushatat e dezinformimit të Rusisë, pasi ky i fundit përbën burimin kryesor nga i cili buron dezinformimi në rajon, Evropë e më gjerë;

d) aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë nga vendet e treta, përpos Rusisë, janë të përfshirë në ndërhyrje dashakeqe në debate publike të vendit tonë;

e) shkalla e akteve të ndërhyrjeve dashakeqe kërkon koordinim të të gjitha institucioneve kombëtare në përgjigje të saj;

f) në vendet anëtare të BE-së, disa hetime kanë treguar që rregullat e rëndësishme elektorale janë shkelur ose anashkaluar, veçanërisht dispozitat ekzistuese për transparencën e financimit të fushatës, me pretendime për shpenzime politike nga organizata jo-fitimprurëse me burime të vendeve të treta, veçanërisht nga Rusia;

g) pritet që zgjedhjet e përgjithshme të zhvillohen në Shqipëri në 2021;

KUVENDI I SHQIPËRISË

1. Nënvizon se liria e fjalës dhe e të shprehurit, mbrojtja e të dhënave personale dhe pluralizmit të mediave, janë në thelb të shoqërive demokratike dhe sigurojnë mbrojtjen më të mirë kundër fushatave dezinformuese dhe propagandës armiqësore;

2. Vlerëson nevojën e miratimit sa më shpejt të masave të nevojshme legjislative dhe administrative për të parandaluar dhe luftuar dezinformimin në zbatim të praktikave më të mira evropiane me qëllim mbrojtjen e proceseve demokratike dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet publike.

3. Përsërit se ndërhyrja e huaj në zgjedhje minon të drejtën e shtetasve për të thënë fjalën e tyre në qeverisjen e vendit, direkt ose përmes përfaqësuesve të zgjedhur, siç përcaktohet në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe se një ndërhyrje e tillë nga shtetet e tjera përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, edhe kur nuk ka përdorim të forcës ushtarake, kërcënim për integritetin territorial ose kërcënim për pavarësinë politike;

4. Beson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë në zemër të procesit demokratik dhe prandaj kërkon që institucionet e vendit të ndërmarrin veprime për këtë çështje, në kuadër edhe të proceseve integruese të vendit në BE; Vëren me shqetësim se Bashkimi Europian është thellësisht të shqetësuar për “natyrën jashtëzakonisht të rrezikshme të propagandës ruse, e cila është burimi kryesor i dezinformimit në Evropë dhe që është dyfishuar që nga janari 2019 (me 998 raste) në krahasim me 2018 (me 434 raste)”.

5. Konsideron se ndërhyrja elektorale synon të ketë ndikim në përbërjen e institucioneve të vendit;

6. Beson se këto kërcënime nuk mund të adresohen vetëm nga autoritetet kombëtare që punojnë në izolim dhe as nga vetë-rregullimi i sektorit privat, por kërkojnë një qasje të koordinuar në shumë-nivele, me shumë palë të interesuara;

7. Konsideron se një kornizë ligjore për trajtimin e kërcënimeve hibride, përfshirë sulmet në internet dhe dezinformimin, duhet të zhvillohet si në Shqipëri ashtu edhe në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, në mënyrë që të mundësojë një reagim të efektshëm ndaj këtij fenomeni;

8. U bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të vazhdojnë me përpjekjet e tyre për të siguruar që procesi demokratik, si dhe zgjedhjet, të mbrohen nga ndërhyrjet dhe manipulimet e aktorëve të huaj shtetërorë dhe jo-shtetërorë;

9. Thekson në veçanti nevojën për të përmirësuar edukimin e mediave dhe arsimimin qytetar përmes kulturës dhe shkollimit që në moshë të re, në mënyrë që të mundësojë ata që synohen nga fushatat dezinformuese të arrijnë të identifikojnë informacionin e dhënë si të njëanshëm;

10. Inkurajon institucionet përgjegjëse, të përfshijnë në kurrikulat shkollore, dhe të zhvillojnë fushata informuese të synuara me segmente të caktuara të popullatës që janë më të prekshëm ndaj dezinformimit;

11. Inkurajon organizimin e trajnimeve dhe workshopeve të vazhdueshme për shkëmbimin e praktikave më të mira për të kundërshtuar propagandën dhe dezinformimin;

12. I bën thirrje institucioneve kompetente të vlerësojnë ndërhyrjet e mundshme në legjislacion, marrjen e masave ligjore dhe administrative, të cilat kanë kompromentuar lirinë e shprehjes, mund të konsistojnë në ndërhyrje nga platformat e mediave sociale me qëllim të etiketimit sistematik të përmbajtjes, rishikimin e algoritmeve në mënyrë që t’i bëjnë ato sa më të paanshëm që të jetë e mundur, dhe mbylljen e llogarive të personave që merren me veprimtari të paligjshme dhe që synojnë prishjen e proceseve demokratike ose nxitjen e gjuhës së urrejtjes;

13. I bën thirrje institucioneve kompetente të hartojnë masat përkatëse për transparencën dhe auditimin e financimeve të partive politike dhe organizatave politike, përfshi financimet e huaja si dhe të marrin nisma ose nxisin ndërmarrjen e nismave për ndryshime ligjore në këtë drejtim.

14. I kërkon Komisionit të Reformës Zgjedhore të adresojë transparencën dhe auditimin e financimeve të partive politike dhe organizatave politike, përfshi financimet e huaja në fushata elektorale dhe gjatë ushtrimit të veprimtarisë politike.

15. I kërkon organeve kompetente të vlerësojnë nevojën e krijimin të Task Forcave ose fuqizimin e institucioneve aktuale me ekspertizë të posaçme për të forcuar parandalimin e fenomenit të dezinformimit si dhe për të ndaluar çdo ndërhyrje të huaj të parregullt ose financim të paligjshëm në proceset elektorale dhe demokratike në vendin tonë.

Etiketa: kuvendpsrezoluta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kreu i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë: Rama dhe Berisha e kanë kapur Shqipërinë prej fyti

19:35 : 25/06/2026
AKTUALITET

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

19:12 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama “vishet” me flamingo, Koçeku i përgjigjet me kullën: Provoje me këtë

18:03 : 25/06/2026
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

12:15 : 25/06/2026
AKTUALITET

Ermelinda Meksi kundër Ramës: PS ka humbur aftësinë për t’u vetëkorrigjuar

20:47 : 24/06/2026
AKTUALITET

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026
Para

Dikur organizata e plehut protestoi kundër bashkimit të dy Gjermanive, sot sulmohet gruaja e Macron

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet