• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vrasja e Al-Baghdadi, si u zbulua vendndodhja e liderit të ISIS/ Operacioni sekret

09:52 : 28/10/2019
në BOTA

Abu Bakr al-Baghdadi, kreu i ISIS, mori tre fëmijët e tij me vete në tentativën për t’u arratisur forcave amerikane përpara se të kryente vetëvrasje.

Franks Gardner raportoi për BBC mbi operacionin e forcave ushtarake amerikane në veri perëndim të Sirisë, të cilët goditën bazën e grupit islamik.

Sipas tij, 8 helikopterë ushtarakë të forcave speciale ndaluan në bazën e tyre nga ku goditën edhe godinën ku kishin informacion se gjendej lideri islamik.

Në tentativë për arratisje, Abu Bakr al-Baghdadi mori tre fëmijët e tij dhe u fut në një tunel të nëndheshëm nga ku ndiqej nga komandot amerikanë.

Sipas BBC, ai kishte veshur një jelek me bombë duke e shpërthyer më pas e duke i shkaktuar dhe vdekjen fëmijëve të tij.

Lexo edhe:

Operacioni në Itali, SPAK risekuestroi eurot e priftit nga Polonia. 680 mijë € janë donacione apo para droge?

Turqia arreston 10 të dyshuar të ISIS-it në Siri

Operacioni

Presidenti Donald Trump kishte miratuar misionin gati një javë para se të ndodhte. Operacioni i fshehtë filloi rreth orës 05:00 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa tetë helikopterë që transportonin ekipe të trupave elitare amerikane, përfshirë operatorët “Delta Force”, fluturuan një orë e dhjetë minuta mbi territorin e rrezikshëm drejt kompleksit në veri të Sirisë, në fshatin Barisha të Idlib ku ndodhej Abu Bakr al-Baghdadi. Shumë avionë të tjerë amerikanë dhe anije u përfshinë gjithashtu në mision.

Helikopterët u përballën gjatë rrugës me të shtëna. Avionët amerikanë iu përgjigjën me zjarr dhe e eliminuan kërcënimin. Pasi mbërritën në kompleks, trupat amerikane prishën një mur për të shmangur një hyrje me kurthe dhe më pas vranë disa luftëtarëve të ISIS gjatë një beteje me armë.

Të paktën dy luftëtarë të ISIS u kapën dhe 11 fëmijë u morën nga autoritetet. Dy nga gratë e Baghdadit u vranë gjatë operacionit dhe jelekët e tyre të vetëvrasjeve mbetën të pashpërthyer. Në fund, Al Baghdadi, i cili ishte gjithashtu i veshur me një jelek vetëvrasjeje, u fut në një tunel pa dalje me tre fëmijë.

Ai arriti në fundin e tunelit, ndërsa qentë e ndiqnin pas dhe e aktivizoi eksplozivin në jelek, duke vrarë veten dhe tre fëmijët. Trupi i tij ishte gjymtuar nga shpërthimi, por u identifikua pas testeve. Al-Baghdadi ishte shënjestra e operacionit të fshehtë në bastionin e fundit të opozitës së dominuar nga islamikët, një fraksion që është përplasur me ISIS gjatë viteve të fundit. Anëtarët e Ekipit Delta të Komandës së Operacioneve Speciale kryen operacionin e së shtunës në nivelin e lartë, pasi morën inteligjencën vepruese. Vendndodhja e bastisjes nga trupat e operacioneve speciale kishte qenë nën mbikëqyrje prej disa ca kohësh.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien tha në NBC se pritej që SHBA të ndiqte të njëjtin protokoll si me Osama Bin Laden në 2011, trupi i të cilit u la në det. Pas vdekjes së Al Baghdadit ka pasur reagime nga vende të ndryshme. Qeveria e Irakut pranoi bashkëpunimin me SHBA.

“Pas punës së gjerë nga një ekip i përkushtuar për më shumë se një vit, Shërbimi Informativ Kombëtar i Irakut ishte në gjendje të zbulonte me saktësi fshehjen e terroristit Abu Bakr Al-Baghdadi në provincën siriane të Idlib”, njoftoi qeveria irakiane. Ndërsa ministri i Informacionit në Iran, Mohammad Javad Azari-Jahromi, ka shkruar: “Punë e madhe shumë, thjesht vratë krijesën tuaj” (duke akuzuar SHBA për krijimin e ISIS).

Në Turqi, Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se: “Vrasja e drejtuesit të Daesh shënon një pikë kthese në luftën tonë të përbashkët kundër terrorizmit”. Ndihmësi i lartë i Erdoganit, Fahrettin Altun, tha për Reuters: “Turqia ishte krenare që ndihmoi SHBA, aleatin tonë të NATO-s, të sillnin para një drejtësisë një terrorist famëkeq”.

Bagdadi u shfaq në 2014, kur ai njoftoi krijimin e një “kalifati” në zonat e Irakut dhe Sirisë.

Ai u vendos në krye të grupit xhihadist në vitin 2010, dhe më 2013-ën do të shpallte krijimin e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, që ndryshe njihet si ISIS, në bashkëpunim me një celulë militante të al-Kaedës.

Në pesë vitet e para, grupi do të ndërmerrte qindra sulme kamikaze që do të vrisnin mbi 2,000 civilë nëpër botë.

Për herë të fundit al-Bagdadi ishte shfaqur për mediet në prill të këtij viti, kur pas sulmeve kamikaze që do të linin mbi 250 të vdekur në ditën e Pashkëve në Sri-Lankë, ai do të shpallte krijimin e kalifatit të Shtetit Islamik me shtrirje nga Siria deri në Irak.

Etiketa: al baghdatISISoperacioni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Operacioni në Itali, SPAK risekuestroi eurot e priftit nga Polonia. 680 mijë € janë donacione apo para droge?

15:58 : 26/05/2026
BOTA

Turqia arreston 10 të dyshuar të ISIS-it në Siri

14:32 : 23/05/2026
BOTA

SHBA njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it, Abu Bilal al-Minuki

09:16 : 16/05/2026
BOTA

Po planifikonte një sulm terrorist në emër të ISIS, arrestohet 17-vjeçari në Hamburg

18:19 : 11/05/2026
AKTUALITET

DETAJE nga operacioni i Call Center-ave në Tiranë, kush janë të arrestuarit /EMRAT

09:17 : 14/04/2026
AKTUALITET

Fëmijët shqiptarë në Siri/ Terrorizmi brenda kampit Al-hol dhe rreziku i shqiptarëve të mbetur atje

22:30 : 06/03/2026
Para

Kriza politike, dy raportuesit e KiE zbarkojnë në Tiranë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom