“Të mos merremi fare as me Francën, as me Holandën, as me BE-në. Le të merremi me një fakt tepër konkret. Raporti i fundit i Bankës Botërore “Doing Business”, pra për mundësitë për të bërë biznes në një vend, e rendit Shqipërinë 19 vende më keq, pra të përkeqësuar, sesa një vit më parë”.
Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta në një intervistë për News 24, ndërsa ka theksuar se përpara se qeveria të ndërmarrë një fushatë demonizuese ndaj Francës, Holandës apo vendeve të tjera skeptike të BE-së që nuk pranuan hapjen e negociatave me Shqipërinë, duhet të ndalet tek ky raport i “Doing Business”.
Raporti i fundit të “Doing Business” e rendit Shqipërinë 19 vende më keq, në krahasim me një vit më parë.
“Por të mos merremi fare as me Francën, as me Holandën, as me BE-në. Le të merremi me një fakt tepër konkret. Raporti i fundit i Bankës Botërore “Doing Business”, pra për mundësitë për të bërë biznes në një vend, e rendit Shqipërinë 19 vende më keq, pra të përkeqësuar, sesa një vit më parë Maqedonia e Veriut është e 17-ta në botë, Shqipëria është e 82-ta dhe Kosova e 57-ta. Pse një vend si Maqedonia e Veriut, që nuk ka akses në det, nuk ka akses në porte, që ka pasur dhe probleme që së fundmi i ka zgjidhur me Greqinë apo me fqinjët e tjerë, apo Kosova gjithashtu që është në një pozitë jo shumë të favorshme, të kenë një renditje shumë herë më të mirë sesa Shqipëria?
Përse Shqipëria që ka disa avantazhe të jashtëzakonshme, nuk ka probleme me fqinjët, ka një akses të jashtëzakonshëm në det, ka portet, ka çdo gjë tjetër, të jetë një këtë situatë kaq të rëndë? Sepse në fund fare kjo i thotë të gjitha, çdo gjë tjetër që mund të themi ne apo mund të thotë dikush tjetër, mund të konsiderohet edhe si një qëndrim politik, dashamirës apo dashakeqës. Por, fakti është që pozita e Shqipërisë është përkeqësuar në raport me një vit më parë me 19 vende dhe kjo është tërësisht e papranueshme”, tha Meta.
Gazetari: Jemi në këtë situatë që, opozita është jashtë parlamentit, Ju keni bërë përpjekjet tuaja keni dekretuar një datë për zgjedhjet lokale, datën 13 tetor, që nuk u përfill nga mazhoranca, nga institucionet, nga KQZ-ja, nga ato që kanë ngelur. Në këtë aspekt, çfarë keni ndërmend të bëni diçka tjetër si Kryetar i Shtetit për ta zgjidhur këtë dhe a mendoni ajo që propozon opozita, zgjedhjet e parakohshme në 2020, parlamentaredhe lokale bashkë do të ishin një zgjidhje?
Presidenti Meta: Nuk jam i shqetësuar për mospërfilljen e dekreteve të Presidentit nga mazhoranca aktuale, sepse kjo nuk përbën një shqetësim për mua si President në planin personal. Shqetësimi im është mospërfillja në tërësi nga mazhoranca e shtetit të së drejtës dhe e respektimit të parimeve mbi të cilat ai funksionon. Po të ishte përfillur dekreti i Presidentit dhe të ishte respektuar sipas ligjit,sigurisht që Shqipëria do të kishte marrë një dritë jeshile për çeljen e negociatave.
Gazetari: Jeni i bindur për këtë?
Presidenti Meta:Në rastin më të keq Shqipëria do të kishte marrë një mbështetje shumë herëmë të madhe nga Bundestagu gjerman dhe do kishte shumë më pak kushte në rezolutën apo qëndrimin e Bundestagut sesa ka aktualisht,ku përfshihet edhe qëndrimii Gjykatës Kushtetuese, përsa i takon çështjes së legjitimitetittë zgjedhjeve vendore. Këto qëndrime vetëm sa kanë dëmtuar vendin dhe kanë treguar se ku qëndron burimi i vërtetë i gjithë kësaj krize artificiale, që unë e theksoj se është artificiale, që është krijuar në vendin tonë prej një kohe të gjatë.
Megjithatë, unë shpresoj të ketë një reflektim. Unë asnjëherë nuk kam patur besim që çështja e integrimit mund të zgjidhet me lobim, këtë e kam thënë në mënyrë sistematike. Çështja e integrimit duhet të zgjidhet vetëmpërmes reformave dhe realizimit të standardeveqë kërkon Bashkimi Europian.
Nuk mund të themi ne sotse na ka refuzuar Franca, Holanda, Danimarka, Spanja, Finlanda apo ku di unë. Ne duhet të kemi të qartë se kështu funksionon Europa, edhe një vend i vetëm e ka këtë të drejtë, e ka këtë mundësitë kushtëzojë një qëndrim në nivel europian.
Nuk është çështje shumice. Ne këto gjëra i kemi ditur dhe i dimë.
Franca na ka paralajmëruar për shqetësimin që ka për azilkërkuesit dhe statistikat janë mjaft serioze. Ne themi që ky është një problem i brendshëm Francës.
Nuk është problem i brendshëm Francës, në rast se në Francë ti je vendi që për numër banorësh pas Afganistanit, je vendi i dytëqë e shqetëson me azilkërkimin.
Në qoftëse ti del përditë në gazetate Francës, në qoftëse kjo çështje i del përditë në parlament, në qoftëseopozita në Francëe ngre përditë, atëherë ti si e ndihmon Presidentin Macron apo qeverinë franceze që t’u thotë vendimmarrësve të tjerë atje, qëky vërtetështë një problem për ne, porky problem nuk vjen nga Shqipëria, por nga vende të tjera dhe se Shqipëria është një vend që po i përmbush detyrimet e veta dhe ndaj Francës.
Pra,vërtetë është një problem i brendshëm emigracioni dhe azili në Francë dhe në BE, por ne për fat të keq jemi kontribuues dhe burim i këtij problemi në mënyrë të pajustifikuar, ndaj edhe ai thotë: Meqë ia dhamë Shqipërisë liberalizimin e vizave dhe që Shqipëria është e angazhuar dhe detyruar – se janë gjithë ato angazhime që duhet të bëhen për të ruajtur këtë të drejtë që kemi fituar – meqenëse ky vend apo një vend tjetër në një rast të tillë i shkel detyrimet më pas, atëherë ne nukkemi pse t’ia japim këtë të drejtë në mënyrë që të cenojë interesat tona. Kjo që ai thotë, ne nuk na vjen mirë, por nuk mund të thuash qëështë jashtë logjikës së një politikani apo të një vendi që do tëmbrojë edhe standardine qytetarëve të vet, që do të mbrojë edhe standardin e BE-së.
Pra, duhet gjithmonë të thellohemi dhe të reflektojmë në demonstrimin e asaj, që ne jemi serioz për çështjen e Bashkimit Europian, ne i përmbushim detyrimet dhe ne i meritojmë ato të drejta që kemi fituar apo që kërkojmë.
Gazetari: Në këtë kuadër, çështja është te gjetja e një zgjidhjeje dhe pyetja është a janëzgjedhjet e parakohshme parlamentare një mënyrë zgjidhjeje për të rikthyer legjitimitetin e institucioneve kryesore?
Presidenti Meta:Pa asnjë diskutim që zgjidhja është dhe zgjidhja për mendimin tim është te qëndrimi që ka mbajtur Bundestagu gjerman. Aty po ta lexojmë me vëmendje i kemi të gjitha kushtet, standardet që duhet të realizojë Shqipëria për të qenë e besueshme për çeljen e negociatave dhe aty duhet të përqendrohet e gjithë klasa politike.
Gazetari: Zoti President, duke iu referuar opinionin final të Komisionit të Venecias aty del qartë që ju nuk keni kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës siç pretendon mazhoranca, që ka ndërmarrë nismën për shkarkimin tuaj, por nga ana tjetër a mendoni që ai opinion i një institucioni të rëndësishëm, siç është Komisioni i Venecias, i legjitimon zgjedhjet e 30 qershorit, duke pasur parasysh se thotë që ju nuk kishit të drejtë tështynit zgjedhjet për shkak të mungesës së një emergjence?
Presidenti Meta:Duhet të jemi shumë të qartë. Komisioni i Venecias nuk ka thënë, shkelje e rëndë jo e jo që s’bëhet fjalë, por nuk ka thënë as shkelje e lehtë apo çdo lloj shkelje e Kushtetutës. Nuk ekziston asgjëkundtermi “violation”. Në draftin e parë, që rrodhi në shtyp nga përfaqësues të mazhorancës, ishte bërë një vlerësim që“tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese”, që nuk ekziston në variantin përfundimtar sepse në radhë të parë Kushtetuta jonë nuk njeh termin “tejkalim”. Ky është një vlerësim politik, nuk është një vlerësim juridik.
Dhe së dyti, sepse u shterua dhe u sqarua në mënyrë të qartë që caktimi i datës së zgjedhjeveështë një kompetencë vetëm e Presidentit të Republikës dhe e asnjë institucioni tjetër.
Që të tejkalosh një kompetencë do të thotë të hysh në sferën e kompetencave të një institucioni tjetër, gjë që nuk ka ndodhur.
Për rastin që ju përmendni, Komisioni i referohet – sepse ata kanë bërë një shtjellim të gjatë teorik – që nuk jemi nëkushtet e një emergjence që vjen për shkak të në lufte, të një faktori madhor apo të një fatkeqësia natyrore, por jemi në një rast tjetër për të cilin nuk ekziston një legjislacion i caktuar.
Por Komisioni ka bërë të qartë, që qëllimi ka qenë legjitim, duke iu referuar krizës dhe ndryshimit të rrethanave nga momenti që doli dekreti për zgjedhjet, deri në momentin ku dolën dekretet që anulonin datën e zgjedhjeve dhe shpallnin një datë të re.
Kështu që duhet të jemi shumë më të qartë dhe gjithmonë Komisioni i referohet qëllimeve të Kuvendit, pra edhe nëse Kuvendi mendon në këtë mënyrë prapë nuk kemi atë rrethanë që do të justifikonte një proces të tillë.
Pra, nuk është Komisioni që jep kurrsesi një vlerësim dyshues për sjelljen e Presidentit.
Gazetari: Gjithsesi, Komisionit Hetimor parlamentar vazhdon punën pavarësisht se nuk kemi një vendimmarrje, por mesa kemi parë mazhoranca dhe Kryeministri nuk është se janë tërhequr nga tentativa e tyre për të vazhduar procesin e shkarkimit të Presidentit. A keni një koment për këtë çështje? A ju shqetëson kjo gjë?
Presidenti Meta:Nuk kam pasur asnjë shqetësim të tillë në asnjë rast, sepse unë e di shumë mirë dhe jam tërësisht i ndërgjegjshëm, që vetëm kam respektuar dhe kam mbrojtur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe parimet kryesore të saj.
Dhe nuk ekziston asnjë shkelje e Kushtetutës, jo vetëm në parimet dhe në thelbin e saj, por as nëafatet kushtetuese dhe këtë po ta vini re edhe Komisioni i Venecias e ka bërë shumë të qartë, kur bënë dallimin e një statusi të ndryshëm të zgjedhjeve parlamentare dhe statusi tjetër të zgjedhjeve vendore. Nëse për të parën ka një afat të përcaktuar kushtetues, për të dytën kjo i delegohet Kodit Zgjedhor.
Se çfarë iniciativash ndërmerr parlamenti, kjo është një e drejtë e parlamentit, por të gjithë e dinë se Presidenti vetëm ka respektuar Kushtetutën dhe ka pasur qëllime të mbrojë pluralizmin politik dhe kjo është e domosdoshme dhe përsa i takon çështjes së integrimit europian.
Ajo që mund t’iu them me siguriështë se nëse do të kishim pasur zgjedhje të ligjshme njëpartiake, atëherë do të kishim një “JO” të qartë nga Bundestagu gjerman. Por mënyra se si u menaxhua kjo situatë ka lënë këtë perspektivë, që t’i thuhet Shqipërisë seduhet sqaruar çështja e legjitimitetit të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe duhen përsëritur në rast se konsiderohen jolegjitime.
Përsa i takon Komisionit të Venecias në raport me këtë çështje, qëndrimi është i njëjtë sikurse është edhe i raportit të OSBE/ODIHR-it qëështë gjykatësi i vetëm ndërkombëtar i çështjes së zgjedhjeve.
Çfarë thotë Komisioni i Venecias? Thotë në mënyrë të qartë që dekretet e Presidentit nuk u sfiduan nga asnjëgjykatë, që do të thotë se dekretet e Presidentit ishin në fuqi dhe zgjedhjet kanë qenë në kundërshtim me ligjin dhe me Kushtetutën, pra kjo është përgjigja kushtetuese apo juridike.
Gazetari: Ju keni dekretuar një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, zotin Muçi, ndërkohë që Këshilli i Lartë i Prokurorëve ka marrë së fundi një vendim për ngritjen e Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion. A po shikoni dritë në fund të tunelit sa i përketzbatimit të reformës në drejtësi apo vazhdoni të mendoni apo të keni dyshimet tuaja se ajo është e kapur nga mazhoranca, siç keni thënë edhe më parë?
Presidenti Meta: Nuk lëviz asnjë presje nga ato që kam thënë më parë për këtë çështje për arsye sepse kam të gjithë të drejtën morale përveçse institucionale si Kryetari i Shtetit, pasi kam bërë çdo përpjekje që reforma në drejtësi të ecte në rrugën e duhur, në atë rrugë që u votua me konsensus, pra në rrugën e Kushtetutës, më 21-22 korrik të vitit 2016. Por kjo gjë nuk ka ndodhur, sepse sikurse e dimënuk ekziston asnjë institucion i drejtësisë së re të jetë ngritur brenda afateve kushtetuese.
Por kush është pritshmëria ime për reformën? E para, dua t’ju siguroj se përsa i takon detyrave të mia, përgjegjësive të mia do të vazhdoj t’i kryej me përgjegjshmëri të plotë, që Shqipëria t’i ketë sa më parë këto institucione të reja në mënyrën që parasheh Kushtetuta e vendit.
Së dyti, kur do ta them unë një fjalë të mirë për reformën? Do ta them atëherë kur Banka Botërore ta përmirësojë pozitën e Shqipërisë me 19 vende, me 20 vende, më 40 vende në nivel botëror sa i takon të bërit biznes. Do ta them atëherë kur “Transparency International”, që e ka renditur edhe më poshtë vendin tonë këtë vit sa i përket transparencës dhe luftës kundër korrupsionit, ta përmirësojë në mënyrë të ndjeshme. Do ta them atëherë ku “Reporterët Pa Kufi”, që e kanë cilësuartë përkeqësuar situatën e mediave shqiptare, ta përmirësojnë pozicionin e Shqipërisë në renditje. Pra, këto janë indikatorët e vërtetë edhe të reformës në drejtësi.