• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I humburi që mban pushtet duhet larguar, jo lutur për dorëheqje

13:26 : 26/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Qeverisja e tij i ngjan një bote surreale, ku ai beson atë që nuk ekziston, e mbi shfaqjen imagjinare, ngre kultin e individit, qeveris si diktator dhe shfaqet si modern. Pushteti i ka ikur, nuk e kontrollon, nuk e duan më, nuk e mbështet kush, me përjashtim të disa Rilindasve, ku shumë janë të “sëmurë kronik” nga propaganda, ndërsa të tjerë e duan sepse ai u jep mundësi të vjedhin, dhunojnë qytetarët dhe pastrojnë paratë e trafiqeve.

Është vetëm një qenie politike që shëtit me vulën e kryeministrit në xhep, por pushtetin në letra po e mban ai. Fryma ndihet kudo, kryeministri Edi Rama ishte një fatkeqësi kombëtare, por në një vend si Shqipëria që ende endet në ujërat e tranzicionit, ai ishte e vetmja qeverisje që nuk ishte provuar.

Atdhetarë të mirë dhe të ditur të viteve 1912-1924, pushtetarë të zotë, shtetbërës, por edhe autoritarë të theksuar në kohën e Zogut, diktatorë famëkeq e periudhës së të ligut Enver Hoxha, dhe 30 vite tranzicion mes kryeministrave që bënë reforma, apo edhe mbajnë mëkatet në disa raste për keqqeverisje, gjithsesi me pasoja të rënda për vendin.
Dukej një pazëll i plotësuar me karaktere e formë të qeverisurit, por vetëm një njeri haluçinativ nuk kishim provuar. Edi Rama, i tillë ishte, i tillë qeverisi dhe i tillë do të mbetet deri në frymën e fundit, politike apo të shpirtit.

Transformoi genin e një populli me qeverisjen e tij. Kriminelit i dha pushtet dhe e vendosi në ballin e parë për të qeverisur. Hajdutin zyrtar e mbajti pranë e më pranë. Vendin e nxorri në shitje, ku ai vendos kujt di ia japë pasurinë e vendit dhe sa është haraçi që duhet të paguajë.

Lexo edhe:

Dalin dokumentat/ Aeroporti i Vlorës, inceneratori i Belinda Ballukut

Aeroporti i Vlorës/ Berisha: Rama ndryshoi termat e tenderit për të favorizuar klientë, është paditur në SPAK

Intelektualin e përbuzi, e mënjanoi, e detyroi të ikë dhe mbyllë gojë, veshë e sy. Qytetarin e mirë modest e përbuz, e shkel çdo ditë me këmbë me politikat e tij. E dhunon deri në palcë, luan me të, kënaqet nga fatkeqësia qytetare që mbolli dhe rriti vetë, duke krijuar pushtetarin gjenetikisht të modifikuar, një qenie mes gjakut komunist të miksuar në krijimin e njeriu të ri Rilindas.

Ai i do të gjithë si vetja dhe fatkeqësisht ka bërë shumë të tillë. Sot opozita po intensifikohen kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Po përdor ende metoda mëse demokratike, duke kërkuar largimin e tij, mbajtjen e zgjedhje parlamentare dhe lokale njëherësh, por me garancinë se do të jenë të lira dhe ndershme.

Opozita në bllok ndoshta ende nuk po e kupton thelbin e situatës, e keqja duhet flakur, kanceri duhet hequr dhe jo mbajtur me “qetësues”, pasi në çdo kohë aktivizohet, sulmon dhe vdes çdo qelizë të gjallë. Në këtë rast infekton një popull…

Ti kërkosh sot kryeministrit Rama dorëheqjen dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme Parlamentare është amnistia më e madhe që po i bëhet Edi Ramës. Sigurisht në një situatë të tillë, nëse do të kishte fare pak sensin e të kuptuarit dhe nga bota haluçinative të kthehej vetëm pesë minuta në realitet, i pari veprim që do të bënte do ishte dorëheqja e tij. Në radhë të parë për të mirën e vetes, pasi vetëm në këtë mënyrë do e shpëtonte vendin nga një katastrofë më e madhe nëse vijon të mbajë me çdo kusht karrigen e tij kryeministrore.

Rreziku i madh është se njerëzit, të lodhur fort, të bombarduar papushim nga “predhat” e propagandës, kanë nisur të qeshin me kryeministrin. Nuk e marrin seriozisht, as brenda dhe as jashtë vendit. Liderët europianë e trajtojnë si një klloun që gjithnjë jep një shfaqje: të vardiset nga pas, tenton të dalë në ballë të fotografive zyrtare, vishet çuditshëm për të tërhequr vëmendje, por fatkeqësisht ky klloun është kryeministër i një vendi.

Duhet larguar sot dhe jo ti luten për dorëheqje, vlera e një akti dorëheqje do ishte efektive vetëm nëse do ishim një vend qoftë edhe me fare pak demokraci. Shqipëria në qeverisjen e viteve 2017 deri më tani nuk bën pjesë në asnjë sistem politik, as totalitarizëm, as autoritarizim, sigurisht jo demokraci liberale, apo qoftë edhe hibride. Jemi në një sistem unikal që deri më sot nuk ka asnjë emër, ndoshta mund të quhet “çmendokraci”, por edhe kjo ha debat.

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dalin dokumentat/ Aeroporti i Vlorës, inceneratori i Belinda Ballukut

21:21 : 22/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Berisha: Rama ndryshoi termat e tenderit për të favorizuar klientë, është paditur në SPAK

13:24 : 22/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Balluku i dha koncesionarit 140 mln euro, firmosi atë që Ahmetaj dhe Gjiknuri refuzuan

13:08 : 22/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Afera e aeroportit të Vlorës shpërtheu pas takimit të Pacollit me Ramën

12:58 : 22/10/2025
AKTUALITET

“I shkëputur nga realiteti”/ Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij

11:30 : 22/10/2025
AKTUALITET

Berisha publikon videon: Si gënjeu Rama në Londër për vizitën e tij në Rusi

10:53 : 22/10/2025
Para

“Platforma më e mirë e reflektimit ajo e Bundestagut”/ Meta apel palëve politike për bashkëpunim

TË GJITHA

Emrat/ Gara për hetues financiarë në SPAK, kush janë kandidatët

10:51 : 23/10/2025
“Rrjeti Krasniqi”

Falsifikonin dokumente për kontrabandë emigrantësh, Britania sanksionon bandën shqiptare/ EMRAT

10:40 : 23/10/2025

Email-i që ekspozon skandalin në QSUT/ Gazetari: Manastirliu në qendër të akuzave për fshehjen e abuzimeve

10:35 : 23/10/2025

Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 31-vjeçari në Fier

10:31 : 23/10/2025

Agustin Kola në spital, KF Tirana mesazh mbështetjeje për sulmuesin legjendar (Video)

10:25 : 23/10/2025

Aksident i rëndë në Itali/ Vdes 7-vjeçari shqiptar, plagoset babai i tij dhe një person tjetër

10:24 : 23/10/2025

Sanksionet ndaj Rusisë/ Kina kritikon BE-në: Dialogu, mënyra e vetme për të dalë nga lufta në Ukrainë

10:17 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com