• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama dështoi me negociatat, 93 % e shqiptarëve presin zgjidhje nga opozita

15:10 : 21/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Në muajin maj të këtij viti, një sondazh i zyrës së BE në Tiranë tregonte se 93% e shqiptarëve mbështesnin integrimin e Shqipërisë në BE. Nuk ka asnjë vend tjetër në rajon, veç Kosovës, ku projekti i integrimit të ketë mbështetje kaq masive.

Por edhe pse gati gjithë shqiptarët duan më shumë se çdo gjë tjetër integrimin në BE, këto ditë Shqipëria mori goditjen me të fortë bllokuese për negociatat. Procesi i çeljes së negociatave, apo siç njihet ndryshe, hyrja në paradhomën e BE u bllokua. Sot nuk ka një datë apo afat të ri se kur mund të vendoset për Shqipërinë.

Në këtë situatë është e lehtë të sulmohet Franca, Holanda, Danimarka apo vende e tjera që janë kundër Shqipërisë. Por para se të nisim të kryeqëzojmë Emanuel Macron duhet të shohim se çfarë bëri qeveria shqiptare. Fakti është se refuzimi i negociatave, pavarësisht ambalazhit që iu vesh në Bruksel, erdhi prej qeverisë shqiptare. Mungesa e gjykatave kryesore në vend, mungesa e Parlamentit funksional, korrupsioni që ka kapur çdo segment të shtetit dhe kriza e rëndë politike që prej shkurtit të këtij vitit sollën dhe bllokimin e negociatave.

Me rrëzimin e Shqipërisë në Bruksel për negociata, qeveria ka dalë kundër dhe ka zhgënjyer 93% të shqiptarëve. Është dështimi më i madh që çdo qeveri, e majtë apo e djathë, ka bërë në këto 30 viteve. Pas një fiaskoje të tillë politike, diplomatike dhe reformuese të vendit, çdo qeveri normale, më e pakta do të kishte bërë atë që bëri Maqedonia e Veriut. Do thërriste qytetarët në zgjedhje për të marrë dhe një herë ose për të lënë mandatin. Por kjo qeveri nuk ka ndërmend të ndjekë aspirarat e 93% të shqiptarëve, por duket se mbahet në këmbë vetëm për një pakicë fare të vogël.

Kur mungon përgjegjësia politike dhe qytetare e një qeverie dhe kur dështimi është kaq i hapur sa nuk fshihet dot as me asgjë tjetër, çështja nuk është më se çfarë do bëjë qeveria, pyetja që qytetarët shtrojnë është: çfarë po bën opozita?

Lexo edhe:

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Integrimi në BE është kryereforma e Shqipërisë dhe për sa kohë Edi Rama ka dështuar, nuk ka më asnjë argument për të qëndruar më në pushtet. Jo vetëm nuk e integron dot vendin dhe e tregoi me refuzimin e BE 4 herë, por mesa duket kjo qeveri as nuk e do integrimin në BE.

I mbetet vetëm opozitës të tregojë, me përgjegjshmëri, se si do të vijohet me integrimin e vendit në BE. Një proces që tani nis vetëm me largimin e kësaj qeverie. 93 % e shqiptarëve që duan dhe ëndërrojnë futjen e vendit në BE, presin më shumë se deklarata dhe qëndrime të zakonshme nga liderët e opozitës. /Koha Jonë/

Etiketa: negociataopozitaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
Para

U justifikua me fjalët e Tusk/ Basha i përgjigjet Ramës: Është mbushur kupa, ke dështuar!

TË GJITHA

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të premte

08:08 : 31/10/2025

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com