• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

67 shkeje dhe 31 patenta të bllokuar në fundjavë/ Shqiptarët ngasin makinën me telefon në vesh

17:28 : 21/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

67 drejtues mjetesh janë penalizuar javën që lamë pas pasi janë pikasur teksa drejtonin automjetet në mënyrë të parregullt.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 19 prej tyre po drejtonin automjetin në mënyrë të dehur, 31 ishin pa patent, 16 kanë shkelur reregullat e qarkullimit rrugor, kurse një tjetër ishte larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit duke thyer masën e dhënë nga Gjyakta.Ndërkohë, bëhet me dije se përveç ketyre 67 drejtues mjetesh, janë gjobitur edhe mijëra të tjerë në qytete të tjera të Shqipërisë për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Qindra patenta janë pezulluar pasi drejtuesit e mjeteve janë kapur në gjendje të dehur. Të tjerë janë gjobitur pasi nuk kanë pasur rrip sigurimi dhe disa të tjerë udhëtonin me shpejtësi jashtë normave të lejuara. Gjithashtu pas kontrolleve është gjetur edhe një motor që rezultonte i vjehdur.

Njoftimi nga Policia Rrugore

Policia Rrugore, gjatë javës, ka proceduar penalisht 67 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 45 prej te cileve në Tiranë.

Lexo edhe:

Policia Rrugore bën bilancin e javës: Arrestime, bllokime makinash dhe mbi 14 mijë gjoba

Radarët e Monitorimit të Trafikut bëjnë kërdinë me gjoba të paligjshme

Përgjatë javës dhe veçanërisht gjatë fundjavës, Policia Rrugore në të gjithë vendin, në bashkëpunim edhe me Njësinë Operacionale të Sigurisë së Autostradave ka organizuar patrullime me përzgjedhje dhe veprime policore të përbashkëta, duke u fokusuar në rrugët dhe zonat problematike ku konstatohet tejkalim i normave të shpejtësisë, zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjetit, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit dhe shkelje të tjera që janë burim për aksidente rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Në funksion të kontrolleve parandaluese, janë evidentuar dhe:

  • Janë kapur në kushtet e flagrancës 67 drejtues mjetesh, nga të cilët 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 31 të pa pajisur me leje drejtimi, 16 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe 1 drejtues mjeti për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

 

  • Janë pezulluar 320 leje drejtimi, nga të cilat 198 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 69 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 53 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

  • Janë proceduar administrativisht 22 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara në shpejtësi.

 

  • Gjatë patrullimeve dhe veprimeve policore të kombinuara janë kontrolluar fizikisht për sende të paligjshme 234 automjete të ndryshme dhe 295 persona.

 

  • Nga kontrollet policore të ushtruara ndaj mjeteve me dy rrota është verifikuar dhe sekuestruar nga Policia Rrugore e Tiranës një motomjet i vjedhur, si dhe janë vendosur 254 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

 

  • Janë vendosur në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale 567 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

 

  • Janë vendosur 67 masa administrative për shkelje të sinjalizimit te ndritshëm.

Nisur nga dinamika dhe shpërndarja e aksidenteve të ndodhura dhe analiza e shkaqeve te ndodhjes se tyre, Policia Rrugore ka shtuar shërbimet me mjete civile dhe të uniformuara, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtueseve të automjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që kryejnë parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë dhe që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Në funksion te rritjes se sigurisë ne rruge, gjatë javës që lamë pas janë vendosur 1 237 masa administrative për përdorim celulari gatë drejtimit të mjetit, 1 789 masa për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 295 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjithashtu janë vendosur 3 579 masa administrative për parkime të gabuara e shkelje të tjera.

Me gjithë masat e shtuara dhe rritjen e prezencës në rrugë, Policia Rrugore konstaton me shqetësim se shumë drejtues mjetesh abuzojnë duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, sikundër edhe këmbësorët nuk respektojnë rregullat e kalimit nga njëri krah i rrugës në tjetrin apo biçiklistët të cilët nuk ndriçojnë me sinjale fosforeshente biçikletat e tyre kur udhëtojnë natën me qëllim që të jenë të dallueshme nga drejtuesit e automjeteve.

Policia Rrugore do të intensifikojë masat me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe sinjalistikën rrugore dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje që cenon sigurinë rrugore në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital.

Etiketa: Policia Rrugore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Policia Rrugore bën bilancin e javës: Arrestime, bllokime makinash dhe mbi 14 mijë gjoba

13:10 : 02/06/2025
AKTUALITET

Radarët e Monitorimit të Trafikut bëjnë kërdinë me gjoba të paligjshme

20:09 : 28/05/2025
AKTUALITET

Moti i keq me reshje shiu e bore, Policia Rrugore: Ja rrugët e bllokuara

11:06 : 12/01/2025
AKTUALITET

Rekord gjobash pas ndryshimit të Kodit Rrugor/ 28 mln euro në një vit, por aksidentet vijojnë njëlloj

14:28 : 10/12/2024
AKTUALITET

Përkeqësimi i kushteve atmosferike! Policia rrugore apel drejtuesve të mjeteve

22:12 : 08/12/2024
AKTUALITET

Moti i keq në Shqipëri/ Policia Rrugore apel drejtuesve të mjeteve: Bëni kujdes

16:14 : 29/11/2024
Para

Amalgama politike e Albinit, një rrezik për Kosovën dhe Shqipërinë!

TË GJITHA

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025

Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

22:29 : 08/06/2025

VIDEO/ Shqipëria U-21 humbet në miqësoren përballë Turqisë

22:27 : 08/06/2025

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nëse dhuna vazhdon mund të dërgohen marinsat në Los Angeles

22:12 : 08/06/2025

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

22:11 : 08/06/2025

Shpërndanin kokianë në Mykonos/ Arrestohen 3 shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK (EMRAT)

21:59 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com