• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korporata e Investimeve, Rama var në qafë çelësin e pasurisë së vendit

14:15 : 19/10/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

 

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi: “Kjo është një formë e avancuar e PPP-ve, ku nuk do jepen me vendim Parlamenti, por drejtëpërdrejtë nga qeveria, shtohet abuzivizmi”

 

Lexo edhe:

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

Ndërsa kryeministri Edi Rama udhëtonte drejt Brukselit për çështjen e negociatave, që kurrë nuk i mori, në Parlamentin tonë u miratua edhe me disa vota të “opozitës së re”, ligji për krijimin e Korporatës së Investimeve. Bosi i madh i çdo aseti shtetëror, troje, resurse natyrore dhe vije bregdetare, do të jetë kryeministri Edi Rama.

Me firmën e tij, të kamufluar në emër të korporatës, pritet që të jepen për shfrytëzim, ose edhe tjetërsim, pronat publike të cilat më parë administroheshin nga pushteti lokal. Kjo është lëvizja më e fundit që përfundimisht për shumë ekspertë të ekonomisë mbetet një forme tipike korruptive, e cila parashikon daljen në bursë të pronave publike nëpërmjet Korporatës.

Pronarë i vetëm është qeveria, pra kryeministri Edi Rama me firmën e së cilit do të luajë në bursë çdo aset të vendit, të ngjashme me një lojë kazinoje që e merr pasurinë shtetërore dhe e hedh në “rulotën e fatit”, ku në çdo rast, fitues është kupola qeveritare dhe një grup oligarkësh.

Eksperti i çështjeve ekonomike Zef Preçi, shprehet se jemi në një situatë rreziku, jo vetëm për kalimin e pronës publike në pak duar, por edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik. “Ky ligj shmang konkurrencën e ndershme dhe synon të përshpejtojë kalimin e pronave publike tek privati, duke favorizuar klientelizmin”-thotë Preçi.

Rreziku është jo vetëm në keqpërdorim apo shpërfytërim të resurseve të vendit, por kalimi i tyre në grupe të vogla biznesmenësh të lidhur me pushtetin, madje drejtëpërdrejtë me kryeministrin, i cili “de facto” por edhe “de jure”, është drejtues i kësaj korporate, që jep për shfrytëzim e madje edhe të privatizojë çdo resurs të mundshëm që ka vendi.

“Kjo është një formë e avancuar e PPP-ve, ku tashmë nuk do jepen me vendim Parlamenti, por drejtëpërdrejtë nga qeveria”-pohon Preçi. Në pikën e parë të këtij ligji, që automatikisht i vari në qafë kryeministrit Edi Rama “çelësin” e pasurisë së Shqipërisë, thuhet se do të funksionojë si shoqëri aksionere, ku shteti është “pronari privat”, duke i dhënë të drejtën vetes të investojë, japë me koncesion, apo edhe shesë pasuritë publike.

Dy janë qëllimet kryesore për kryeministrin Rama: “marrja në duar të tij të gjithë pronave në vijën bregdetare dhe dhënien në duart e privatit sipas interesave personale të burimeve natyrore të tokës dhe nëntokës.

Biznesmenët e ndershëm, të palidhur me politikën drejtuese, kanë shprehur shqetësimin se krijimi i Korporatës së Investimeve do u mbyllë çdo shteg për të konkurruar me projekte, pasi në këtë rast, pronat administrohen nga kreu i qeverisë, i cili ka treguar në gjashtë vite qeverisje se pranë vetës ka mbledhur një grup oligarkësh. Nëpërmjet korporatës do e ketë ekskluzivitetin për të lëshuar pronat publike, madje me afat të gjatë që do kenë pasoja të pakthyeshme për vendin, për shekuj me radhë.

“Shqetësimi kryesor i biznesit është se kemi një paqëndrueshmëri prej vitesh në sistemin fiskal, atë juridik dhe Sistemi juridik, paqartësite e mbi trojet dhe tokat dhe konkurencën e pandershme, çka ky ligj nuk u jep përgjigje asnjërit prej shqetësimet themelore të klimës së biznesit, madje e përkeqëson më shumë”-pohon Preçi.

Korporata e Investimeve përjashtohet nga ligji i Prokurimeve Publike, çka nëkupton se  de facto Edi Rama, nuk ka asnjë pengesë ligjore për të vendosur se cilit privat do t’ia japë për shfrytëzim apo për blerje një prone në bregdet, apo shfrytëzimin e resurseve nëntokësore. Pasuria kalon pa asnjë procedurë një subjekti privat me urdhër të drejtëpërdrejtë të kreut të qeverisë. Për ta bërë edhe më të rëndë këtë situatë shteti sillet si “ent privat” që ndërmerr nismën për tu kthyer në biznes privat.

Për vitin 2019, nga buxheti i shtetit është parashikuar një fond buxhetor prej 368 milionë lekësh të reja, në buxhetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si kapital fillestar për Korporatën. Praktikisht është një strukturë qeveritare e cila funksionon si kompani private, me kapital fillestar, krijimin e “infrastrukturës së punës” dhe më pas të marrë në administrim të gjithë resurset e vendit, duke i atribuuar vetes marrjen e kredive, shitjen e aksioneve dhënien në përdorim, e madje edhe privatizim.

Rreziku tjetër që ekspertët e ngrenë me shqetësim është se Korporata e Investimeve ka të drejtën e marrjes së kredive dhe si “kolateral” lë pikërisht pasurinë e shqiptarëve. Në rast të dështimit të investimit dhe mungesës së likuiditetit, atëherë bankat kanë të drejtën e sekuestros së pronës së lënë si garanci. Ajo mund të jetë mijëra hektarë troje në bregdet, zona të lira ekonomike, apo edhe asete shtetërore që vetëm në letra figorojnë si “prona publike”, pasi me këtë ligj tashmë të miratuar pronari i vetëm mbetet kryeministri.

Mbrojtësit e zjarrtë të këtij ligji, që u kundërshtua edhe nga kreu i shtetit por edhe organizmat ndërkombëtarë si FMN dhe Banka Botërore, shprehen se ekziston edhe në vende të tjera, duke iu rikthyer “Kinës motër”, apo “Sovjetikëve Rusë”…, por edhe në këto raste krahasimi çedon fort.

Në këto dy shtete, ku autoritarizmi dhe oligarkia janë vetë sistemi, ndërhyrja e qeverisë nuk është aq e lehtë, pasi nuk e bën atë “pronar” të vetëm, sikurse është ligji që tashmë njeh Ramën si bosin e madh të çdo pasurie shtetërore. “Edhe në këto vende kjo korporatë është e lidhur me tregun e kapitaleve, por jo administrim të drejtëpërdrejtë nga qeveria”-shprehet eksperti i ekonomisë Zef Preçi.

Jemi para një fakti të kryer, ku në ditët e fundit të një qeverisjeje, po synohet të rrëmbehet ajo që ka mbetur, duke mos marrë në konsideratë zërin e ekspertëve, të biznesit të ndërshëm dhe të organizmave ndërkombëtarë. Çelësi është në duart e kryeministrit dhe pasurinë e vendit e ka futur në “akasafortën” personale nëpërmjet këtij ligji që ishte një gjetje “alla Rilindje”.

Etiketa: Edi RamaKorporata e Investimeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026
AKTUALITET

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
AKTUALITET

Kenin e priti Edi tek parku Edenit, të dy 8 milionë euro

20:03 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”, aktivisti: Mbreti ka dalë lakuriq

19:31 : 15/07/2026
Para

A e shpëtoi Macron, mikun e tij Rama?

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş