• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BE na pranon kur të mos jemi fabrikë drogërash as lavatriçe parash/ “Shpërthen” aktivisti i shoqërisë civile

16:12 : 18/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Aktivisti i shoqërisë civile, Pano Soko, përmes një komenti në rrjetet sociale argumenton arsyet pse Shqip♪7risë nuk iu hapën negociatat me BE-në.

Ai shkruan se negociatat me BE do të hapen kur Shqipëria mos jetë titull dokumenti, por të jetë palë negociuese, dhe të jesh palë, do të thotë të jesh i barabartë.

“Ata na pranojnë kur ne të kemi shtet. Kur pushtetet të jenë të ndara nga njëra tjetra. Kur të jemi të gjithë të barabartë përballë ligjit. Kur të kemi një parlament që zgjidhet demokratikisht. Kur populli të ketë të drejtë të zgjedhi vetë deputetët. Dhe kur këta mos jenë kriminelë. As analfabetë funksional. As idiotë. As dele.

Kur mos jemi më fabrikë drogërash. As pikë shumice. As lavatriçe parash që vijnë nga droga. Kur mos bëjnë ligjin ata që janë në burg. As mos porosisin vrasje nga burgu”, shkruan Soko.

Komenti nga Pano Soko

Lexo edhe:

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

Shqiptarja e kthyer nga Gaza mesazh Ramës: Të shohim të vërtetën, aty po vriten fëmijë të pafajshëm

Negociatat me BE do të hapen kur Shqipëria mos jetë titull dokumenti, por të jetë palë negociuese. Dhe të jesh palë, do të thotë të jesh i barabartë.
Europa pas 20 vitesh është qartësuar që nuk është ofiçinë makinash të shkatërruara nga shoferë të dalë mendsh.
E natyrisht nuk është as sallë reanimacioni..apo as kopësht publik fëmijësh.

Ne patëm 30 vjet kohë të përfitonim nga bujaria e tyre, siç përfituan disa të ngjashëm me ne. Por ne s’e shfrytëzuam atë rast. Ishim shumë të zënë duke majmur xhepa të thellë hajdutësh dhe ego të sëmura desoptësh.
Iku!

Europa kërkon që brenda saj të jenë vetë të ngjashëm me të.

A do ta pranoje ti të jetoje në një shtëpi me dikë që s’punon por që shikon si të përfitojë ushqimin dhe të tjerat nga të ardhurat e tua? – As ata.

Dhe kur them Europa, tashmë nuk bëhet fjalë për qeveritë e Europës. Bëhet fjalë për popujt. Ne na duhet të bindim popujt e Europës që Shqipëria është në të njëjtin nivel me ta, që të mund të na pranojnë brenda tyre.

Prandaj mos u gënjeni. Nuk janë as 7, as 9, as 19 kushtet. Qeveritë kërkojnë aq. Popujt kërkojnë shumë më shumë.

Ata na pranojnë kur ne të kemi shtet.
Kur pushtetet të jenë të ndara nga njëra tjetra.
Kur të jemi të gjithë të barabartë përballë ligjit.
Kur të kemi një parlament që zgjidhet demokratikisht.
Kur populli të ketë të drejtë të zgjedhi vetë deputetët.
Dhe kur këta mos jenë kriminelë.
As analfabetë funksional..
As idiotë..
As dele..

Kur partitë mos jenë më prona private individësh.
Ku populli të jetë vërtet sovrani, jo thjesht në letër.
Kur të kemi një sistem shëndetësor që pambukun, shiringën, batanijen, ilaçin ta siguron spitali, nuk e merr nga shtëpia.
Kur të kemi shkolla që prodhojnë dije, jo diploma.
Kur në 10 lekë taksa, mos vidhen 9 dhe 1 të investohet.
Kur mos nxjerrim më ligje që vjedhin pronën publike.
Kur të dënojmë atë që vjedh në doganë, jo atë që shet spinaq.
Kur administrata ta shohi qytetarin si mbret, jo anasjelltas.

Kur të kemi vërtet treg të lirë, jo një tufë monopolesh.
Kur të respektojmë investitorin dhe të krijojmë kushtet optimale për iniciativën e lirë qē prodhon vende pune.
Kur ekonomia mos jetë e kapur nga një grusht oligarkësh.

Kur kriminelët t’i çojmë në burg, jo t’iu japim tendera.
Kur të jemi të kujdesshëm me lekët që marrim borxh në emër të shtetit.

Kur të mos i rrisim taksat çdo vit.

Kur mos jemi më fabrikë drogërash.
As pikë shumice.
As lavatriçe parash që vijnë nga droga.
Kur mos bëjnë ligjin ata që janë në burg.
As mos porosisin vrasje nga burgu.

Kur të respektojmë hapësirën publike.
Të ruajmë trashëgiminë tonë.
Të kemi respekt për historinë tonë.

Kur të respektojmë natyrën.
Kur mos prishim parqet.
Kur të mos presim pemë dhe të ndërtojmë pallate.
Mos shkatërrojmë pyje, lumenj e liqene për një grusht lekësh.

Kur të respektojmë të drejtat e njeriut.
Kur të kemi ujë të pijshëm 24 orë.
Edhe drita.
Të respektojmë të drejtën e të pasurit një shtëpi ku të fusësh kokën.
Kur të respektojmë pronën private dhe ta çojmë atë përfundimisht tek i zoti.

Kur të ndihmojmë fermerin tonë, jo të serbit apo maqedonasit.
Kur të mos përmbytet toka e punuar çdo vit.
E as qytetet.

Kur policia të mos jetë më kamzhik në duart e politikës, por mburojë e ligjit.
Kur polici të jetë i pari që respekton ligjin.
Kur të protestuarit mos quhet më shkelje ligji.

Kur të mos cënohet e drejta e fjalës me ligje gjoja anti-shpifje.
Kur TV kombëtare që marrin frekuncat publike, të jenë zëri dhe veshi i qytetarit, jo qeverisë së rradhës.
Kur të kemi gazetarë, më shumë sesa yzmetqarë.

Kur të respektojmë njëri tjetrin dhe mos vritemi për një parkim makine.
As për një vijë uji.

Kur mos lëmë plehrat te dera e pallatit, po t’i hedhim në kosh.
Kur të kujdesemi për pastërtinë e qytetit, siç kujdesemi për pastertinë e shtëpisë.
Kur të respektojmë rregullat e qarkullimit rrugor.
Kur të respektojmë shtresat në nevojë.
Kur të kujdesemi për atë që është e të gjithëve, njëlloj si atë që është personale.

Kur të mos jemi më një tufë individësh, por të jemi një shoqëri.

Vetëm atëherë mund të ulemi në negociatë me Europën si të barabartë.

Vetëm atëherë popujt e Europës do të na konsiderojnë një prej tyre..

Etiketa: BEEdi Ramapano soko

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

19:56 : 02/06/2025
AKTUALITET

Shqiptarja e kthyer nga Gaza mesazh Ramës: Të shohim të vërtetën, aty po vriten fëmijë të pafajshëm

16:12 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama shkoi si sheik në Mynih për të parë finalen e Champions! Pagoi 30-40 mijë € biletë

12:57 : 02/06/2025
AKTUALITET

Era e VPN-ve në Shqipëri/ Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

08:17 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Mbreti bën qejf me Nusretin”/ Paloka: Pensionistët pa bukë, por Rama në festë

16:41 : 01/06/2025
BOTA

Dyfishimi i tarifave mbi çelikun dhe aluminin, BE reagon ashpër ndaj vendimit të Trump

20:51 : 31/05/2025
Para

FOTO/ Braçe, Fino dhe Tushe kthejnë shallin e kuq të pionierëve të Enverit

TË GJITHA

Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve

10:47 : 03/06/2025

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve shtrihej në 5 qytete (EMRAT-PAMJET)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com