• Kontakt
Monday, May 29, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Opozita që i trembet “suksesit” të saj

14:04 : 14/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Opozita që i trembet “suksesit” të saj

 

Nga Boldnews.al

Opozita është në dilemë të madhe për të keqen e vetes dhe të mirën e një kundërshtari të mundur, por që bërtet se është fitues. Pikëpyetjet që ngrihen prej tyre janë: Të vijojë aksionin me protesta të mëdha të vendosura, deri në kufijtë e agresivitetit të ligjshëm, apo të qëndrojë në sallonet komode, ku luhet shahu politik dhe kundërshtari që nuk di fare nga ky sport, të ha “mbretin” me ushtar vetëm me një lëvizje dhe thotë fitova, ta përbys edhe tavolinën dhe bërtet triumfova, edhe në sytë e “arbitrit ndërkombëtar” që është me më të fortin.

Për gati dy muaj, opozita është në pritje, ka lëshuar disa mesazhe politike për gjetjen e zgjidhjes dhe mban në duar flamurin e integrimit të vendit, ku për të mirën e hapjes së negociatave ndali çdo reagim.

Lexo edhe:

Libri i Artë i Superiores/ Ja fituesit e titullit kampion ndër vite

Reshje të dendura shiu dhe rrëshqitje dherash në Kuçovë, dëmtohen disa banesa

Por ndërsa opozita pushonte, jo plazheve, por në zyra, takime dhe “shpikje” të planeve për të ardhmen, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Sot edhe nëse një “polic e sheh shtrembër”, ai të lidh duart “për kundështim”. Del në rrugë e proteston për të mbrojtur çatinë mbi krye por të vihen prangat përqark kyçeve dhe plasesh në një birucë të errët, që nuk ka vetëm lagështi, por erë të rëndë Rilindjeje.

Dikur opozitat vuanin të mbushnin sheshet me protestues, shpiknin çdo formë për të sjellë frymën qytetare, mbushnin autobusë e nxisnin militantizmin të zaptonin sheshet. Sot nuk është nevoja. Qytetarët të zhgënjyer në çdo pikë, dalin vetë në protestë, mjafton vetëm të thuhet një datë, orë e vend dhe ata i gjen aty, më të vendosur se kurrë. Të gatshëm për të shembur të keqen. Duan vetëm të prihen nga dikush, që edhe ai grupim të jetë po aq i vendosur si ata, por pikërisht vendosmëria duket se sot po mungon.

Prova u dha ditën e djeshme në protestën e banorëve të Unazës së Re. Tre protestues morën masën “arrest me burg pa afat”. Nuk lënduan kënd, nuk hodhën qoftë edhe një gurë, por si gjithnjë, në ditën e 350 të protestës bllokuan rrugën për një orë. Prangat ranë mbi ta dhe në gjykatë u gjet një njeri i veshur nga koka deri tek këmbët me mantelin e zi që me një të rënë çekiçit ti dergjte në burgje.

Opozita u mendua gjatë për të dhënë një deklaratë, që të thonte hapur se drejtësia është kapur, që gjyqtari ditën jep burg për protestuesit dhe në darkë takohet me djalin FRESH-ist dhe e pyet për punët e partisë, sesi po mbahet Rilindja, si është shefi i madh Edi, apo sa bukur propaganda po shpërndan hi me shumicë për të zënë çdo sy që tenton të shohë të vërtetën.

Opozita me drojë përmendte ndër dhëmbë emrin e gjyqtarit, prokurorin as e dinte kush ishte, shefat e policisë që janë kthyer si skifterë që “hanë pëllumba” nuk u përmendën. Druhen! Mendojnë se të flasësh sot hapur, do etiketohen si pengues të reformës në drejtësi, apo akoma më rëndë ndërhyrje në punët e drejtësisë.

Kryeministri Edi Rama ka pushtetin absolut në duar dhe iu turr një prokurori dhe gjyqtari në Durrës me lumë akuzash, shantazh personal, dhunë verbale dhe psikologjike, kërcënim për shkarkim. Të gjitha këto vetëm se dikush guxoi të arrestonte një Drejtor Kadastre për shpërdorim detyre. Ja që Ramën ata ndërkombëtarët nuk e kritikuan aspak, as kur nënkryeministri Braçe me çehre të prishur në fytyrë dhe “luanin nga brenda”, shihte tërë kërcëllim prokurorin në sallën e gjyqit. E telendisi publikisht dhe u betua se “pushteti i popullit” do ia tregonte vendin këtij armiku të Rilindjes.

Padyshim skandal, por ja që ambasadori i BE-së në vendin tonë nuk reagoi fare, as ambasadat e tjera që “mbështesin” rëformën në drejtësi, ndërsa një ambasador tjetër që përfaqëson OSBE-në të nxjerr gishtin e mesit…! E opozita sërish druhet! Protestë paqësore thotë, por edhe ajo do të vijë me grafik pas ca javësh, pasi të merret vendimi për hapjen ose jo të negociatave.

Nga kush druhen? Ai ndërkombëtari po na monitoron, po sikur të na etiketojnë si antieuropianë, po sikur propaganda e qeverisë të na thotë se ju ishin shkak që nuk hapen negociatat, apo në rastin më të mirë negociata me kushte? Po sikur edhe ata më të mëdhenj se rangjet abasodoreske të na quajnë “organizatë të dhunshme”?

Sikur, sikur, sikur….! Sa shumë pasiguri. Sot opozita për të shuar dilemat me sikur…, mjafton të dëgjojë zërin qytetar. Kërkesat e tyre, revoltën e tyre dhe mbi të gjitha vuajtjet e përditshme dhe të kuptojë se pika e vlimit ka arritur kulmin dhe çdo burg i hapur për protestues, është fundi i një qeverie që në momentet e fundit të tërbimit kafshon.

Opozita duhet të qartësojë veten se krimi më i madh nuk është të përballen me protesta agresive, të vendosura dhe me bindje, por të lesh pa përfaqësim shumicën qytetare. Ata kërkojnë që dikush ti prijë sot, sepse nesër nëse e marrin drejtimin e revoltës, lumi fshin gjithçka dhe opozita nuk do ketë më kredo të bëjë thirrje për qetësi…!

Sa për ambasadorët që përkulen para një pushteti të dhunshëm, kur të dalë tymi do gjenden në bordin e një helikopteri lufte apo një avioni që do i shpie në vendin e tyre shëndoshë e mirë, madje edhe pa brengë që mbajtën në pushtet një “minidiktator” dhe vranë të drejtat e miliona qytetarëve.

Lajme të lidhura

Komiteti Ekzekutiv përcakton datat e nisjes dhe përfundimit të kampionateve për sezonin 2021-22
SPORT

Libri i Artë i Superiores/ Ja fituesit e titullit kampion ndër vite

18:36 : 29/05/2023
Reshje të dendura shiu dhe rrëshqitje dherash në Kuçovë, dëmtohen disa banesa
AKTUALITET

Reshje të dendura shiu dhe rrëshqitje dherash në Kuçovë, dëmtohen disa banesa

18:25 : 29/05/2023
Superiore/ Luhet për Europën dhe mbijetesën, ja dy sfidat e fundit të javës së 16-të
AKTUALITET

Kategoria Superiore “ul siparin”, njihuni me të gjitha verdiktet e sezonit

18:17 : 29/05/2023
Aksident i rëndë në Korçë, një i vdekur dhe shtatë të plagosur (PAMJET+EMRI)
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Korçë, një i vdekur dhe shtatë të plagosur (PAMJET+EMRI)

18:02 : 29/05/2023
FK Partizani shpallet kampion i Shqipërisë për herë të 17-të
AKTUALITET

FK Partizani shpallet kampion i Shqipërisë për herë të 17-të

18:01 : 29/05/2023
Grabitën të riun grek, arrestohet 29-vjeçari shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij
AKTUALITET

Grabitën të riun grek, arrestohet 29-vjeçari shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij

17:55 : 29/05/2023
Para
“Sigma” refuzoi dëmshpërblimin për viktimën e aksidentit të 6-fishtë. Apeli e detyron të paguajë

“Sigma” refuzoi dëmshpërblimin për viktimën e aksidentit të 6-fishtë. Apeli e detyron të paguajë



TË GJITHA

Komiteti Ekzekutiv përcakton datat e nisjes dhe përfundimit të kampionateve për sezonin 2021-22

Libri i Artë i Superiores/ Ja fituesit e titullit kampion ndër vite

18:36 : 29/05/2023
Reshje të dendura shiu dhe rrëshqitje dherash në Kuçovë, dëmtohen disa banesa

Reshje të dendura shiu dhe rrëshqitje dherash në Kuçovë, dëmtohen disa banesa

18:25 : 29/05/2023
Superiore/ Luhet për Europën dhe mbijetesën, ja dy sfidat e fundit të javës së 16-të

Kategoria Superiore “ul siparin”, njihuni me të gjitha verdiktet e sezonit

18:17 : 29/05/2023
Aksident i rëndë në Korçë, një i vdekur dhe shtatë të plagosur (PAMJET+EMRI)

Aksident i rëndë në Korçë, një i vdekur dhe shtatë të plagosur (PAMJET+EMRI)

18:02 : 29/05/2023
FK Partizani shpallet kampion i Shqipërisë për herë të 17-të

FK Partizani shpallet kampion i Shqipërisë për herë të 17-të

18:01 : 29/05/2023
Grabitën të riun grek, arrestohet 29-vjeçari shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij

Grabitën të riun grek, arrestohet 29-vjeçari shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij

17:55 : 29/05/2023
Superliga/ Tre gola në pjesët e dyta, Kukësi i shënon Egnatias, Vllaznia përmbys Bylisin

Superliga/ Tre gola në pjesët e dyta, Kukësi i shënon Egnatias, Vllaznia përmbys Bylisin

17:33 : 29/05/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com