• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gara për Kushtetuesen plotëson “profecinë” e Venecias. “Nuk keni kandidatë mjaftueshëm”

13:38 : 09/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dërguar në Presidencë emrat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese, të gjithë me problematika ligjore, duke konfirmuar njëkohësisht dy shqetësime të ngritura tre vjet më parë nga Komisioni i Venecias- numër të pamjaftueshëm aplikantësh për morinë e institucioneve të reja dhe mungesë kualifikimi të kandidatëve.

Pas njoftimit zyrtar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, tashmë Presidenti i Republikës ka 30 ditë kohë për të zgjedhur anëtar të Gjykatës Kushtetuese mes emrave: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi dhe Regleta Panajoti.

Këta emra, me një shtesë të vogël, janë të njëjtët që kanë aplikuar për 3 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese që emërohen nga Presidenti dhe për 3 të tjerë që emërohen nga Kuvendi, duke dëshmuar për mungesë potencialesh njerëzore.

Kjo situatë absurde është parashikuar nga Komisioni i Venecias në Shkurt 2016, kur dorëzoi pranë autoriteteve shqiptare Raport Final mbi Ndryshimet Kushtetuese.

Lexo edhe:

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

Mungesë kandidatësh
Komisioni i Venecias, i thirrur në ndihmë nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi, në raportin final të datës 26 Shkurt 2016, shkruan: “Shqetësimi në lidhje me kompleksitetin e sistemit, lidhet më së shumti me konsiderata tërësisht praktike: krijimi i këtyre organeve do të kërkojë rekrutimin nga një rezervuar kandidatësh të mundshëm, që mund të mos jetë i mjaftueshëm”.

Në të njëjtin raport, Komisioni Europian deklaron se ka marrë garanci nga autoritetet shqiptare se në vendin tonë ka një numër të mjaftueshëm personash për emërimin në institucionet e reja.

Ky “premtim” i autoriteteve shqiptare rezulton i tepruar dhe kjo dallohet jo vetëm tek kandidatët për në Gjykatë Kushtetuese, por edhe tek anëtarët tashmë të institucioneve të reja, një pjesë e të cilëve nuk plotësojnë kriteret për t’u emëruar në funksionet që ushtrojnë aktualisht.

Gjithësesi, duke qëndruar tek vakancat për në Gjykatën Kushtetuese, konstatohet se numri i aplikantëve, të cilët, për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi plotësojnë kriteret formale për të qenë anëtarë, është minimal.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka kualifikuar 5 emra për 6 vende vakante. Ndërkohë, ligji kërkon që për secilën vakancë të ketë të paktën 3 kandidatë. Pra, në total, duhej më së paku që numri i kandidatëve të përzgjedhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në këtë fazë, të ishte 18.

Por, procesi i vlerësimit të aplikantëve, të cilit rreth 40 në total, u kufizua vetëm në 5 emra, duke forcuar në këtë mënyrë dyshimet e ngritura nga Komisioni i Venecias për mungesë kandidatësh.

Mungesë kualifikimi
Komisioni i Venecias, në të njëjtin raport të Shkurtit 2016, ngriti shqetësimin edhe për “kualifikimin e kandidatëve”. Për këtë pikë, ekspertët e Venecias shkruan se “…gjatë vizitës në Tiranë relatorët u siguruan që në Shqipëri ka një numër të mjaftueshëm personash të kualifikuar për të plotësuar këto vende me qëllim që sistemi i ri të mund të funksionojë..”.

Emrat në garën për në Gjykatën Kushtetuese dëshmojnë tërësisht të kundërtën e asaj që kanë premtuar autoritetet shqiptare.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dërgoi në Presidencë emrat e kandidatëve Vorpsi, Toska, Muçi e Panajoti, secili me nga një problematikë sa u përket kritereve formale ligjore dhe integritetit profesional.

“Boldnews.al” ka raportuar më parë se kandidatet Arta Vorpsi dhe Elsa Toska, aktualisht dy këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, nuk kanë arritur të kalojnë me sukses testin e Shkollës së Magjistraturës, i cili ishte i njëjtë me atë që përdoret për pranimin e studentëve të rinj.

Ndërkohë, dy emrat e tjerë, gjyqtarja e Tiranës, Regleta Panajoti dhe prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, kanë ende llogari të hapura me Vetingun, para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025
BOTA

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025
AKTUALITET

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025
AKTUALITET

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025
AKTUALITET

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025
Para

I shpëtoi 3 atentateve, arrestohet për armëmbajtje pa leje

TË GJITHA

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com