Kjo fundjavë do të jetë e përkryer për ta shijuar buzë bregdetit, pasi nuk priten reshje shiu.
Sipas meteorologëve pritet një mot i kthjellët me vranësira të shpeshta, kryesisht do të përfshijnë zonat malore.
Sipas Metoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë rritje graduale në të dy vlerat termike ditore duke bërë që termometri të shënojë në fundjavë nga 10⁰ C mëngjesi deri në 35⁰ C mesdita. Gjithashtu, gjatë javës parashikohet që moti të jetë i kthjellët dhe pritet të vijë sërish i nxehti afrikan.