Kategoria Superiore ngre siparin fundjavën e ardhshme për sezonin e ri 2019-2020. Duelet do të luhen në dy ditë të premte dhe të shtunë, për shkak të kalendarit të ngjeshur.
Ndëshje hapëse është ajo mes dy rivalëve për titull, Kukësi-Partizani. Kjo supersfidë është planifikuar të luhet në “Elbasan Arena” në orën 19:00 të së premtes.
Katër ndeshjet e tjera janë planifikuar që të luhen të shtunë. Dy të parat janë planifikuar të luhen në orën 16:00, Skënderbeu-Flamurtari në Korçë dhe Vllaznia-Laçi në Shkodër. Një orar i papërshtatshëm për shkak të temperatuarave të larta. Ndërsa dy të tjerat do të luhen në orën 19:00, Tirana do të presë Luftëtarin në kryeqytet, ndërsa Teuta do të presë Bylisin në Durrës.
NDESHJET
E premte 23 gusht
Kukësi-Partizani 19:00
E shtunë 24 gusht
Skënderbeu-Flamurtari 16:00
Vllaznia-Laçi 16:00
Tirana-Luftëtari 19:00
Teuta-Bylis 19:00