Partia Demokratike ka reaguar përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, pasi kryeministri Edi Rama njoftoi përjashtimin e Valdrin Pjetrit nga PS.
Dënimi në Itali/ Rama pezullon Valdrin Pjetritn: Rrugët tona ndahen!
Bardhi shprehet se lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi.
“Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet. Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie. Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi! Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki”, shprehet Bardhi përmes një postimi në Facebook.
PD publikoi më herët gjatë kësaj të marte dosjen e dënimit në Itali për kryebashkiakun e PS në Shkodër të dalë nga votimet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri.
Publikohet dosja/ Valdrin Pjetri i dënuar me 18 muaj burg për shpërndarje droge (FOTO)
Pjetri reagoi pas publikimit të dokumenteve nga PD, duke u shprehur: “Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare. Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane”.
PD publikoi dosjen e dënimit, reagon Valdrin Pjetri/ Pres vendimin nga …