Një 35-vjeçar ka rënë nga një shtyllë e tensionit të lartë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
I plagosuri është identifikuar si Rogert Ceka.
Ngjarja ka ndodhur në Zerqan, Dibër, ndërsa i plagosuri është transportuar me helikopter drejt Tiranës, spitalit të Traumës.
Nga raportimet e para mësohet se ngjarja ka qenë aksidentale.