Peter Tiede gazetari i Bild, është një ndër personat më të komentuar në ditët e fundit në Shqipëri për shkak të përgjimeve që ai ka publikuar në lidhje me vjedhjen e votave në vend.
Tiede është sulmuar hapur nga kryeministi i vendit Edi Rama i cili edhe ai ishte pjesë e përgjimeve sëbashku me deputetë dhe ministra të tij.
Rama u shpreh se do ta padiste për shpifje në Gjermani gazetarin.
Por, sulmet ndaj tij nuk kanë munguar as në rrjetet sociale, kryesisht nga adresa fallco.
Në katër video të publikuara pak më parë Tiede shkruan se ka bllokuar disa adresa për shkak se ishin false.