• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazetarja i përgjigjet Ramës/ Ja pse zgjedhjet nuk i bën dot më 30 qershor, çliroju nga…

12:41 : 01/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gazetarja Edlira Gjoni i është përgjigjur përmes një komenti në rrjetet sociale kryeministrit Edi Rama, i cili sot iu drejtua me një letër tjetër publike opozitës.

Në dallim nga 6 letrat e para, Rama këtë rradhë zgjodhi t’i drejtohet demokratëve, në vend të Lulzim Bashës, pork a insistuar në atë, që zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor dhe kush do të përpiqet t’i cënojë do të përfundojë në burg.

Gjoni në reagimin e saj duke iu drejtuar Ramës, shkruan  “kishe harruar të listoje se zgjedhjet nuk bëhen dot në 30 Qershor jo se nuk do opozita, por se zgjedhjet me kandidatë pa rivalë nuk janë demokratike”.

“Të tilla pseudo-zgjedhje bëjnë vetëm sojet si paraardhësi juaj dhe i Berishës, idhulli juaj shpirtëror, E. Hoxha, busulla që ju sjell votat e rreshtuara të shqiptarëve që në 7 të mëngjesit edhe 34 vjet pasi ka mbyllur sytë”, shkruan Gjoni.

Postimi i Edlira Gjonit

Lexo edhe:

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

I dashur kryeministër,

Lexova me një frymë letrën që më kishe nisur sot. Faleminderit që të ramë ndër mend!

Meqë na ishe drejtuar personalisht, mendova se edhe përmbajtja do ishte e tillë: pra votuesi i djathtë të shihte mes rreshtave qartësi, zotim, shpresë.

Kishe harruar të listoje se zgjedhjet nuk bëhen dot në 30 Qershor jo se nuk do opozita, por se zgjedhjet me kandidatë pa rivalë nuk janë demokratike.

Të tilla pseudo-zgjedhje bëjnë vetëm sojet si paraardhësi juaj dhe i Berishës, idhulli juaj shpirtëror, E. Hoxha, busulla që ju sjell votat e rreshtuara të shqiptarëve që në 7 të mëngjesit edhe 34 vjet pasi ka mbyllur sytë.

Të tilla zgjedhje ka bërë e do bënte vetëm Berisha pas 1990-ës. Ti vërtetove se jeni brumë i zënë në të njëjtën magje.

Faleminderit që të ramë ndër mend. E që të të rrimë ndër mend qoftë edhe një ditë të vetme, mbaj parasysh këto gjëra që mungonin në tekstin tënd:

– Lere drejtësinë të merret me Tahirin, Dakon, Sejdinin, Ahmetin, Gjiknurin. Edhe me Velinë po e deshi puna.

– Ndaje mendjen: peshk apo ngjala me LSI-në? Mos harro, të dyja të helmojnë keq po u konsumuan kohë pasi janë jashtë habitatit. LSI i bëri disa vite jashtë pushtetit. Të bëftë mirë!

– Mos e mbaj më peng 21 Janarin. Ke Mediun, Berishën e madh, Berishën e vogël, Bashën, Imamin për të lejuar drejtësinë t’u tregojë vendin? Bëje! Shembuj duam! Besim të japim!

– Për cilat qendra të rilindura flet fshatrave? Milionat që ke dhënë për tender-marrësit pa konkurrim janë groposour në fshatra ku nuk ka më njerëz. E ke vënë re që kur i inauguron je i rrethuar nga të njëjtat fytyra në secilin prej tyre? Ata që vijnë bashkë me ty nga Tirana? Po, sepse nuk ka banorë te fshatrat e rilindur! Kanë ikur qëkurse ti e gjelbërove, PPP-ove e mavrove Shqipërinë. S’kanë punë, për çfarë do rrinë në fshat? Leri trajnimet me lekët që vetë sjellin e vetë marrin ndërkombëtarët, fermerët i ke me prodhime sheshit!

– Je i rrethuar nga njerëz që bankat, ekonominë dhe paranë e njohin mirë. Pyeti pak përse Euro është nën dhé vetëm tek ky vendi yt i rilindur? E na sqaro edhe neve. Në gjithë rajonin euro dhe asnjë valutë nuk ka pësuar asnjë lëkundje, e jo më tronditje në 6 vitet e fundit. Politikisht, ti po fle me hajdutë që euron, kursimet dhe shpenzimet e qytetarëve të tu, i kanë asgjësuar. Në mos me bekimin, me dijeninë tënde të plotë!

– Pse mendon se termi i parë me të cilin të asociojnë shqiptarët është “Arrogant”? Të tillë i ke bërë e mbledhur edhe gjithë të tjerët rreth vetes. Tipike sjellje PPSH-iste. Ti flet për reforma e shërbim qytetar, ndërkohë që administratën e ke prepotente, jo-efektive dhe arrogante po aq sa ti. Pa të mbaruar asnjë punë të shesin mend, propagandë e rrahin ujë në hava. E keni humbur tërësisht kontaktin me realitetin.

– Ti ke dy avantazhe të mëdha: Votuesi shqiptar është jo mavi, po i kuq flakë. Ca meritë e Hoxhës, ca meritë e Berishës. Ti thjesht shijon frytet. E dyta, mirë që iku Berisha, po partinë e la të gjymtuar, të keq-kornizuar e poshtë këpucës e çizmeve të shpurës anti-shqiptare. Po ama shtet demokratik e monopartiak njëkohësisht nuk ka. Po ty të rroftë propaganda që mbin si me magji në këtë tokë fertile të punuar me kujdes e me sukses që nga 1944-a e këtej!

Rri i qetë! Për sa kohë të jesh në këtë avantazh e pa konkurrencë serioze opozitare, mund të pretendosh se do bësh zgjedhje e se je kushtetues sa të duash. Por demokratik nuk je kurrë. As kryeministri im!

Jo për aq kohë sa ti i pari të kryesh detyrën që ke marrë përsipër: dekriminalizmin e vendit.

Mos thuaj që nuk është detyra jote, por e drejtësisë. Është e jotja që ç’ke me të!

E morë përsipër? Bëje!

Çliroje Shqipërinë nga hienat që mban në xhep e nga ato që të mbajnë ty në ajër, majtas e djathtas.

Mos m’i shpërdoro lekët me PPP. Barku i atyre që ke përreth nuk ngopet KURRË!

Kur të jesh çliruar prej tyre, mendo edhe për alternativat dhe kushtetutshmërinë e zgjedhjeve të tua diktatoriale.

Të uroj shëndet e jetë në familjet e tua,

Edlira, qytetare shqiptare që nuk voton dot kurrë post-komunistët dhe hienat anti-shqiptare të asnjërës palë!

P.s. Fjalët “tuaj, suaj, juaj”, e të ngjashmet nuk i shkruaj me gërmë të madhe, sepse në shqip, të gjithë përemrat shkruhen me shkronjë të vogël, përveç rasteve kur fillojnë fjalinë. Respektin ndaj tjetrit duke ngritur gërmat për pjesët e ligjëratës, shqipja nuk e njeh!

Faleminderit!

Edlira Gjoni

Etiketa: gjoniletraRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
AKTUALITET

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

17:41 : 08/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Takimi me Mitsotakis, mediat greke kritika Ramës: Ishte veshur sikur po dilte shëtitje

19:25 : 22/04/2026
AKTUALITET

Protesta/ Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Rama ka humbur qetësinë

22:42 : 17/04/2026
Para

Doni të merrni patentën?/ Lehtësohet procedura, ja risitë

TË GJITHA

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

21:54 : 25/06/2026

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

21:51 : 25/06/2026

“Rama u kap në befasi”, Dervishi: Pakënaqësitë po vijnë edhe nga socialistët

21:47 : 25/06/2026

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

21:38 : 25/06/2026

Thirrja e fuqishme para Kryeministrisë: Të shtunën protestë kombëtare

21:31 : 25/06/2026

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

21:26 : 25/06/2026

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, zbulohet çfarë u diskutua

21:14 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet