• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja shtetet që njohin sot patentat shqiptare/ Cakaj: Po punohet që të arrihen marrëveshje edhe me…

16:57 : 21/05/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në rrjet njofton se aktualisht lejet e drejtimit të automjetev shqiptare njihen në Belgjikë, deri në tre muaj, dhe në vendet më të afërta si Maqedonia e Veriut, Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.

Cakaj sqaron gjithashtu se po punohet edhe për njohjen e patentave në Itali dhe Greqi, ndërsa thekson se është dorëzuar edhe gjithë dokumentacioni i nevojshëm që edhe Gjermania të bëhet pjesë e njohjes së patentave.

Një marrëveshje e ngjashme po ndodh gjithashtu edhe me vendet si Franca, Bullgaria, Australia, Anglia, Rumania, Holanda, Polonia etj.

Postimi i plotë:

Vëmendje ju lutem

Lexo edhe:

Si ndryshimet në botë mund t’i sjellin njohje të reja Kosovës

BE përforcon rregullat e patentave për të ulur vdekshmërinë në trafik

Duke qenë të ndërgjegjshëm për vështirësitë e shtetaseve shqiptarë për njehsimin e lejeve të drejtimit nëpër botë,

Dhe,

Duke e ruajtur qëllimin themelor për ndërlidhjen e objektivave madhorë të politikës së jashtme me shqetësimet e zakonshme të shqiptarëve nëpër botë,
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon se:

Lejet për drejtim automjeti të lëshuara nga autoritetet shqiptare aktualisht njihen nga këto shtete:

Belgjika: shtetasit shqiptarë në Belgjikë, për një periudhë më pak se 3 muaj, mund të përdorin lejen shqiptare për drejtim automjeti. Në rast qëndrimi më gjatë në Belgjikë se periudha në fjalë, atëherë shtetasit shqiptarë duhet të bëjnë konvertimin e lejes së drejtimit shqiptare në leje drejtimi belge, sipas procedurave që ndiqen në komunat përkatëse.

Kroacia: shtetasit shqiptarë në Kroaci mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2015 e tutje.
Maqedonia e Veriut: shtetasit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2013 e tutje.

Serbia: shtetasit shqiptarë në Serbi mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2015 e tutje.

Mali i Zi: shtetasit shqiptarë në Mal të Zi mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2015 e tutje.

Kosovë: shtetasit shqiptarë në Kosovë mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2012 e tutje. Pas përfundimit të afatit, marrëveshja është rinovuar dhe ka hyrë fuqi në maj 2019.

Nga ana tjetër, janë dy procese paralele në zhvillim e sipër për pranimin e lejeve të drejtimit me Italinë dhe Greqinë:

Italia: pas daljes së modelit të ri të lejeve të drejtimit, marrëveshja përkatëse që ka hyrë në fuqi në vitin 2009 dhe rinovuar në vitin 2014, i është nënshtruar ndryshimeve teknike të nevojshme. Ndryshimet teknike në marrëveshje janë pranuar parimisht prej dy qeverive dhe marrëveshja e re pritet të hyjë në fuqi pasi palët të njoftojnë njëra-tjetrën për përfundimin e procedurave të brendshme. Sipas parashikimeve të marrëveshjes, kjo çështje pritet të mbyllet përfundimisht shumë shpejtë.

Greqia: marrëveshja dypalëshe për këtë çështje është nënshkruar në maj 2018. Edhe pse pala shqiptare ka përfunduar procedurat e brendshme të nevojshme për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje, ajo nuk është ende në fuqi ngaqë pala greke nuk e ka ratifikuar atë në Parlament. Pra, çështja në fjalë nuk varet më nga Qeveria e Shqipërisë, por nga votimi në Parlamentin grek.

Po ashtu, në vijim të njoftimit të mëparshëm, duhet nënvizuar sërish se pala shqiptare ka dorëzuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm teknik pranë autoriteteve gjermane.

Sidoqoftë, marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit mund të bëhet vetëm pas vlerësimit dhe miratimit paraprak të të gjithë landeve gjermane. Në këtë kuptim, kalimi i marrëveshjes për njohjen e lejeve të drejtimit është një proces që varet nga vlerësimet dhe procedurat e brendshme të institucioneve përkatëse në Gjermani.

Pavarësisht kësaj, duke pasur parasysh se njohja e lejeve të drejtimit në Gjermani kërkon kohën e saj objektive, pala shqiptare ka paraqitur kërkesën për njohjen e gjuhës shqipe për provimin e marrjes së lejes së drejtimit gjermane.

Po ashtu, kjo është një çështje që tashmë varet prej veprimeve të autoriteteve gjermane.

Në fund, duke pasur parasysh rëndësinë e njehsimit të lejeve të drejtimit për shtetasit shqiptarë nëpër vende të ndryshme të botës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, ka përcjellë propozimet për marrëveshje të ngjashme me Bullgarinë, Francën, Bosnjë dhe Hercegovinën, Turqinë, Spanjën, Austrinë, Australinë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën, Rumaninë, Slloveninë, Poloninë, Portugalinë, Zvicrën dhe Kanadanë.

Lidhja e marrëveshjeve me këto shtete është një proces që kërkon kohë të konsiderueshme të negociimit teknik. Sidoqoftë, ndarja e hershme e informacionit me ju është pjesë e përpjekjes tonë për të qenë llogaridhënës ndaj jush dhe gjithëherë të vëmendshëm ndaj zërit të shtetaseve shqiptarë kudo që ndodhen në botë.

Etiketa: cakajnjohjepatenta

Lajme të lidhura

RAJONI

Si ndryshimet në botë mund t’i sjellin njohje të reja Kosovës

13:59 : 01/12/2025
BOTA

BE përforcon rregullat e patentave për të ulur vdekshmërinë në trafik

09:07 : 27/10/2025
BOTA

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

18:48 : 21/10/2025
BOTA

Britania do të njohë Palestinën në shtator, nëse Izraeli nuk pranon armëpushimin

19:17 : 29/07/2025
BOTA

58 ish-ambasadorë të BE-së letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

12:14 : 28/07/2025
BOTA

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

16:40 : 27/07/2025
Para

Dosjet 339 dhe 184/ Alfred Balla i KLP-së duhet hetuar për “nxjerrje sekreti”

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom