VIDEO-FOTO/ Përmbytje nga 30 minuta shi, çfarë po ndodh në Fier…

Kanë mjaftuar 30 minuta reshje shiu që të bllokohet aksi kombëtar Fier-Ballsh. Kaq ka mjaftuar që të devijohet qarkullimi.  Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” duken qartë automjetet në mes të ujit në këtë aks ku edhe kalimi i kamioneve bëhet  tejet i  vështirë.

Ndërkohë, e njëjta situatë kaotike paraqitet edhe në zonën e Zharrës të Bashkisë së Patosit ku mësohet të jenë shkaktuar përmbytje masive.

Të dhënat paraprake flasin për mbi 15 ha toke bujqesore dhe sera te përmbytyra dhe përmbytja e një pularie në këtë zonë me mbi 10 mijë krerë pula. Po sipas ketyre burimeve dëmet janë shumë të mëdha dhe e gjithë sipërfaqja është nën ujë.

LEXO EDHE  Rama po luan bllofin/ Ish-zyrtari socialist nxjerr zbuluar kryeministrin

Bashkia e Patosit ka ngritur Grupin e Emergjencave Civile për të marrë masat për përballimin e situatës së krijuar.

Kryetarja e Bashkisë, Rajmonda Balilaj ka folur rreth situatës duke bërë përgjegjëse reshtjet intensive.

“Reshjet kanë qenë intensive. Të gjithë jemi në terren për të parandaluar përkeqësimin e situatës. Prej disa orësh kanë qenë reshjet e dendura shiu ata që kanë sjellë edhe përkeqësim të situatës.-tha Balilaj