• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A do e përdorë Edi Rama ushtrinë në ditën e zgjedhjeve…

09:34 : 16/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Mazhoranca dhe opozita po shkojnë drejt 30 qershorit, ditës kur në bazë të dekretit të Presidentit të Republikës do të mbahen zgjedhjet lokale, me një situatë tensioni dhe krize politike.

Në njërën anë, opozita e cila ka dorëzuar mandatet e deputetëve dhe nuk është regjistruar as për zgjedhjet lokale, ka deklaruar se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Ndërsa qeveria insiston në mbajtjen e zgjedhjeve me argumentin që ato nuk mund të shtyhen pasi nuk e lejon Kushtetuta.

Duket se situata aktuale është një lojë nervash me disa përplasje të vogla në protestat e zhvilluara nga opozita, ku njëra palë jep ultimatumin e mbajtjes së zgjedhjeve dhe tjetra atë të bllokimit të procesit.

Po a mundet që në 30 qershor të mbahen zgjedhje, duke respektuar standardet?
Numri i qendrave të votimit dhe KZAZ-ve arrin në mbi 5700, çka do të thotë se për t’i ruajtur ato nga momenti që shkojnë materialet zgjedhore dhe deri sa merren në dorëzim nga Komisionet e Qendrave të Votimit, duhen së paku 5700 policë.

Lexo edhe:

E pazakontë në Gjakovë, ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale

Numërohen 70% të votave në Prishtinë, ngushtohet diferenca mes Ramës dhe Çekos

Në total numri i policëve, të paktën sipas shifrave të shkurtit 2019, është rreth 10985. Kjo do të thotë se në ditët e zgjedhjeve do të jenë të paangazhuar rreth 5200 policë për të gjithë vendin.

Por referuar mënyrës sesi janë shpërndarë në komisaritet dhe drejtoritë vendore, shumë nga zonat mbeten me një numër minimal policësh.

Deputeti Lefter Maliqi tha se në qarkun e Fierit janë 600 policë, ka 580 qendra votimi, çka do të thotë se në gadishmëri policisë i mbeten 20 policë. Maliqi tha se nëse ndodhin njëkohësisht 4 apo 5 incidente, policia nuk mund të garantojë dot rendin, duke argumentuar në këtë mënyrë sepse nuk mund të mbahen zgjedhjet.

Dhe po të kihet parasysh fakti se Fieri është qarku më i madh pas Tiranës, atëherë në qarqet e tjera ka një numër më të reduktuar punonjësish policie, ndërsa qendrat e votimit lëvizin me një diferencë më të vogël.

Në kushte të tilla, nëse qeveria do t’i shkojë deri në fund idesë për zhvillimin e zgjedhjeve me një situatë krize politike, atëherë mund të angazhohet ushtria.

Në zgjedhjet e mëparshme, forcat ushtarake, kryesisht ato të Batalionit të Sigurisë, angazhoheshin për mbrojtjen e institucioneve. Por në kushtet kur policia nuk do të mund të garantojë qoftë edhe fizikisht procesin, mund të shkohet drejt angazhimit të ushtrisë. Kjo do të përbënte një rast të paprecedent, të pandodhur më parë, dhe që do të përshkallëzonte krizën.

Nëse në një moment qeveria do të vendoste angazhimin e ushtrisë për mbrojtjen e qendrave të votimit dhe KZAZ-ve, së pari do të shkelej kushtetuta dhe zgjedhjet do të ishin të rrëzuara ligjërisht dhe moralisht.

Pak kohë më parë, qeveria vendosi që aeroporti i Rinasit të merrej në ruajtje nga trupat komando, duke e argumentuar këtë me cënimin e sigurisë kombëtare, në rastin e grabitjes së miliona eurove në pistën e aeroportit.

Opozita reagoi duke e cilësuar vendimin anti-kushtetues, pasi angazhimi i ushtrisë kërkonte vendim nga Parlamenti dhe jo nga Qeveria. Gjithsesi Qeveria nuk i tërhoqi komandot nga aeroporti. Një gjë të ngjashme Rama mund ta bëjë edhe në ditët e zgjedhjeve, ku forcat e ushtrisë mund të marrin në ruajtje KZAZ dhe KQV dhe policia me apo pa gaz, të jetë si një forcë e gatshme për Rilindjen.

Etiketa: Ramaushtriazgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

E pazakontë në Gjakovë, ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale

08:25 : 13/10/2025
RAJONI

Numërohen 70% të votave në Prishtinë, ngushtohet diferenca mes Ramës dhe Çekos

22:54 : 12/10/2025
RAJONI

LDK shpall fitoren, Abdixhiku: Tre komuna të fituara në raund të parë, prijmë në 12 të tjera

22:16 : 12/10/2025
RAJONI

Nis numërimi në Kosovë/ Reagon Albin Kurti: Komisionerët të ruajnë votat!

20:13 : 12/10/2025
AKTUALITET

Ursula von der Leyen vjen nesër në Tiranë

19:48 : 12/10/2025
RAJONI

“Exit poll-et” për zgjedhjet në Kosovë/ Prishtina shkon në balotazh, dështon ish-ministrja e Edi Ramës

19:26 : 12/10/2025
Para

Sot, dhjetë deputetët e rinj në Kuvend/ Kush janë 'tradhëtarët' (EMRAT)

TË GJITHA

Riparimet në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit, rrugët që do të bllokohen sot

08:45 : 13/10/2025

Kërcimi “zbret” në aeroport: performancë e jashtëzakonshme në TIA nga trupa e baletit të Angjelin Preljocaj

08:39 : 13/10/2025

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend

08:28 : 13/10/2025

E pazakontë në Gjakovë, ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale

08:25 : 13/10/2025

REL: Zgjedhjet lokale në Kosovë – të gjitha partitë “fituan dhe humbën”

08:24 : 13/10/2025

Këmbimi valutor 13 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

08:14 : 13/10/2025

Studimi: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së

08:04 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com