Kërkohet çregjistrimi i Bindjes nga zgjedhjet/ Patozi akuza Bashës: I rrezikohet karrigia dhe…

Astrit Patozi, drejtues i Partisë Bindja Demokratike, ka reaguar pas ankesës së Bashkimit Demokrat Shqiptar, që kërkon në Kolegjin Zgjedhor çregjistrimin e ‘BD’ nga zgjedhjet me arsyetimin se u regjistrua në kundërshtim me ligjin nga KQZ.

Bindja u regjistriua nga KQZ me votat e 4 anëtarëve socialistë, ndërsa kreu i KQZ-së kundërshtoi me argumentin se ishte anti-ligjore procedura.

Patozi një ditë më parë deklaroi se nuk i intereson fare nëse partia që ai drejton është regjistruar me votat e 4 anëtarëve socialistë të cilët i cilësoi nëpunës shteti, dhe sit ë tillë nëse kanë shkelur ligjin mbajnë përgjegjësi.

Në reagimin e tij, Patozi akuzon kreun demokrat Lulzim Basha se qëndron pas kësaj ankese, duke shtuar se ai është angazhuar seriozisht në betejën kundër BD-së.

“Lulëzim Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër Bindjes Demokratike, tanimë duke u përpjekur ta pengojë atë që të marrë pjesë në zgjedhje.

LEXO EDHE  Protesta e 2 marsit, Meta falenderon regjizorin e njohur: Jemi komb shqiponjash, do kthehen në folenë e tyre

Ndërkohë që për të gjithë demokratët shqiptarë kundërshtar mbetet Edi Rama dhe qeveria e tij, për Lulzim Bashën kundërshtar është Bindja Demokratike, pasi, me sa duket, atë e shikon si rrezik për karrigen e tij.

Përdorimi i disa klubeve me maska për të shantazhuar Bindjen Demokratike, që ajo të shmanget nga gara, do të dështojnë ashtu siç dështoi edhe fushata qesharake e gjetjes së nënshkrimeve të parregullta, të cilat u mblodhën në një kohë rekord.

Bindja Demokratike vazhdon t’i qëndrojë vendimit të saj për të garuar në çdo bashki të vendit, përveç atyre ku mund të rikandidojnë bashkiakë të djathtë në detyrë ose kandidatë të pavarur.

Ajo është në një aleancë të gjerë me demokratët shqiptarë në gjithë vendin, përveç Lulzim Bashës, i cili ndjehet më i kërcënuar nga Bindja, se sa nga Edi Rama”, shprehet Patozi.