• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Propozimet e opozitës/ Zbardhen 10 detyrat e qeverisë tranzitore…

12:13 : 02/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike dhe aleatët e saj publikuan sot 10 detyrat që ata mendojnë se duhet të ketë qeveria tranzitore.

Sipas opozitës, Edi Rama dhe qeveria e tij nuk mund të garantojnë zgjidhjen e problemeve që pamundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Si shkaktari i këtyre problemeve, Edi Rama nuk mund të jetë zgjidhja.

Vetëm një qeveri tranzitore, jashtë konfliktit të interesit, me vullnet dhe mbështetje politike, mund të zbatojë detyrat e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, vlerësojnë partitë e opozitës.

Lexo edhe:

Kryesia e PS-së/ Rama u ndan detyrat Spiropalit, Veliajt dhe Manastirliut

Temperaturat e larta, PD i dërgon 6 propozime qeverisë: Shkurtoni orarin e punës

Qeveria tranzitore do të ketë këto detyra:

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

1. Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.
2. Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.
3. Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
4. Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesioneve\PPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
5. Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.
6. Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të
letërnjoftimeve.
7. Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.
8. Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
9. Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.
10. Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për opozitën.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE ABUZIMI ME BURIMET SHTETËRORE

• Ndalim i menjëhershëm i përdorimit të burimeve materiale dhe financiare me ndikim në zgjedhje.
• Moratorium i punësimeve deri në datën e zgjedhjeve.
• Monitorim i rreptë i penalizimeve dhe përfitimeve sociale (ndihma ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, banesat sociale) dhe vënie para ligjit e shkelësve.
• Ndalim i aktiviteteve promovuese qeveritare në fushatë zgjedhore.
• Moratorium i akteve qeveritare që krijojnë përfitime në periudhë zgjedhore.
(lehtësi fiskale, pronësore, ekonomike)

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE PRESIONI MBI ADMINISTRATËN DHE ZGJEDHËSIT

• Ngritja e strukturave për mbikqyrjen, denoncimin, regjistrimin dhe ndjekjen e rasteve të presionit mbi zgjedhësit, sidomos atyre në administratë.
• Prioritet dhe tolerancë zero në hetimin dhe ndëshkimin e presioneve mbi administratën dhe zgjedhësit.
• Koordinim institucional me prokurorinë për të hetuar presionin mbi zgjedhësit.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE LISTAT E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE

• Regjistrim derë më derë i shtetasve dhe identifikim i adresës së çdo shtetasi.
• Integrimi i adresave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
• Regjistrim i zgjedhësit vetëm në listën e QV që i korrespondon vendbanimit faktik.
• Përditësim i hartave zgjedhore.
• Masa për caktimin e adresës së zgjedhësve emigrantë dhe caktimin e QV përkatëse.
• Hartim i listave të zgjedhësve drejtpërdrejt nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE

• Ngritja e një sistemi kontrolli dhe monitorimi të hyrje-daljeve në kufi dhe në sistemin TIMS.
• Sigurimi i aksesit të plotë në TIMS për KQZ-në për të hetuar ankesat për votim fiktiv të emigrantëve.
• Ndjekje penale me tolerancë zero të shkeljeve.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE ROLI I POLICISË NË ZGJEDHJE

• Monitorim institucional i veprimtarisë së policisë në proces zgjedhor.
Raportim dhe ndëshkim i shkeljeve.
• Largim i menjëhershëm i drejtuesve dhe policëve të lidhur me krimin.
• Prioritet në goditjen e krimeve zgjedhore.
• Garantim i sigurisë në zgjedhje dhe goditja e bandave.
• Nxjerrje e akteve ligjore që disiplinojnë rolin e policisë në zgjedhje.
• Raportim transparent i veprimtarisë së policisë.

 

Etiketa: detyratpropozimeqeveria tranzitore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryesia e PS-së/ Rama u ndan detyrat Spiropalit, Veliajt dhe Manastirliut

22:05 : 09/09/2024
AKTUALITET

Temperaturat e larta, PD i dërgon 6 propozime qeverisë: Shkurtoni orarin e punës

10:33 : 15/07/2024
RAJONI

Kurti publikon propozimin: 5 pikat për zgjidhjen e krizës në veri

11:45 : 13/06/2023
AKTUALITET

“Familja shqiptare e shenjtë”, Meta: PL në mbështetje të grave dhe rinisë!

17:21 : 15/03/2023
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria po ndryshon buxhetin për herë të 4 për këtë vit, asnjë përmirësim

11:20 : 22/12/2022
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Pranoni uljen e TVSH nga 20 në 6 % për produktet e shportës

12:26 : 25/11/2021
Para

Grabitja në Rinas/ Arrestimi i “Dajës”, flet vëllai: Ai është viktimë se...

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com