• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A do të ngrihet në lartësinë e detyrës ONM dhe të rekomandojë ankim për Donika Prelën?

11:52 : 31/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Dhjetë ditët e ardhshme janë vendimtare për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit për të dëshmuar nëse është vërtetë “gardian” i Vetingut në Shqipëri apo janë thjesht dëshmitarë të procesit të zhurmshëm politike e ligjor në vendin tonë.

Pak ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) zbardhi vendimin e konfirmimit në detyrë të drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela.

Vendimi, në tërësinë e tij, karakterizohej nga fryma “dashamirëse” e Komisionit të Vetingut për të justifikuar pasuritë e dyshimta të prokurores Prela. Një vend të zgjeruar në vendimin e KPK zinte justifikimi i të ardhurave të paligjshme të bashkëshortit të prokurores, Vangjel Prela.

Pikërisht, për këtë aspekt të pasurisë së Prelës, ngriti pikëpyetje edhe vëzhguesi i ONM, Teo Jacobs, gjatë seancës dëgjimore, të zhvilluar me prokuroren, në fillim të Shkurtit 2019.

Lexo edhe:

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

Por, përtej qëndrimeve dyshuese në seancë, deri më tani, as z. Jacobs dhe as trupa e ONM nuk kanë rekomanduar shkarkimin e saj nga detyra.

Në një komunikim zyrtar me “Boldnews.al” rreth 3 javë më parë, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit deklaroi se “sapo të depozitohet një vendim, Vëzhguesit Ndërkombëtarë do ta rishikojnë atë dhe do të vendosin për veprimet e mundshme në anën e IMO-s (dmth nëse do të lëshojë ose jo një rekomandim për Komisionerin Publik që të marrë në shqyrtim marrjen e një apeli)”.

Tashmë që është zbardhur vendimi për Donika Prelën, është radha e ONM dhe e vëzhguesit Jacobs, në veçanti, për të vlerësuar nëse duhet të reagojnë ose jo.

Procesi i Vetingut ndaj Donika Prelës u shoqërua me dyshime të shumta për favorizimin e saj nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Opozita e konsideroi “të korruptuar politikisht” nga maxhoranca socialiste procesin, në të cilin drejtuesja e Krimeve të Rënda mori ‘dritën jeshile” për të vijuar karrierën.

Një seri e gjatë dokumentesh të publikuar në media, por kryesisht në “Boldnews.al” dëshmuan se Donika Prela kishte probleme të theksuara me pasuritë e saj, si edhe me integritetin profesional.

Por, në vendimin e zbardhur, KPK ishte kujdesur që të rrëzonte të gjithë gjetjet e medias, pavarësisht se në çdo rast ishin shoqëruar me dokumenta që kompromentonin pozitën e prokurores Donika Prela.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardhi më 27 Mars 2019 vendimin e konfirmimit të Donika Prelës. Në bazë të ligjit për Vetingun, ONM dhe Komisioneri Publik kanë mundësinë për të kundërshtuar vendimin e KPK brenda 15 ditëve nga zbardhja e tij.

Pra, monitoruesit ndërkombëtarë, nëse vlerësojnë se Donika Prela duhet shkarkuar nga detyra, kanë shumë pak kohë për të bërë rekomandimin e tyre. Afati maksimal që ka Komisioneri Publik ka për ankimin e mundshëm të vendimit për Donika Prelën është data 12 Prill 2019.

Deri më tani, ONM ka lëshuar 7 rekomandime për shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut.

Në çdo rast, të paktën deri më tani, Komisioneri Publik i ka marrë në konsideratë rekomandimet e trupës së vëzhguesve ndërkombëtarë dhe ka ankimuar vendimin e konfirmimit në detyrë sipas sugjerimeve të ONM-së.

Etiketa: donika prelaonmvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

12:19 : 22/08/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë dhe udhëtime me kriminelë/ Shkarkohet nga detyra motra e Ermonela Felajt

17:04 : 29/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

10:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

10:13 : 24/07/2025
Para

Ndërron jetë politikani dhe biznesmeni i njohur

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com