• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Parada e Rilindjes/ Asnjë përgjegjësi për Unazën, dosjen 339, Teatrin… Elozhe për “liderin”

11:23 : 23/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Partia Socialiste është duke zhvilluar “Paradën e sukseseve” të qeverisë së Rilindjes, duke iu fshehur në mënyrë të turpshme problemeve galoponte me korrupsionin, lidhjet me krimin e organizuar, blerjen e zgjedhjeve dhe “pushtimin” e sistemit të drejtësisë.

Disa nga ministrat e qeverisë së Edi Ramës po shfaqen në rolin e “aktorëve”, duke renditur arritjet e tyre. Folësit, pavarësisht specifikave të tyre, bashkohen në dy pika të përbashkëta: bëjnë elozhe për “liderin suprem” dhe iu shmangen përgjegjësive.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, raportoi me shifra para Kongresit elektoral të Partisë Socialiste për luftën “e suksesshme” në luftën kundër korrupsionit. Ajo e cilësoi Reformën në Drejtësi si një arritje madhore të qeverisë së Edi Ramës.

Lexo edhe:

Rilindja e banditëve, Hoxha: Në mandatin e tretë të Ramës krimi ka lulëzuar

A është Dritan Avllaj alias Tan Lepri, shkesi i Alban Zenelit me Rilindjen?

Ministrja Gjonaj nuk tha asnjë fjalë për skandalin e dosjes “339”, ku korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar janë ndërthurur për t’i siguruar pushtetin ‘Rilindjes”. Gjonaj nuk përmendi asnjë fjalë për skandalin e Unazës së Re, në të cilën institucionet qëndrore shtetërore u përfshinë në një skemë skandaloze multi-miliona euro të korrupsionit.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, foli për arritjet e Shqipërisë nën drejtimin e Edi Ramës. Foli për investimet në energji, duke mos harruar të përsërisë gënjeshtrën e uljes së çmimit për qytetarët.

Balluku foli për përfundimin e pritshëm, më në fund, të rrugës Tiranë-Elbasan. Foli për premtimin e përsëritur të Rrugës së Arbrit dhe…kaq. Ministrja kaloi tek transporti ajror. Nuk tha asnjë fjalë për “projektin e rëndësishëm” të Unazës së Re. Nuk përmendi dhe, dukshëm nuk e ka aspak shqetësim që qindra qytetarë protestojnë çdo ditë, për gati 4 muaj, tek kjo zonë e rëndësishme e kryeqytetit.

Balluku foli edhe për transportin ajror, duke e shitur si sukses projektin në letër të ‘Air Albania”.

Pas Ballukut, ishte radha e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu të shprehte elozhet e saj për “liderin” Edi Rama. Manastirliu foli për investimet në Shëndetësi, duke mos përmendur në asnjë rresht të fjalës së saj mungesën e ilaçeve, kushtet skandaloze spitalore në qendrat e rëndësishme universitare e në strukturat shëndetësore lokale.

Besa Shahini, ministrja e Arsimit, nuk guxoi të përmendte protestën shembullore të studentëve. Ajo kishte falënderime për Edi Ramën dhe paraardhësen e saj, Lindita Nikolla, dy njerëzit përgjegjës për ligjin e dështuar të Arsimit të Lartë, që nxiti revoltën e të rinjve studentore. Shahini, natyrisht, nuk e përmendi aspak faktin se “Pakti për Universitetin” i qeverisë ishte një mashtrim, i kamufluar me fjalë të bukura.

Blendi Klosi i Turizimit kishte zgjedhur që të fliste me pathos poetik për arritjet e ‘Rilindjes” dhe të Edi Ramës. Nuk kishte asnjë fjalë për mungesat e investimeve strategjike në Turizëm, nuk përmendi as se përse investitorët e huaj nuk i qasen aspak Shqipërisë, por paratë e tyre i përdorin në Mal të Zi, Maqedoni…

Elva Margiriti, ministrja e Kulturës që foli për herë të parë në një forum të lartë socialistësh, nuk kishte asnjë fjalë për ligjin korruptiv dhe skandaloz që lejon prishjen e Teatrit Kombëtar për ndërtimin e një kompleksi gjigand kullash në qendër të Tiranës.

Etiketa: elozhekongresi i psRilindja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rilindja e banditëve, Hoxha: Në mandatin e tretë të Ramës krimi ka lulëzuar

10:07 : 26/05/2025
AKTUALITET

A është Dritan Avllaj alias Tan Lepri, shkesi i Alban Zenelit me Rilindjen?

18:34 : 08/05/2025
AKTUALITET

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

17:44 : 05/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Maliqi: ‘Rilindja’ ka lënë në harresë Beratin! Koha për ta ndëshkuar me votë

10:08 : 02/04/2025
AKTUALITET

“Rilindja” braktis blegtorinë, po ushqehemi me mish dhe qumësht nga jashtë

17:07 : 22/01/2025
Lajmet e Dites

Shpopullim masiv dhe varfëri, si u shkatërrua Berati gjatë 12 viteve të “Rilindjes”

11:19 : 12/01/2025
Para

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme? Ja si përgjigjet “profesori” i socialistëve…

TË GJITHA

Sekuestro para 1 muaji/ Bllokohet “Majestic”, SPAK asnjë masë për “Eldemar-in” e Caushollit

12:15 : 29/06/2025

Musk kritikon sërish projektligjin fiskal të Trump: Shkatërron ekonominë e vendit tonë!

12:14 : 29/06/2025

Pogba firmos me Monacon mes lotësh, i rikthehet futbollit pas 2 vitesh mungesë (Video)

12:03 : 29/06/2025

Akuzohet se planifikoi atentatin ku mbeti i vrarë biznesmeni, lirohet nga qelia Erdion Muho

11:50 : 29/06/2025

Dështon për të 38-ën herë përpjekja për konstituim të Kuvendit të Kosovës

11:48 : 29/06/2025

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

11:37 : 29/06/2025

EMRI/ I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

11:35 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com