• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeinspektori i Drejtësisë/ Ligji ndalon kandidimin e Genc Gjonçaj

20:07 : 21/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Genc Gjonçaj, shefi i administratës së Gramoz Ruçit në Parlamentin e Shqipërisë, është një ndër kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, pavarësisht se ai është në kushtet e ndalimit ligjor për t’u përfshirë në garë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) publikoi pasditen e së Enjtes listën me 13 aplikantë për postin e Kryeinpektorit të Drejtësisë, një institucion i ri i Reformës në Drejtësi. Ky institucion ka për detyrë inspektimin periodik të të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Në listën emërore të publikuar nga KED gjendet edhe emri i Gjonçaj, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit.

Por emri i tij, me shumë mundësi do të skualifikohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për shkak se ai ka qenë funksionar i lartë partiak, gjë që nuk lejohet nga ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Lexo edhe:

“Rigon me kupon”/ Rrëfehet Bardha, tregtarja “virale” që pushtoi rrjetin pas përplasjes me Muçin

Mandatet e Kushtetueses, Sadushi mbrohet me tre gënjeshtra pas “dushit” të Brukselit

Në nenin 199 të këtij ligji, e konkretisht në pikë 1/dh, parashikohet se “Inspektor i Lartë i Drejtësisë mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që, në momentin e kandidimit përmbush këto kushte:
(…)
dh) nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit;

Genc Gjonçaj ka qenë funksionar i lartë i Partisë Socialiste brenda këtij 10-vjeçari të fundit. Në nëntor të vitit 2011, Gjonçaj është zgjedhur anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në bazë të Statutit të Partisë Socialiste, Asambleja Kombëtare është organi më i rëndësishëm vendimmarrës. Asambleja Kombëtare organizon dhe drejton punën dhe veprimtarinë politike, organizative, elektorale dhe propagandistike të partisë gjatë periudhës ndërmjet dy kongreseve.

Gjithashtu, Asamableja Kombëtare e PS shqyrton dhe miraton dokumentat për qëndrimet politike për gjendjen në vend, qeverisjen dhe situatën ndërkombëtare.

Duket qartë që anëtarësia në Asamblenë e Përgjithshme konsiderohet si pjesëmarrje në strukturën më të lartë drejtuese të Partisë Socialiste.

Duke u kthyer në rastin e kandidatit Gjonçaj, ai rezulton të jetë zgjedhur anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste në nëntor të vitit 2011. Pra, vetëm duke u nisur nga kjo datë e zgjedhjes, Genc Gjonçaj rezulton që të ketë qenë para më pak se 10 vitesh pozicion drejtues në parti politike.

Nëse ai do të ishte larguar nga ky funksion partiak që ditën që e ka marrë, ai sërish do të mbushte 10-vjeçarin që kërkohet nga ligji për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë në nëntor të vitit 2021.
Në çdo rast, Genc Gjonçaj nuk mund të jetë pjesë e garës për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Fakti që ka qenë pjesë e posteve drejtuese në parti, si anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS në vitin 2011, e penalizon atë për të vijuar garën për Kryeinspektorin e Drejtësisë.

Etiketa: GjoncajInspektorKED

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rigon me kupon”/ Rrëfehet Bardha, tregtarja “virale” që pushtoi rrjetin pas përplasjes me Muçin

20:05 : 17/07/2025
AKTUALITET

Mandatet e Kushtetueses, Sadushi mbrohet me tre gënjeshtra pas “dushit” të Brukselit

18:25 : 16/07/2025
AKTUALITET

Manovrat Sadushi-ILDKP/ “Problemet teknike” përdoren për bllokimin e garës për Kushtetuese

11:54 : 09/06/2025
AKTUALITET

Përplasja për emërimet në Kushtetuese, KED pezullon vakancën për vendin e Elsa Toskës

15:10 : 29/05/2025
AKTUALITET

Kulisat/ Ç’fshihet pas lojës me shkarkime të gjykatësve kushtetues

21:25 : 16/12/2024
AKTUALITET

Meta: Kriza e shpikur për Kushtetuesen tregon NarkoRepublikën që qeveris sipas urdhrave të mafies

21:09 : 16/12/2024
Para

Mediat greke: Rama në gjendje të rëndë shëndetësore

TË GJITHA

Itali/ I dënuar për vrasje dhe prostitucion, shqiptari kapet me kokainë

08:25 : 21/07/2025

Inceneratori i Elbasanit/ Kontrolle në banesën e Leli Kajës dhe 13 personave të tjerë

08:24 : 21/07/2025

Kryeson Tirana dhe Kavaja/ Borxhet e bashkive arritën 33 mln euro në 2024

08:15 : 21/07/2025

Zjarr masiv në Devoll, flakët përhapen me shpejtësi drejt Kapshticës

08:13 : 21/07/2025

Analiza e REL: Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat

08:11 : 21/07/2025

Këmbimi valutor 21 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:08 : 21/07/2025

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

08:00 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com