• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

“KLP-ja e re me huqe të vjetra”

09:29 : 27/02/2019
në BOLD BLOG, VETTING

Një nga arsyet pse ndërkombëtarët ndërmorën iniciativën për ndryshimet ligjore që tashmë njihen si “Reforma në Drejtësi” ishte edhe mungesa e transparencës. Në atë kohë të gjithë institucionet e drejtësisë, u kritikuan për mungesë transparence qoftë në zhvillimet e proceseve gjyqësore me dyer të mbyllura, vendimarrjet apo edhe mbledhjet e këshillave të ndryshme të drejtësisë që bëheshin në mungesë të plotë të transparencës me publikun!

Kështu që me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve u krijuan grupet e punës dhe pas shumë debateve, akuzave e problemeve politike u arrit të votohet “Reforma në Drejtësi” edhe pse për disa pika unë vazhdoj të them se nuk është arrit qëllimi i duhur!

Kështu pas zvarritjeve nga qeveria të krijimit te institucioneve të “pavarura” Kushtetuese për disa vite, më në fund u gjet “formula magjike” dhe u krijuan KLP-ja dhe KLGJ-ja!

Edhe krijimi i tyre mendoj se është bërë me nxitim, pasi disa anëtare të këtyre këshillave nuk kanë kaluar vetingun në formën e prerë dhe mendoj që ky është një problem, pasi nuk mund të kërkojnë si kriter që kandidatët për SPAK të kalojnë formën e prerë nga vetingu!!

Por pavarësisht këtyre problemeve, anëtarët e KLP-se në mbledhjen e fundit morën një vendim të turpshëm! Po po të turpshëm dhe që hedh poshtë të gjithë këtë gjasme reforme, duke mbyll dyert për publikun dmth median!

Lexo edhe:

Synonte të bëhej gjyqtare, KLGJ rrëzon kërkesën e motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirko

KLP hap garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, 30 ditë afat për shpalljet e kandidaturave

Kjo mbyllje na qenka justifikuar me faktin se “cënohet privatësia e subjekteve”! Për cilën privatësi bëhet fjalë, ku të gjithë kandidatet që do përballen në KLP supozohen se i janë nënshtruar procesit të vetingut dhe gjithcka është publike, pasuria etj etj!

Mendoj se nuk është kjo arsyeja, por janë debatet dhe vendimarrja e tyre për kandidatet e SPAK-ut! Sic duket këta anëtare, nuk duan që të merret vesh se cfarë pyetje bëjnë, debatet mes tyre për kandidatët dhe cili do jetë vendim i tyre për kandidatët specifik për në SPAK! Kjo mendoj se i ka shtyrë anëtaret e KLP-se (që për disa vazhdoj të kem respekt) që të mbyllin dyert për mediat duke shprehur kështu që në fillimet e saj një mungesë të transparencës!

Por nuk është vetëm ky problemi i KLP-së! Ata, pak kohë më parë hapen proceduren dhe shtuan disa kritere (vec ato te ligjit) për kandidatët që duan të konkurojne në SPAK! Në mesin e kritereve është edhe fakti që “kandidatët duhen të kenë qenë pjesë e task-forcave dhe Prokurorisë për Krime të Rënda”!!

Kjo përsëri bie ndesh me qëllimin e reformës në drejtësi, pasi ky kriter së pari, përjashton nga kandidimi të gjithë ata juristët që janë dhe kanë qenë jashtë sistemit të prokurorisë e që duan të bëhen pjesë e SPAK-ut.

Meqënëse është fol shumë se ky sistem i prokurorisë është i korruptuar! Dhe e dyta, përjashtohen për të qenë pjesë e SPAK-ut ata prokurorë që nuk kanë punuar pranë task-forcave apo Prokurorisë për Krime të Rënda!!!?

Dihet tashmë, sidomos nga vet prokurorët dhe gazetarët, që ata që kanë punuar pranë task-forcave dhe Prokurorisë për Krime të Renda (90 % e tyre) kanë qenë të njohur të shefave (shok e shoqe) ose kishin një suport politike që ata kanë bërë karriere në këto njësi të vecanta! Pra përsëri ata prokuror që nuk kishin njohje dhe që nuk janë promovuar ndonjëherë në këto njësi, mbesin jashtë kandidimit për në SPAK!

Kështu që mendoj se ky kriter, duhet hequr dhe ti hapet rrugë secilit që plotëson kushtet e parashikuara në ligj dhe më pas të vlerësohen nga KLP-ja! Pasi më lind e drejta të mendoj, se anëtaret e KLP-së sidomos ata të zgjedhur nga prokurorët duan të promovojne vetëm atë me të cilët kanë punuar (shok e shoqe) pranë njësivë të task-forcave apo edhe krimeve të rënda!

Duke parë dhe gjykuar këto vendimarrje të anëtarëve të KLP-se mendoj se ky institucion i “pavarur” nuk e ka nisur siç duhet punën e tij, duke u bërë pengesë që në fillim për një reformim të institucionit të akuzës! Vec kësaj duke parë edhe emrat që janë në këtë këshillë, disa prej tyre të konsumuar prej vitesh me detyrat që kanë mbajtur dhe nuk pres të shkëlqejnë tani apo të rregullojnë këtë sistem!

Por jo vetëm këta anëtarë të KLP-së por edhe disa nga kandidatët për në SPAK, për të cilët do të bëj një skanim në ditët në vazhdim, lënë shumë për të dëshiruar sidomos për të kaluarën e tyre korruptive apo edhe për aspektin profesional!

#Mos_mbyllni_dyert#  /Flamur Vezaj/

Etiketa: KLGJklpvetingu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Synonte të bëhej gjyqtare, KLGJ rrëzon kërkesën e motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirko

14:02 : 10/07/2026
AKTUALITET

KLP hap garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, 30 ditë afat për shpalljet e kandidaturave

15:06 : 02/07/2026
AKTUALITET

Mbyllin mandatin në dhjetor, Gjykata e Lartë shpall vakancën për 3 anëtarë të KLGJ

15:20 : 27/06/2026
AKTUALITET

ILD dërgon në Kushtetuese për sjellje të pahijshme anëtarin e KLP-së/ EMRI

16:02 : 25/06/2026
TV cameras in raw
AKTUALITET

Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të KLGJ

12:10 : 18/06/2026
AKTUALITET

KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm

18:39 : 20/05/2026
Para

“Paketa 8 plus”/ Sejko ironizon studentët dhe Ramën

TË GJITHA

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş