• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi i Taulantit, SPAK-u dhe Spartaku

14:04 : 26/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dorëzimi i mandateve nga ana e deputetëve të opozitës e gjeti të papërgatitur maxhorancën e Edi Ramës. Vetë kryeministri, e më tej shpura e tij, e ironizuan kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kur ky i fundit e shpalosi për herë të parë, të dielën e kaluar, tezën e dorëzimit të mandateve.

Por, kur vetëm katër ditë më pas, deputetët e opozitës e shndërruan në fakt të kryer dorëzimin e mandateve, maxhoranca po synon të sjellë argumenta se përse PD-LSI dolën nga Parlamenti. Sërish i pari Edi Rama, e pas tij, në mënyrë të përditshme Taulant Balla, flasin se “opozita ka frikë nga SPAK e ndaj u largua nga Parlamenti”.

Kjo tezë është sa e pasaktë, aq edhe e palogjikshme, për disa arsye:

Lexo edhe:

‘Në darkë o zemër’ Si Balluku mbikqyri tenderin për ‘tunelin e Llogarasë’, bisedat me Berberin: Hajde lart, shkalla H’

“Dy toka në Vlorë”/ Dalin përgjimet e reja nga dosja “Balluku”, takimi me deputetin e PD-së

Së pari, me dorëzimin e mandateve, deputetët e opozitës hoqën dorë vullnetarisht nga imuniteti parlamentar. Ata sot janë qytetarë të thjeshtë dhe organet ligjzbatuese mund të urdhërojë arrestimin e tyre, nëse do të sigurojnë prova për përfshirjen në korrupsion apo vepra të tjera penale.

Maxhoranca e ka shumë të thjeshtë realizimin e këtij skenari, pra arrestimin e deputetëve të opozitës, pasi ka nën varësinë e saj Policinë e Prokurorinë, të cilët mund të gjejnë apo edhe “fabrikojnë” prova. Ndaj, teza e Edi Ramës dhe pasuesve të tij se opozita ka frikë SPAK-un, nuk qëndron.

Partia Socialiste është për rreth 6 vjet në pushtet. Ajo i ka pasur dhe i ka të gjithë mekanizmat për të vendosur para përgjegjësisë ligjore deputetët dhe zyrtarë të tjerë të opozitës. Përse nuk ia ka dalë? Nuk ka pasur vullnet apo akuzat kanë qenë thjeshtë dhe vetëm retorikë politike? Kjo e dyta ka më shumë mundësi.

Së dyti, frikë nga SPAK ka vetë maxhoranca. Partia Socialiste, megjithëse ka marrë nën kontrollin e saj të gjithë sistemin e drejtësisë, nëpërmjet Reformës, sërish i druhet arrestimeve në radhët e zyrtarëve të lartë të saj. E, për këtë arsye, vendosi pak javë më parë të ndryshojë Rregulloren e Kuvendit, për rastet kur prokuroria kërkon autorizimin për arrestimin e deputetëve.

Në bazë të ndryshimeve të Rregullores, Parlamenti duhet të shqyrtojë paraprakisht provat e prokurorisë, para se të vendosë për dhënien ose jo të autorizimit për arrestim. Pra, Rregullorja e re, e ndryshuar me iniciativën e Taulant Ballës, e shndërron Parlamentin në një gjykatë. Shkelje e rëndë e parimeve demokratike, por dëshmi se maxhoranca ka frikë nga SPAK.

Së treti, Taulant Balla po shfaqet përditë në media, duke akuzuar opozitën se dalja e saj nga Parlamenti bllokon ngritjen e SPAK. Mashtrim! Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion nuk ka asnjë lidhje me jetën parlamentare. Prokurorët e SPAK-ut zgjidhen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP)

Tashmë, KLP është në fazën e vlerësimit të 27 kandidaturave për përzgjedhjen e 15 prokurorëve të SPAK-ut. Pra, është apo jo opozita në Parlament, kjo nuk e pengon aspak Këshillin e Lartë të Prokurorisë që të zgjedhë anëtarët e SPAK-ut.

Në pauzat kohore, kur Taulanti nuk lëshon “flluskave”, shfaqet “çanta emblematike e zëzë” e Baba Takut. Në kohë krizash politike, Spartak Braho synon përherë të marrë rol të dorës së parë, nëpërmjet “presioneve” me çantën e zezë që mban “sekrete tronditëse”.

Kjo çantë doli, kur Edi Rama sulmonte Ilir Metën, në vitin 2011. E njëjta çantë u shfaq kur Edi Rama sulmonte Metën në vitin 2015. Baba Taku “godet” sërish tani, kur synon të mbrojë Edi Ramën nga dyshja Lulzim Basha-Monika Kryemadhi.

Me mashtrimet e Ballës dhe barsaletën e çantës së Baba Takut ka zgjedhur maxhoranca të përballojë krizën që prodhoi vetë, me vjedhjen e votave dhe bashkëpunimit me kriminelë.

Etiketa: Ballakuvendspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Në darkë o zemër’ Si Balluku mbikqyri tenderin për ‘tunelin e Llogarasë’, bisedat me Berberin: Hajde lart, shkalla H’

17:03 : 05/11/2025
AKTUALITET

“Dy toka në Vlorë”/ Dalin përgjimet e reja nga dosja “Balluku”, takimi me deputetin e PD-së

15:12 : 05/11/2025
AKTUALITET

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’/ Përgjimet mes Ballukut e Berberit: Marrëdhënia jonë ka kaluar ‘ups and downs’…

13:06 : 05/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Lubi Balluku s’është kokë turku, por gjer tek veshët përgjegjëse! Ka 20 dosje në SPAK

12:54 : 05/11/2025
AKTUALITET

Hetimet ndaj Ballukut, Qyno: Zv/kryeministrja mund të ‘goditet’ edhe nga ‘Tigrat’

10:33 : 05/11/2025
AKTUALITET

Eurodeputeti rumun: SPAK-u në Shqipëri po përdoret për spastrim politik

09:43 : 05/11/2025
Para

Shkatërrohet organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës/ Ja 5 të arrestuarit në Shqipëri…

TË GJITHA

32 familje nxirren nga banesat në Durrës: Do të vetëflijohemi, jemi në rrugë

18:28 : 05/11/2025

Gjykata Supreme e SHBA nis shqyrtimin për ligjshmërinë e tarifave të Trump

18:25 : 05/11/2025

Merret vendimi, “KAYO” e Ardi Veliut autorizohet të prodhojë dhe tregtojë armë

18:20 : 05/11/2025

Lëvizje në prefektura/ Emërohen drejtuesit e rinj në Shkodër dhe Gjirokastër (Emrat)

17:51 : 05/11/2025

Takimi me turqit për tunelin e Llogarasë, Balluku-Berberit: Do ta vë para përgjegjësisë ‘mustaqen’ e ASL

17:47 : 05/11/2025

Rama bën ndryshime në qeveri, shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia

17:32 : 05/11/2025

FOTO/ Zbulohet rrjeta më e madhe e merimangës në botë, ndodhet në kufirin Shqipëri–Greqi!

17:29 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com