• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Familja shqiptare në Itali kërkon gjakmarrje sipas Kanunit/ “Le Lene” kërkon të pajtojë …

23:24 : 10/02/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni investigativ ‘Le Iene’ i Mediaset ka tentuar të realizojë pajtimin e gjakut mes familjes së një të riu shqiptar të vrarë në Itali e familjes së një italiani autori i vrasjes së tij, i cili u shpall i pafajshëm nga drejtësia italiane. Gazetarët italianë gjejnë surreal realitetin e Kanunit, sidomos pas një bisede të kryer me këshillltarin e Ministrit të Brendshëm shqiptar , i cili e mohoi kategorikisht ekzistencën e këtij fenomeni në shoqërinë shqiptare, ndërkohë që vetëm një vit më parë në Shqipëri 12 persona mes të cilëve 4 fëmijë u vranë për gjakmarrje.

Emisioni investigativ ‘Le Iene’ i Mediaset në puntatën e transmetuar mbrëmjen e së dielës 10 shkurt i është rikthyer dhe një herë ngjarjes së vrasjes së shqiptarit 22 vjeçar, Gjergj Gjoni, i cili hymbi jetën më 20 tetor 2015 pasi u qëllua për vdekje nga italiani Francesko Sicignano, ndërsa po tentonte t’i grabiste banesën.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Vaprio D’Adda në provincën e Milanos, e dy vite më parë në dhjetor të 2017 Gjykata e Milanos shpalli të pafajshëm 65-vjeçarin italian, duke hedhur poshtë akuzën e vrasjes së qëllimshme e motivuar pafajsëinë me mbrojtje legjitime kundër një grabitësi i cili kishte hyrë brenda në territorin e banesës së tij.

Dy javë më parë në puntatën e tramsmetuar në mbrëmjen e së dielës 27 janar 2019, gazetari Luigi Pelazza  ka intervistuar në Shqipëri babain dhe nënën e 22-vjeçarit, Gjergj Gjoni, të cilët paralajmëronin italianin se do ta vrisnin.

“Gjej vrimë e futu, o unë vetë, o me para do të të vras”, thotë Mark Gjoni.

Lexo edhe:

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

VIDEO/ Ndërroi jetë në rrethana misterioze, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

“Tek ne repektohet Kanuni i Lekë Dukagjinit,  e unë do të marr gjakun e djalit tim. Do të vras atë që më vrau Gjergjin ose më mirë do të vras djalin e  tij, kështu që dhe ai të vuaj vuajtjen time.”

Në puntatën e së dielës 10 shkurt gazetari Luigi Pelazza i ka kërkuar ndihmë pajtuesit të gjakut Nikolla Shumani, për të bindur prindërit shqiptarë të falin gjakun e të birit.

Por tentativa ka rezultuar e pasuksesshme. Prindërit e Gjergj Gjonit kanë pranuar të ulen e të bisedojnë në një të ardhme me italianin që i vrau djalin e të bien dakort për një vlerë monetare  nëse pranojnë faljen e gjakut.

Por kësaj herë ka qënë italiani Francesko Sicignano, i cili e ka gjetur absurde një kërkesë të tillë.

“Unë jetoj në një vend të lirë, thotë ai pas një bisede telefonike me gazetarin italian, nuk paguaj asnjë lek.”

Prindërit e Gjergj Gjonit janë fyer dhe më shumë nga përgjigjja dhe babai i tij Mark shprehet se pas kësaj italiani i ka borxh jo më 1 por 2 gjaqe.

Habia e keqardhja e gazetarit italian për mosgjetjen e një zgjidhje shndërrohet në një realitet surreal pasi interviston këshilltarin e Ministrit të Brendshëm shqiptar i cili e mohon kategorikisht fenomenin e gjakmarrjes, duke e quajtur një plagë të së shkuarës që ekzagjerohet nga mediat,  persona apo grupe  të caktuara për të përfituar.

“Si është e mundur, pyet gazetari Luigi Pelazza, pak javë më parë intervistuam mësuesen nga Shkodra e cila rrëfeu një tjetër realitet. Si është e mundur që shteti shqiptar e mohon këtë fakt. Një vit më parë në Shqipëri u vranë për gjakmarrje 12 persona e 4 prej tyre ishin fëmijë”. /Oranews/

Etiketa: familjegjakmarrjeItali

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Ndërroi jetë në rrethana misterioze, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

19:57 : 29/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025
BOTA

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

12:59 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025
Para

Rezart Veleshnja: Ja e vërteta mbi akuzat ndaj të dashurës/ Çfarë i ndodhi aktorit të humorit…

TË GJITHA

Me pranga në duar, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese Erion Veliaj

09:32 : 31/10/2025

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com