Tragjike, humb jetën punëtori në Elbasan

Foto ilustruese

Një 35-vjeçar humbi jetën pasi e zuri dheu poshtë teksa punonte. Ngjarja u regjistrua sot (6 shkurt) rreth orës 14:45, në lagjen “Emin Matraxhiu”, të Elbasanit.

“Shtetasi S.B., , rreth 35 vjeç, duke punuar për hapjen e themeleve të banesave, e ka zënë dheu poshtë, dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, informoi policia e Elbasanit.

LEXO EDHE  4 korriku amerikan, ja ngjyrat nga Tirana në Uashington

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here