• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paralajmërohet skandali : Shumë shpejt dalin faktet, familjarë të kryeministrit afera korruptive me…

11:56 : 02/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Disa ditë më parë Dr. Zijad Bećirović, drejtor i IFIMES (Instituti Ndërkombëtar për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme) me qendër në Ljubljana, Slloveni dha një intervistë në gazetën anglisht që botohet në Tiranë Albania Daily Neës.

Dita botoi pjesë nga ajo intervistë, ditën e shkarkimit të drejtorit të KESH.

Intervista përmbante një pjesë ku flitej për një analizë të IFIMES që pritej të botohej së shpejti dhe në të cilën flitej për implikimin e “familjarëve të ngushtë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama” në korrupsion me një kompani të favorizuar nga KESH.

Ditën e botimit në DITA të kësaj pjesë të intervistës së Becirovic në disa portale proqeveritare dhe në disa të tjera që kanë spikatur si selektorë të parcelave në jug të Shqipërisë në kohën e lulëzimit të hashashit, u shfaq kundërlajmi që Becirovic i ka dhënë një çmim Ilir Metës, e për këtë ai qenka i pabesueshën më atë që thotë.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

DITA i dërgoi drejtorit të IFIMES në Ljubjanë disa pyetje, lidhur me atë që ka deklaruar për KESH dhe familjarët e Ramës si dhe për shkrimet e përhapura për të nga portalet proqeveritare.

Më poshtë përgjigjet e tij nga Ljubjana:

Z.Becirovic, në një intervistë në Albanian Daily News, ju flisnit për korrupsionin në KESH dhe për prova që sipas jush implikojnë familjarët e z.Rama në këtë korrupsion. Pas publikimit të intervistës suaj, drejtori i KESH u lëviz nga posti. Mendoni se kjo ka lidhje me atë që ju keni thënë në intervistë?

Problemi nuk është vetëm me drejtorin e KESH-it. Problemi qëndron në menaxhimin e mesëm në KESH, i cili është plotësisht i korruptuar. Mbi të gjitha, problemi qëndron në shtetin shqiptar, i cili është tërësisht shtet “i kapur”.

Këtu bëhet fjalë për korrupsion dhe krim sistemor, i cili është i institucionalizuar. Them kështu sepse krahas KESH-it janë të përfshirë edhe rregullatori i energjisë ERE, ACA (Agjencia për Konkurrencën e Shqipërisë) dhe sçi e kam theksuar anëtarë të familjes Rama. I gjithë ky sistem nuk lejon më konkurrencën e ndershme. Pra disa institucione njëherazi nuk funksionojnë, ose kur veprojnë, janë në funksion të strukturave politike dhe të biznesit kriminal. Një mos (funksionim)  i tillë i institucioneve dhe implikimi i udhëheqësve të lartë politikë nuk janë rruga për fillimin e bisedimeve me BE-në. Përkundrazi. Ngjarjet në Shqipëri japin një pamje të ndryshme nga ajo që nevojitet për një vend që dëshiron të bëhet anëtar i BE.

Në këtë rast për të cilin po flasim do të përfshihet Komuniteti i Energjisë, BE, dhe në veçanti komisioneri i posaçëm i BE për Zgjerimin Johannes Hahn si dhe Përfaqësuesja e Lartë për politikën e jashtme Federica Mogherini. Ky është një mesazh shumë i keq për institucionet e BE-së, por edhe për investitorët e huaj, të cilët gjithnjë e më shumë shmangin Shqipërinë si një destinacion për investimet e tyre.

Ne me interesim të madh po përcjellim punën e KESH, ERE, ACA, si dhe Prokurorinë e Shqipërisë dhe institucionet  tjera që janë tejet të rëndësishme për funksionimin normal të shtetit shqiptar. Siç kam deklaruar mbi këtë temë ne së shpejti do të publikojmë një analizë të re mbi Shqipërinë.

Ju flisnit për familjarë të kryeministrit që janë të përfshirë në këtë aferë për të cilën pritet kjo analizë dhe ky angazhim. Mund të na thoni emrat e këtyre familharëve apo lidhjet që Kryeministi ka me ta?

Përgjigjen e kësaj pyetje mund ta japë Kryeministri Edi Rama. Unë dua të ruaj dinjitetin tim. Ai duhet të ndërmarrë hapa radikalë ndaj të afërmve të tij. Këto janë hapa që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në marrëdhëniet midis anëtarëve të familjes së tij. Natyrisht, familjes Rama i uroj gjithë të mirat; i uroj sa më parë të rregullojnë kontestet brenda tyre. Edhe kësaj here do të mungojë veprimi i Prokurorisë sikurse ka munguar shpesh herë deri tani.

A jeni në dijeni që linku i intervistës suaj ku flitej për KESH nuk ishte i arritshëm në ueb pas publikimit dhe që dikush ka ndërhyrë për mosshpërndarjen e tij?

Nuk jam dezhurn në ëeb, nuk përcjell dot ndërrimet dhe përmirësimet e përmbajtjeve apo eventualisht (jo) disponueshmërinë  e përmbajtjeve të publikuara. Por jam shumë i shqetësuar për këtë informacion, sepse dëshmon se liria e mediave dhe liria e shprehjes paraqesin një problem në Republikën e Shqipërisë. Kjo e kthen Shqipërinë në periudhën para ndryshimeve demokratike. Siç e kam theksuar, me një klasë të tillë politike, Shqipëria në vend të afrimit me Europën, largohet nga ajo.

Në mediat pranë qeverisë po atë ditë që DITA botoi pjesën e intervistës suaj “të zhdukur” ku flitej për KESH-in u shpërnda një lajm, sipas të cilit ju jeni i pabesueshëm, pasi i keni dhënë një çmim në vitin 2012 Ilir Metës si politikani i Vitit. Keni një koment për këtë?

Edi Rama ka një analogji të gabuar; i bën shumë gjëra keq dhe në kurriz të Shqipërisë për përfitimin e tij. Fituesi i dekoratës më të madhe të IFIMES është Recep Tayyip Erdogan, i cili erdhi në institut  i shoqëruar me bashkëshorten dhe vajzën e tij si dhe tetë ministra.

Lista e fituesve të dekoratave është mbresëlënëse. Mendoj se nën frikën e një procesi hetues e gjyqësor mbi rastin që folëm, z.Rama shton personazhe të ndryshëm aty.

Rama është thjesht pjesë e një modeli prezent në vendin tuaj dhe në rajon, ku përfaqësuesit më të lartë të shteteve janë bartës të kriminalitetit, kurse si ekzekutues të krimit dalin në pah vëllezërit, bashkëshortja, farefisi, miqtë apo fëmijët e tyre duke u rritur. I njëjti model me Aleksandar Vuçiç, Hashim Thaçin apo Milo Gjukanoviç, të gjithë pjesë e të njëjtës matricë kriminale që mbështesin njëri-tjetrin.

IFIMES është i njohur për analizat mbi rajonin. Si e parashikoni ju çështjen e integrimit të rajonit dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian?

U premtoj qytetarëve të Shqipërisë se do të shtojmë prezencën tonë në Shqipëri me theks të veçantë në krim, korrupsion dhe sundim të shtetit të së drejtës duke hulumtuar krimin dhe korrupsionin pavarësisht se për kë bëhet fjalë, qoftë ai Edi Rama, anëtarët e familjes së tij apo kushdo tjetër që është person publik dhe për këtë do të bëjmë detyrën tonë duke sinjalizuar publikun shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

Posaçërisht do të merremi me rrugën evropiane të Shqipërisë sepse IFIMES ka revistën e vet për integrime evropian European Perspectives dhe kemi status special konsultativ me OKB/ ECOSOC.

Urojmë që Shqipëria sa më parë të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE dhe ne do të ndihmojmë që kjo të realizohet sa më parë. Por, nuk jam i sigurt nëse kjo do të ndodhë nën drejtimin e z.Rama.

Intervistoi. E.Habilaj – Botuar sot në Dita

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Maduro do të shesë 640 mln $ nga ari i Venezuelës për të blerë mallra

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş