7 ndeshje rresht pa fitore dhe humbja e 6 radhazi në kampionat për Skënderbeun. Ekipi korçar është mundur edhe në javën e 20-të të Kategorisë Superiore kundër Kastriotit me rezultatin 2-1.
Me pjesën e parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, fati i takimit u vendosët në pjesën e dytë me golat e Ymerajt dhe Roxher për vendasit dhe e Oto Xhon për Skbnderbeun.
Një ringjallje për Kastriotin i cili futet në lojë për mbijetesë pasi mori fitoren e dytë rresht me drejtimin e Bledar Devollit, dhe ka lënë mbrapa ekipin e Kamzës e cila ka një ndeshje më pak.
Një krizë afatgjate për Skënderbeu i cili javën e ardhshme luan në shtëpi kundër Laçit ndërsa Kastrioti udhëton në transfertën e vështirë përballë Partizanit të vendit të parë.