• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arlind Qorri i përgjigjet Ramës: Je një hajvan e gjysëm

18:32 : 02/02/2019
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Lexo edhe:

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

Analiza/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?

Nga Arlind Qorri

Gaztori u ka drejtuar 4 pyetje pedagogëve që po hidhen në grevë. Unë nuk mund të përfaqësoj asnjërin prej kolegëve, por mund t’u përgjigjem një e nga një secilës prej pyetjeve.

A jam dakord për vlerësimin e titujve akademikë?

Po. Ama vlerësimin nuk mund ta bëjë një dallkauk i Ministrisë së Arsimit, që e ka fituar atë vend pune pasi ka blerë vota dy vjet më parë. Komisioni i vlerësimit të titujve akademikë duhet të përbëhet nga të zgjedhurit e pedagogëve dhe studentëve. Nëse nuk u pëlqejnë zgjedhjet, mund të përcaktohen me short. E njëjta gjë vlen edhe për evidentimin e plagjiaturave në punimet e doktoratës. Nëse këto punë i merr në dorë qeveria, do të sillnin dy efekte negative. 1. Qeveria nuk do të nxirrte në shesh të vërtetën, por do t’i ruante informacionet e mbledhura për shantazh, që të prekurit të bëheshin pashdaranë të Ramës. 2. Nëse qeveria do të merrte ndonjë masë, të prekurit do të kishin alibi viktimizimin politik.

A duhet luftuar shitja me detyrim e librave?

Një orë e më parë. Si aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin na ka rënë goja e na janë shlyer këpucët duke ndërgjegjësuar dhe mobilizuar studentët për vite me radhë. Po ja që thellimi i çifligarizmit që ka shkaktuar ligji i arsimit të lartë ka bërë që zëri ynë të bjerë në veshin e shurdhër të dekanëve dhe rektorëve.

A duhet të bëjnë studentët vlerësim të performancës së pedagogëve?

Sigurisht. Po pyetësorin apo format e tjera të vlerësimit nuk mund t’i hartojnë bashibozukët e ministrisë, të cilët kanë për borxh të shtrojnë pyetje të tipit: “A janë idetë e pedagogut tuaj në përputhje me direktivat e BE?” apo “A vishet pedagogu juaj sipas shijes së kryeministrit?”. Edhe në këtë rast, të zgjedhurit e studentëve dhe pedagogëve duhet të çojnë përpara procesin.

Pse kërkohet abrogimi i ligjit të arsimit të lartë?

1. Sepse i shndërron universitetet publike në kopje të diplomoreve private nëpërmjet konkurrencës për mbijetesë financiare. 2. Sepse çon para publike drejt universiteteve private. 3. Sepse e shndërron studentin në klient pa të drejta, duke kotësuar peshën e pjesëmarrjes dhe vendimmarrjes studentore. 4. Sepse cenon autonominë universitare dhe lirinë akademike duke i vendosur Bordet e Administrimit në duart e qeverisë dhe duke krijuar një situatë dypushteti në universitete.

Po ju jap një shembull të freskët. Dje mblodhëm asamblenë e pedagogëve të Fakultetit të Shkencave Sociale. Pasi, brenda të gjitha procedurave ligjore, morëm vendimin për grevë, nuk arrinim t’i mbushnim mendjen punonjësit të administratës së fakultetit që të na jepte vulën. U mblodhëm të gjithë pedagogët, madje thirrëm edhe dekanin, por ai as që donte t’ia dinte. “Unë njoh vetëm administratorin e fakultetit.” – thoshte.

Nëse gaztori dhe shpura e tij heqin dorë për një moment nga budallallëku dhe akraballëku, do të abrogonin menjëherë kapitujt dhe nenet e ligjit të arsimit të lartë si vijon:

1. Të gjitha nenet e kapitullit XII (nenet 118-123), që parashikojnë kthimin formal të diplomoreve private në universitete publike të pavarura dhe u mundësojnë të konkurrojnë për fonde publike.

2. Nenin 107, që parashikon konkurrencën financiare midis universiteteve dhe i hedh ato në një gjendje permanente pasigurie ekonomike. 3

3. Nenin 12, pika 4, ku parashikohet subvencionimi i diplomoreve private me fondin e studentëve ekselentë.

4. Nenin 113, ku parashikohet subvencionimi i diplomoreve private përmes fondit të kërkimit shkencor.

5. Nenet 47-56, ku flitet për organizimin administrativ të universiteteve.

6. Nenet 37, 39 dhe 42, ku përcaktohet pesha e votës studentore në zgjedhjen e anëtarëve të senatit, rektorit dhe dekanit.

Paskëtaj, do t’i vinin mirë gishtin kokës dhe do të hapnin një proces të gjatë dhe serioz diskutimesh për reformimin e vërtetë të jetës universitare, i cili do të kurorëzohej me një ligj të ri të arsimit të lartë. Po, fatkeqësisht, gaztori nuk është Pal që të ndriçohet rrugës për Damask, por një hajvan e gjysmë që merr vesh vetëm gjuhën e forcës së universitarëve.

Fotografia e Jani Marka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

10:44 : 25/06/2026
BOTA

Analiza/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?

10:37 : 25/06/2026
AKTUALITET

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, zbulohet menuja e servirur nga Sori-al

10:26 : 25/06/2026
AKTUALITET

Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

10:11 : 25/06/2026
AKTUALITET

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10:06 : 25/06/2026
AKTUALITET

FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos

09:56 : 25/06/2026
Para

"Incidenti në Fushë-Krujë" Krutanët ia u hodhën fajin tifozëve të Partizanit, reagon klubi i kuq

TË GJITHA

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

10:44 : 25/06/2026

Analiza/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?

10:37 : 25/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, zbulohet menuja e servirur nga Sori-al

10:26 : 25/06/2026

Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

10:11 : 25/06/2026

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10:06 : 25/06/2026

FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos

09:56 : 25/06/2026

Maliqi mposht oligarkun Pëllumb Salillari në Gjykatë

09:51 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet