• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

“Eiffel” i Korçës apo “Çibani” i Korçës?

20:10 : 28/08/2018
në BOLD BLOG

Nga Enrik Braho

Qyteti juglindor i Korçës është bërë kryeqendra e turizmit shqiptar në dy vitet e fundit. Investimet e shumta që ka marrë dhe festat e shumta që zhvillohen janë dy arsyet për shtimin e numrit të turistëve. Ngjyra e gjelbër në “Parkun Rinia”, në malin e Moravës dhe në fshatrat turistik për rreth, bardhësia e borës gjatë stinës së dimrit dhe arkitektura dhe urbanistika tradicionale e ruajtur me fanatizëm si sytë e ballit janë ato që e karakterizojnë këtë qytet turistik.

Tek arkitektura dhe urbanistika tradicionale karakterizohet nga ndërtesat e ulëta, shtëpi të modeleve të vjetra italiane, porta me sofate dhe qemer, kangjella të modelit të vjetër, rrugicat me kalldrëm, “Mësonjëtoren e Parë Shqipe”, “Shtëpia Rumune”, kishat e vjetra mijëravjeçare, Pazarin e Vjetër dhe ndërtesën fetare më të vjetër në këtë qytet, Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit.

Por, në vitin 2014 tek ish-sheshi para teatrit “Andon Zako Çajupi” u ndërtua një ndërtesë që bie në kundërshti me arkitekturën dhe urbanistikën tradicionale të qytetit turistik të Korçës. Projekti i zbatuar në një sipërfaqe prej 9 000 metrash katrorë, i ka dhënë atij një pamje krejt tjetër. Nëpërmjet një investimi që kap shifrën e 2.3 milionë eurove, objekti qëndror i ndërtuar është Kulla Panoramike, e ashtuquajtura “Red Tower” ose Kulla e Kuqe, e lartë 33 metra e vendosur në qendër të sheshit. Bashkangjitur, pista e patinazhit në akull për dimër dhe me patina në verë, një ekran dhe një orë dixhitale si dhe një perde e gjelbër me pemë të larta për rreth kësaj zone.

“Red Tower” apo Kulla e Kuqe kryen dy funksione. Sipas drejtuesve të Bashkisë së Korçës, ai objekt është ndërtuar për t’ju ofruar një pamje panoramike të qytetit turistëve të shumtë, por një pamje panoramike e Korçës të ofrohet dhe nga vendi i quajtur “Ballkoni i Moravës”, nga ai pozicion turistëve ju ofrohet një pamje shumë më e qartë sesa nga Kulla e Kuqe dhe sishte e nevojshme prishja e arkitekturës tradicionale të qytetit. Ndërsa, nëse e marrim në funksionin simbolik, Kulla e Kuqe në Korçë të simbolizojë Kullën Eiffel në Paris, për shkak të epitetit “Parisi i Vogël” që i kanë vendosur qytetit juglindor, ato dy objekte nuk përngjasojnë aspak.

Lexo edhe:

’56 mijë apartamente bosh’/ Berisha: Ekonomia mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në ndërtim

Myftinia dhe Kisha Ortodokse në Shkodër akuza shtetit për ndërtimin e kullës “Rozafa Tower”: Grabitje flagrante

Kulla Panoramike i përket modernitetit dhe jo tradicionales. Që në fillimet e saj kjo ndërtesë u kundërshtua nga qytetarët korçarë duke e mbiquajtur “Çibani i Korçës”.

Por prishja e arkitekturës dhe urbanistikës tradicionale nuk është gjëja e vetme negative e kësaj ndërtese. Ngritja e saj zhduku një shesh, është rritur trafiku i automjeteve dhe është kufizuar numri i vendeve të parkimit për automjetet.

Pavarsisht polemikave ky projekt u bë realitet dhe vazhdon të jetë ende edhe sot. Numri i kundërshtuesve të kësaj kulle vitet e fundit ka rënë, por qytetarët korçarë vazhdojnë ende të jenë të ndarë pro dhe kundra saj. Dyshimet vazhdojnë të jenë ende nëse këtë kullë do ta quajmë “Eiffel” i Korçës apo “Çibani” i Korçës. Ajo që mbetet për t’u theksuar, përpos vlerave që mund të përfaqësojë projekti, e kundërshtimeve ndaj tij, është humbja e sheshit të fundit të Korçës. Tashmë qyteti i serenatave nuk ka më një shesh.

Etiketa: Enrik Brahokulla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

’56 mijë apartamente bosh’/ Berisha: Ekonomia mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në ndërtim

17:36 : 19/10/2025
AKTUALITET

Myftinia dhe Kisha Ortodokse në Shkodër akuza shtetit për ndërtimin e kullës “Rozafa Tower”: Grabitje flagrante

11:03 : 13/10/2025
AKTUALITET

Refuzimi për leje ndërtimi? Dekreti “Veliaj”, si e futi Rusmali në qorrsokak presidentin Begaj

17:34 : 11/10/2025
AKTUALITET

Armando Duka tërhiqet nga kulla te ATSH-ja, projekti i kalon “Progeen” të Genc Kuçukut

22:14 : 29/09/2025
AKTUALITET

Rrezikohet diga/ Rama e kritikoi për katet pa leje, Armand Lilo nis ndërtimin e 5 kullave te liqeni

21:53 : 29/09/2025
AKTUALITET

“Del nga përgjimet në Aruba”/ Berisha: Kulla “Mount of Tirana”, pronë e krimit me bekimin e Ramës

16:23 : 29/09/2025
Para

DOKUMENTI/ Rama emëron kryeinspektor mjedisi Bled trafikantin

TË GJITHA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:34 : 20/10/2025

“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim

18:33 : 20/10/2025

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

18:22 : 20/10/2025

U kap duke shitur drogë, arrestohet shqiptar pa leje qëndrimi në Itali

18:13 : 20/10/2025

Vesa publikon FOTOT nga momentet intime me Mirlind Dakun

18:10 : 20/10/2025

Stoku i dosjeve, KLP: Duhet të rritet numri i prokurorëve në Shqipëri

17:56 : 20/10/2025

Vrasja e të riut shqiptar në Itali, Hekuran Cumani humb jetën duke mbrojtur të vëllanë

17:42 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com