• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhja e Arta Markut, mungesa e madhe në raportin e EURALIUS

16:30 : 05/06/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Misioni i asistencës i Bashkimit Europian për Reformën në Drejtësi, EURALIUS, nuk ka preferuar që të përfshijë opinionin e dhënë për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, në raportin “Konsolidimi i Reformës në Drejtësi” qersho 2017-shkurt 2018.

Duket disi e çuditshme për këtë mision, në varësi të Romana Vlahutin, të ketë “harruar” qëndrimin e saj për zgjedhjen e një kryeprokurori me shumicë të thjeshtë, gjë e cila shkaktoi debate të ashpra në jetën politike dhe institucionale të Shqipërisë gjatë muajve të fundit.

Në raportin 10-mujor, publikuar së fundmi, EURALIUS ka përmendur shumë prej aktiviteteve të saj, të prezantuara prej saj si në mbështetje të institucioneve të reja të drejtësisë. Në këtë raport nuk janë harruar pa u përmendur çdo takim, trajnim apo aktivitet, një pjesë prej të cilëve vetëm për foto zyrtare, të cilat janë realizuar gjatë muajve të fundit.

Lexo edhe:

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

Video/ Skandali në Shkollën e Magjistraturës, ja si kopjohet në provime. Rakipi nuk mban asnjë përgjegjësi

Madje, EURALIUS ka dhënë edhe qëndrimin e tij kritik lidhur me mos-veprimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për masat disiplinore ndaj gjyqtarëve, pavarësisht se KLD nuk ka më kompetenca për diçka të tillë.

Por, EURALIUS nuk e ka cituar në raportin e tij të zgjeruar prej 86 faqesh Opinionin që i dërgoi, sëbashku me OPDAT, kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, lidhur me çështjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Në nëntor 2017, Ulsi Manja, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, i kërkoi një opinion EURALISU dhe OPDAT lidhur me mandatin e Kryeprokurorit. Kërkesa e Manjës nuk ishte diskutuar paraprakisht me asnjë prej deputetëve të Komisionit të Ligjeve, por gjithësesi EURALIUS dhe OPDAT u treguan të gatshëm t’i përgjigjeshin.

Në shkresat e tyre të njëjta, EURALIUS-OPDAT shprehën mendimin në nëtor 2017 se Kryeprokurorit në detyrë në atë kohë i mbaronte mandati në fillim të Dhjetorit. Gjithashtu, këto misione asistuese të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por që realisht jepnin llogari para ambasadorëve Romana Vlahutin dhe Donald Lu, u shprehën se Kryeprokurori i ri, në mungesë të parashikimeve ligjore të sakta, mund të zgjidhej edhe me një shumicë të thjeshtë.

Praktikisht, me firmën e EURALIUS dhe OPDAT, maxhoranca e Edi Ramës zgjodhi vetëm me 69 vota Kryeprokuroren (e Përkohshme), Arta Marku, në një seancë aspak normale parlamentare.

Opozita shprehur kundërshtitë e saj të forta për mënyrën e zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Nga ana tjetër, Edi Rama, në emër të maxhorancës, i kundërvihej opozitës, duke deklaruar se kjo mënyrë zgjedhje (pra, me votim të thjeshtë), ishte sugjerimi edhe i partnerëve ndërkombëtare, SHBA dhe BE (praktikisht, EURALIUS dhe OPDAT në varësi të Vlahutin dhe Lu).

Opozita deklaronte se zgjedhja e Arta Markut me shumicë të thjeshtë vetëm me votat e socialistëve, kur Kushtetuta parashikonte votim të cilësuar, do t’i shërbente kryeministrit Rama që të merrte nën kontroll institucionin e pavarur të Prokurorisë. Dhe, në fakt, frika e opozitës është konfirmuar gjatë këtyre muajve që në krye të institucionit të Akuzës është Arta Marku.

Në shumë vendimmarrje të saj, Kryeprokurorja e Përkohshme i ka dalë në krah maxhorancës, duke goditur, shpesh pa të drejtë, opozitën.
Dhe, pikërisht në këtë situatë të ngarkuar, EURALIUS duket që ka synuar të heq përgjegjësinë nga vetja për situatën e krijuar politikisht dhe institucionalisht me Prokurorinë e Përgjithshme.

Në raportin e saj më të fundit, EURALIUS ka shmangur raportimin për opinionin e dhënë pas kërkesës së Ulsi Manjës. Por, në fakt, një “fshehje” e tillë nuk është se bën shumë efekt- tashmë është e qartë që ai opinion i EURALIUS shkaktoi tronditjen më të madhe politike në Shqipëri dhe efektet e tij vijojnë të shtrihen në kohë.

Ky mision asistence, nën kontrollin e Romana Vlahutinit, i dha një dorë kryeministrit që të merrte nën kontroll Prokurorinë dhe kjo situatë nuk mund të fashitet, edhe nëse ekspertët e EURALIUS po mundohet të fshihen si struci.

Etiketa: Arta Markueuraliusreforma ne drejtesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

17:44 : 05/05/2025
AKTUALITET

Video/ Skandali në Shkollën e Magjistraturës, ja si kopjohet në provime. Rakipi nuk mban asnjë përgjegjësi

20:57 : 28/03/2025
AKTUALITET

Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri është eksperimenti më i shëmtuar në Europë

20:45 : 28/03/2025
AKTUALITET

Rama: Na vjen keq për ‘shokët e partisë’ në burg, por jemi krenarë për Reformën në Drejtësi

10:12 : 21/03/2025
AKTUALITET

“Reforma në Drejtësi’ u bë për të shkatërruar opozitën”/ Bushati: Cilës Amerikë t’i besojmë?

18:56 : 27/02/2025
AKTUALITET

Bushati: Jemi bëri shembull sesi shkatërrohet drejtësia për të luftuar opozitën

22:29 : 26/02/2025
Para

71-vjeçarit i bëjnë gjëmën, hajdutët çajnë qepenin e pikës së këmbimi valuator dhe marrin paratë

TË GJITHA

Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një të dyshuari për spiunazh për inteligjencën serbe

16:40 : 23/05/2025

“Drejtuesit politik nuk punuan”/ Maliqi akuza Bozdos: Mitingu në Berat, i dështuar

16:29 : 23/05/2025

Fenomeni/ Si PSD e Tom Doshit “kapi” në zonat rurale mbi 50% të votave

16:13 : 23/05/2025

I shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste me thikë kushëririn e tij, arrestohet i riu

16:10 : 23/05/2025

Trafik droge dhe pastrim parash në Norvegji, GJKKO jep dënimin për vëllezërit Pali

16:03 : 23/05/2025

Zyrtare/ Carlo Ancelotti largohet nga drejtimi i Real Madrid

15:46 : 23/05/2025

Ngriti “shtëpi bari” në Australi/ Bardhi “hakmerret” ndaj Vis Pupës: Bota rrotullohet! U ngute të flasësh…

15:44 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com